“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Bota
VIDEO/ Vijojnë protestat në Iran, qytetarët në kor: Vdekje Khamenei!
Videoja tjetër është filmuar në Bukan, Irani veriperëndimor Vendasit të mbledhur për të shënuar ditën e 40-të të protestuesve të vrarë nga forcat shtypëse.
25 Dhjetor 2022, 22:39Nga F.M
Iran
IRAN- Datat 24 dhe 25 dhjetor nuk kanë qenë të qeta në Iran. Videoja e mëposhtme vjen nga Karaj, në perëndim të Teheranit, ku protestuesit vijojnë protestat.
"Mullahët duhet të humbasin!"- thonë ata në kor.
Videoja tjetër është filmuar në Bukan, Irani veriperëndimor Vendasit të mbledhur për të shënuar ditën e 40-të të protestuesve të vrarë nga forcat shtypëse të sigurisë të regjimit filluan të brohoritnin: "Vdekje Khamenei!"
Protestat i ndezi vdekja tragjike e 22-vjeçares Mahsa Amini, e cila u vra brutalisht nga ‘policia e moralit’. Vala e fuqishme u përhap shpejt në të gjithë Iranin dhe buron nga dekada korrupsioni, keqmenaxhimi, mizogjinisë, paaftësisë dhe shtypjes së regjimit, të cilat e kishin kthyer shoqërinë e Iranit në një fuçi baruti.