LIVE UPDATES
Bota

Vishegradi 4, Analiza e REL: Kur 2+2 nuk bëjnë katër

Ky është një konstatim i dukshëm që mund të nxirret nga samiti i katër kryeministrave të grupit, që u mbajt më 27 shkurt në Pragë. Jo shumë kohë më parë, Vishegradi 4 - ose V4 siç quhet zakonisht - ishte lojtar i vërtetë kur bëhej fjalë për marrëveshje në korridoret e Brukselit.

28 Shkurt 2024, 14:58 Nga N.F
Vishegradi 4, Analiza e REL: Kur 2+2 nuk bëjnë katër
Foto ilustruese

HUNGARI- Grupi i Vishegradit, që bashkon katër vende anëtare të Bashkimit Evropian dhe NATO-s: Çekinë, Hungarinë, Poloninë dhe Sllovakinë, mund të mos jetë ende i vdekur, por sigurisht se është në gjendje të rëndë dhe do të vazhdojë të jetë kështu për një kohë. Ky është një konstatim i dukshëm që mund të nxirret nga samiti i katër kryeministrave të grupit, që u mbajt më 27 shkurt në Pragë. Jo shumë kohë më parë, Vishegradi 4 - ose V4 siç quhet zakonisht - ishte lojtar i vërtetë kur bëhej fjalë për marrëveshje në korridoret e Brukselit.

I krijuar qysh në vitin 1991, ai përbën një nga aleancat më të vjetra politike joformale brenda BE-së dhe NATO-s. Nisi si një platformë bashkëpunimi në fund të Luftës së Ftohtë, për të hequr qafe trashëgiminë sovjetike dhe për të promovuar hyrjen e këtyre vendeve në organizatat dhe institucionet politike perëndimore, dhe u shndërrua shpejt në një bllok serioz. Veç e veç, katër shtetet mund të injoroheshin nga shtetet më me peshë, si Gjermania, por së bashku, duke përfaqësuar gati 65 milionë qytetarë, ato formësuan politikat evropiane në fusha të ndryshme, si: emigracioni, bujqësia dhe madje politika e jashtme.


Por sot, kur Evropa përballet me pushtimin rus të Ukrainës, grupi duket i shkapërderdhur, aq sa nuk do të ishte gabim të thuhej V2+V2. Në njërën anë janë Çekia dhe Polonia, ndër mbështetëset më të mëdha të Kievit sa i përket përkrahjes politike dhe ushtarake, që lobojnë për dërgesa edhe më të shpejta armësh në vendin në luftë. Shumë më larg, në anën tjetër, janë Hungaria dhe Sllovakia, që refuzojnë të dërgojnë armë drejt lindjes dhe duan “paqe” me çdo kusht. Për më tepër, e para zhvillon edhe një politikë për zbutjen e sanksioneve kundër Rusisë, duke vënë në pikëpyetje integrimin e Ukrainës në BE dhe duke bllokuar, për një kohë, edhe ndihmën e BE-së për Kievin.

Këtë ndarje e tregoi edhe takimi dypalësh mes kryeministrit çek, Petr Fiala, dhe atij polak, Donald Tusk, përpara samitit të V4-shit, i cili zgjati më shumë se vetë samiti. Sipas diplomatëve çekë, ai diskutim në mëngjes ishte “shumë i përzemërt” dhe me marrëveshje për pothuajse gjithçka. Polonia, po ashtu, shprehu gatishmërinë e saj për të mbështetur një nismë të Pragës, për t’i blerë municionet e nevojshme për Ukrainën nga vendet e treta dhe për t’i dërguar ato sa më shpejt që është e mundur atje. Konferenca për media e katër kryeministrave, pas samitit të V4-shit, ishte krejt tjetër: të gjithë kishin buzëqeshje të tensionuara dhe pranonin, pak a shumë, se kishin pikëpamje të ndryshme.

Fiala - vendi i të cilit mban presidencën njëvjeçare të V4-shit deri në fund të qershorit dhe pastaj e merr Polonia - u tregua i guximshëm, duke mbrojtur nevojën për t’u takuar personalisht dhe duke nxjerrë në pah dy pika për Ukrainën, me të cilat pajtoheshin të gjithë: se agresioni rus është kundër ligjit ndërkombëtar dhe se Ukraina ka nevojë për ndihmë.

Dallimet për këtë të fundit kanë të bëjnë me mënyrën se si.

Kryeministri hungarez, Viktor Orban, nxitoi për të vënë në dukje se Budapesti nuk është kundër ndihmës humanitare apo financiare për Ukrainën, dhe kujtoi se mjekët hungarezë po ndihmojnë në vijën e parë të frontit. Më pas, narrativat u ndanë. Tusk këmbënguli se Perëndimi nuk duhet të bëjë kurrë kompromise për çështjet thelbësore, si pavarësia dhe integriteti territorial i Ukrainës, dhe Fiala tha se Rusia nuk duhet të shpërblehet për politikat e saj agresive. Por, Orban dhe kryeministri sllovak, Robert Fico, folën për nevojën e një armëpushimi të menjëhershëm, duke thënë se konflikti nuk mund të zgjidhet me më shumë armë dhe se Kievi dhe Moska do të jenë në të njëjtin vend edhe pas dy vjetësh, por me dhjetëra mijëra të tjerë vdekur.


Pra, qartazi, nuk ka ende marrëveshje se si 2+2 mund të bëjnë sërish katër për Ukrainën, edhe pse e bënë të qartë se kanë edhe një pikë për të cilën pajtohen: se askush prej tyre nuk është i gatshëm të dërgojë ushtarë në Ukrainë. Kjo, me gjasë, ishte përgjigje për presidentin e Francës, Emmanuel Macron, i cili, pas një samiti për Ukrainën që u mbajt më 26 shkurt në Paris, tha se vendet perëndimore, në të ardhmen, nuk mund ta përjashtojnë dërgimin e ushtarëve për ta mbështetur Ukrainën në luftë.

Fiala theksoi, po ashtu, se katërshja pajtohet për energjinë, veçanërisht për nevojën për më shumë energji bërthamore, se ka qëndrim të përbashkët kundër “migracionit ilegal” dhe se nuk do ndryshime gjithëpërfshirëse brenda BE-së, drejt një bashkimi më “federal”, me më pak veto kombëtare. Dhe, pastaj, sigurisht që ishte bujqësia. Të gjithë ranë dakord se Marrëveshja e Gjelbër e BE-së, e cila duhet të hapë rrugë për zero emetime të gazrave serrë deri në vitin 2050, nuk duhet të zbatohet në kurriz të konkurrencës së fermerëve të BE-së.

Në kohën kur fermerët në të gjithë Evropën po protestojnë, kryesisht për shkak të rritjes së kostove të prodhimit, kjo është diçka që ia vlen të merret parasysh. Këtu, Tusk gjendet në një pozitë jo të mirë. Ndërsa dëshiron ta mbështesë Ukrainën sa më shumë që të jetë e mundur, ai gjithashtu duhet t’u kushtojë vëmendje mbi një milion fermerëve të vendit të tij - një grup super-ndikues që tani po bllokon kufirin ukrainas dhe hyrjen e produkteve bujqësore të Ukrainës.
Këtu mund të dallohej edhe një nënqeshje në fytyrat e Ficos dhe Orbanit. Ata mund të mos e pranojnë aq shumë tani, por V4-shi, nëse mbijeton, mund të pajtohet se interesi i ngushtë kombëtar i secilit prej tyre, në fund, e tejkalon çdo solidaritet me Ukrainën.

Marrë nga REL

vishegradi nato be

Sondazh

Poll

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend