LIVE UPDATES
Bota

VMRO-ja paralajmëron Qeveri të re me opozitën shqiptare

Bazuar në rezultatet e rundit të parë të zgjedhjeve presidenciale, më 24 prill, që e nxorën fituese absolute kandidaten e VMRO-së për presidente, Gordana Silanovska-Davkova, kreu i opozitës maqedonase, Hristijan Mickoski, ka thënë se partia që ai drejton do të jetë fituese e dyfishtë e zgjedhjeve më 8 maj.

30 Prill 2024, 15:47 Nga N.F
VMRO-ja paralajmëron Qeveri të re me opozitën shqiptare
Foto ilustruese

MAQEDONI E VERIUT- Ende pa u mbajtur zgjedhjet parlamentare, më 8 maj, VMRO DPMNE-ja e ka shpallur veten fituese të këtyre zgjedhjeve, ndërsa tashmë ka përcaktuar edhe partitë që do të jenë pjesë e Qeverisë së re.

Bazuar në rezultatet e rundit të parë të zgjedhjeve presidenciale, më 24 prill, që e nxorën fituese absolute kandidaten e VMRO-së për presidente, Gordana Silanovska-Davkova, kreu i opozitës maqedonase, Hristijan Mickoski, ka thënë se partia që ai drejton do të jetë fituese e dyfishtë e zgjedhjeve më 8 maj.

Ai në të gjitha tubimet partiake dhe në paraqitjet para mediave, ka thënë se Qeveria e re do të formohet nga VMRO DPMNE-ja dhe koalicioni VLEN që përbëhet nga partitë opozitare shqiptare. Në zgjedhjet e 24 prillit koalicioni opozitar shqiptar me 83.000 votat e fituara është radhitur pas Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) që mori 121.000 vota, por pavarësisht kësaj, Mickoski ka thënë se BDI-ja do të kalojë në opozitë.

Sipas tij, në qeveri nuk do të ketë vend për “njerëz të përfshirë në krim dhe korrupsion”, të cilët, siç është shprehur Mickoski, pas 8 majit do të përgjigjen për të gjitha aferat korruptive.

“Për VMRO DPMNE-në qëndrimet dhe përcaktimet janë shumë të qarta. Nuk dua të flas me emisarët që [Ali Ahmeti] i dërgon çdo ditë për koalicion me VMRO DPMNE-në. BDI-ja për mua është kapitull i përfunduar dhe do të shkojë në opozitë”, ka deklaruar Mickoski.

Ai, gjithashtu, ka akuzuar BDI-në për “hipokrizi” se në njërën anë aktron patriotizëm, ndërsa në anën tjetër dërgon “emisarë” për t’u bërë pjesë e Qeverisë së re, sipas Mickoskit. Ndërkohë, edhe përfaqësues të koalicionit VLEN, kanë thënë se do të jenë pjesë e Qeverisë së re dhe, madje, kanë dalë edhe me pozitat që do t’i kenë. Ata kanë thënë se janë “përfaqësues legjitimë të shqiptarëve” për dallim nga BDI-ja, e cila, sipas koalicionit opozitar, në zgjedhje mori pjesë në koalicion me pesë parti të bashkësive tjera etnike.

“Duke qenë garuesit e vetëm në kampin politik shqiptar dhe, natyrisht, fitues të këtij blloku, ne jemi edhe përfaqësuesit e vetëm dhe legjitimë të shqiptarëve në këto zgjedhje. Rrjedhimisht, kjo na obligon që t’i përfaqësojmë shqiptarët edhe në qeverinë e ardhshme, ku – pos tjerash – do të drejtojmë institucione të rëndësishme të Punëve të Brendshme, që janë përgjegjëse për sanksionimin e krimit dhe korrupsionit, për ta luftuar kështu fuqishëm dhe drejtpërdrejt krimin dhe korrupsionin shumëvjeçar”, ka deklaruar Afrim Gashi, një nga drejtuesit e koalicionit VLEN.

Nga Bashkimi Demokratik për Integrim, në paraqitjet para mediave mbeten në qëndrimin se pjesëmarrjen në Qeveri të një partie nuk e përcakton Mickoski, por votuesit në zgjedhje.

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka porositur përfaqësuesit e koalicionit VLEN që të mos bëjnë gabimin, që, sipas tij, e kishte bërë, Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) e Menduh Thaçit në vitin 2006 kur hyri në Qeveri pa votat e elektoratit shqiptar.

“Opozitarët shqiptarë do të bënin mirë që të mos bëjnë gabimet që i ka bërë kolegu im i mëhershëm. Në vitin 2006 u bë një gabim dhe koston e pagoi partia e atëhershme [PDSH]”, ka deklaruar Ahmeti.

Në Maqedoninë e Veriut deri në vitin 2017 ka pasur një rregull të pashkruar, që qeveritë formohen nga partitë fituese shqiptare dhe maqedonase, pavarësisht orientimeve të tyre programore. Bashkimi Demokratik për Integrim, si fituese e zgjedhjeve te shqiptarët ka qenë pjesë e Qeverisë, si me LSDM-në, ashtu edhe me VMRO DPMNE-në që fitonin zgjedhjet tek elektorati maqedonas.

Ky rregull ka vazhduar deri në vitin 2017 kur Qeveria u formua nga LSDM-ja edhe pse i kishte humbur zgjedhjet tek elektorati maqedonas. Ajo arriti të përbëjë shumicën parlamentare me votat e partive shqiptare dhe të formojë Qeverinë duke larguar nga pushteti VMRO DPMNE-që drejtohej nga Nikolla Gruevski. Pas kësaj, VMRO DPMNE-ja disa herë ka bërë të ditur se rregulli “fituesi me fituesin” më nuk do të vlejë.

Marrë nga REL

maqedoni e veriut

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës