22 Dhjetor 2022, 15:19
Nga d.a.
Peskov
RUSI- Rusia akuzoi Ukrainën dhe Shtetet e Bashkuara se nuk po dëgjojnë shqetësimet e saj, pasi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, zhvilloi një vizitë historike në Uashington.
Zelensky u prit nga presidenti amerikan, Joe Biden, të mërkurën, i cili njoftoi për paketën e re të ndihmës ushtarake prej 1.8 miliard dollarë. Në këtë ndihmë për Ukrainën për herë të parë janë përfshirë edhe sistemet e mbrojtjes ajrore, Patriot.
“Me keqardhje deklarojmë se deri më tani as presidenti Biden, e as presidenti Zelensky, nuk kanë thënë asnjë fjalë që do të mund të perceptohen si gatishmëri e mundshme për të dëgjuar shqetësimet e Rusisë”, tha për gazetarët zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.
Ai po ashtu paralajmëroi se futja e sistemeve të avancuara të armëve amerikane në fushëbetejë, do të dëmtojnë shanset që konflikti të përfundojë.
Peskov tha se armët “nuk do të ndalojnë Federatën Ruse nga arritja e qëllimeve të saj gjatë ‘operacionit të posaçëm ushtarak’”, term që Rusia përdor për të përshkruar pushtimin e paprovokuar të Ukrainës, që ka nisur më 24 shkurt.
Zyrtarët në Moskë gjatë muajve të fundit kanë përsëritur qëndrimin se ata nuk e përjashtojnë mundësinë e bisedimeve me Ukrainën.
Ata kanë fajësuar Zelenskyn për mbyllen e kanaleve diplomatike, pasi lideri ukrainas ka deklaruar se nuk do të zhvillojë negociata për aq kohë sa presidenti Vladimir Putin është në pushtet.
“Nuk kemi dëgjuar asnjë fjalë që paralajmëron Zelenskyn kundër vazhdimit të bombardimit të ndërtesave të banuara në qytetet dhe fshatrat e Donbasit dhe po ashtu nuk ka pasur thirrje reale për paqe”, tha Peskov.
“Kjo sugjeron se SHBA-ja po vazhdon linjën e saj de facto duke luftuar një luftë indirekte me Rusinë”, shtoi ai.
Vizita e Zelenskyt në SHBA më 21 dhjetor u zhvillua disa orë pasi Putin tha në Moskë se vitin e ardhshëm Rusia do të vazhdojë të zhvillojë kapacitetet e saj ushtarake dhe do të rrisë gatishmërinë e forcave bërthamore./REL/
dmitry peskov
Bota
22 Dhjetor 2022, 15:07
d.a.
Studentet kinez
SHBA- Studentët nga Kina përbëjnë më shumë se 30% të studentëve ndërkombëtarë në...
Bota
22 Dhjetor 2022, 14:44
a.l
Svetlana Ivanov
RUSI- Gruaja e një prej zyrtarëve më të lartë të Vladimir Putinit shijoi një udh&eu...
Bota
22 Dhjetor 2022, 14:56
d.a.
Mevlut Cavusoglu
TURQI- Ministri i Jashtëm i Turqisë Mevlut Cavusoglu tha të enjten se Suedia nuk ka vepruar ende për të ekstradua...
Bota
22 Dhjetor 2022, 14:32
a.l
Volodymyr Zelenskyy
UKRAINË- Një operacion sekret e shoqëroi presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy, për të siguruar që udh...
Bota
22 Dhjetor 2022, 14:14
d.a.
Musk
SHBA- Rrjeti i njohur social, Twitter, pas blerjes nga miliarderi Elon Musk, mesa duket ka pezulluar mundësinë e regjistrimit të pë...
Bota
22 Dhjetor 2022, 13:57
I.A
Stevo Pendarovski
SHKUP- Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, në fjalimin e tij vjetor, të enjten, para deputetëv...
Bota
22 Dhjetor 2022, 13:52
a.l
protesta
KOSOVË- Përfundon paqësisht protesta e thirrur sot në Zveçan nga qytetarët serbë. Pas fjalimeve, protestuesit...
Bota
22 Dhjetor 2022, 13:51
A.B
Spitali
KOSOVË-Një rast i rëndë ka ndodhur në Pejë duke i tronditur të gjithë. Një foshnje e pajetë ë...
Bota
22 Dhjetor 2022, 13:42
a.l
Goran Rakiç
KOSOVË- I pranishëm në protestën e sotme të orgazniaur nga serbët në Zveçan ishte edhekryetari...
Bota
22 Dhjetor 2022, 13:35
A.B
Airbnb
ITALI- Shërbimi i qirasë afatshkurtër të akomodimit Airbnb duhet të ndajë informacione nga kontratat e ...