30 Mars 2023, 15:06
Nga A.B
Momenti i perplasjes
SHBA- Alarm në Minesota! Një tren që transportonte kimikate të rrezikshme ka dalë nga shinat e për pasojë mori flakë. 14 nga 40 vagonët e trenit kishin materiale të rrezikshme, mes tyre edhe etanol, i cili pas përplasjes shkaktoi një zjarr të madh. Ende nuk ka raportime për të lënduar, ndërsa arteriet kryesore rrugore janë mbyllur, ndërsa operacioni i evakuimit pritet të jetë i gjatë.
Vlerësohet se rreth 22 vagonë janë prekur nga daljet nga shinat. Shkolla e Krishterë e Minesotës shërbeu si një strehë, duke pritur 150 njerëzit pas daljes nga shinat. Të gjithë personat që banonin në shtëpitë ngjitur shinave, janë evakuuar.
Sipas Departamentit të Zjarrfikësve, përplasja ndodhi rreth orës 1:00 të mëngjesit. Treni që doli nga shinat në Minesota po transportonte mes mallrave të tjera etanol. Kjo është një kimikat shumë i rrezikshëm e ekspozimi ndaj tij mund të çojë marramendje, ndjesi djegieje në sy, përgjumje dhe humbje të vetëdijes.
Forcat e sigurisë dhe punonjësit e hekurudhave kanë shkuar në vendngjarje ndërsa policia ka mbyllur rrugët përreth për shkak të etanolit në atmosferë.
Ky incident vjen disa muaj pas daljes nga shinat e një treni që transportonte kimikate të rrezikshme në Ohajo. Po ashtu, gati një muaj nga tragjedia e përplasjes së trenave në Greqi, e cila la pas 57 viktima, mes tyre 6 shqiptarë./Dosja.al
treni ne minesota shba
Bota
30 Mars 2023, 14:55
a.l
Digjen dy makina në veri të Kosovës
KOSOVË- Dy makina, që ishin riregjistruar me targat Republika e Kosovës (RKS) rreth nj&eu...
Bota
30 Mars 2023, 14:45
a.l
Silvio Berlusconi
ITALI- Ish-kryeministri Silvio Berlusconi ka lënë ambientet e spitalit Sana Raffaelo në Milano, ku ishte shtruar q&e...
Bota
30 Mars 2023, 14:45
I.A
Foto Ilustruese
AFGANISTAN- Kur Shtetet e Bashkuara tërhoqën forcat e tyre nga Afganistani më 2021, pas vetes lanë pajisje ushtarake dh...
Bota
30 Mars 2023, 14:37
a.l
Tomas Sznyog dhe Ramush Haradinaj
KOSOVË- Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka zhvilluar so...
Bota
30 Mars 2023, 14:29
a.l
Petar Petkoviç
SERBI- Drejtori i Zyrës për Kosovë, Petar Petkoviç ka deklaruar se Kosova nuk ka në plan të lejoj&eum...
Bota
30 Mars 2023, 14:28
f.i
Foto ilustruse
SPANJË- Spanja po përballet me temperatura të larta në pranverë. The guardian shkruan se nëse i nxehti vazhdon...
Bota
30 Mars 2023, 14:09
A.B
Klinika
ITALI- Shëndeti i Papa Françeskut po vjen duke u përmirësuar. Kështu bëjnë të ditur mediat italiane, t&eu...
Bota
30 Mars 2023, 13:57
f.i
Yevgeny Prigozhin
RUSI- Kreu i grupit ‘Wagner” i ka dalë në mbrojtje rastit të një babai rus i cili u dënua me 2 vite ...
Bota
30 Mars 2023, 14:00
I.A
Foto ilustruese
BRUKSEL- Organi më i lartë për të drejtat e njeriut në Evropë e ka kritikuar trajtimin "çnjerëzor...
Bota
30 Mars 2023, 13:05
f.i
Mbreti Charles III
GJERMANI- Mbreti Charles III ka zhvilluar në Gjermani udhëtimin e tij të parë jashtë vendit si mon...