LIVE UPDATES
Bota

VOA: Kthimi i Netanjahut në pushtet dhe marrëdhëniet Turqi-Izrael

Benjamin Netanjahu fitoi zgjedhjet në Izrael dhe u emërua kryeministër në një kohë që marrëdhëniet turko-izraelite kishin filluar të përmirësoheshin.

20 Dhjetor 2022, 16:48 Nga d.a.
VOA: Kthimi i Netanjahut në pushtet dhe marrëdhëniet Turqi-Izrael
Netanyahu dhe Erdogan

IZRAEL- Perspektiva e kthimit në pushtet të kryeministrit të zgjedhur Benjamin Netanjahu, pas fitores së tij në zgjedhjet e nëntorit, po ngre pikëpyetje mbi të ardhmen e marrëdhënieve turko-izraelite, që kishin filluar të përmirësoheshin. Marrëdhëniet mes Benjamin Netanjahut dhe presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan në të kaluarën kanë qënë të tensionuara, por sipas analistëve, ndikimi rajonal i Teheranit dhe programi i tij bërthamor, përbëjnë shqetësim për të dy vendet.

Benjamin Netanjahu fitoi zgjedhjet në Izrael dhe u emërua kryeministër në një kohë që marrëdhëniet turko-izraelite kishin filluar të përmirësoheshin.

Gjatë mandatit të mëparshëm të zotit Netanjahu, ai dhe presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan shpesh fyenin njëri-tjetrin.

“Mes dy udhëheqësve ka patur një retorikë të ashpër. Kulmi u arrit në vitin 2018, pas një përpjekjeje për normalizimin e marrëdhënieve mes tyre. Por ata janë shumë pragmatikë dhe kanë qenë në pushtet për një kohë të gjatë”, thotë Gallia Lindenstrauss nga Instituti për Studime të Sigurisë Kombëtare.

Presidenti Erdogan e telefonoi shpejt zotin Netanyahun për ta uruar për fitoren në zgjedhje. Të dyja palët thanë se biseda mes tyre ishte e përzemërt.

Irani është një çështje që i bashkon dy udhëheqësit, sepse ata ndajnë të njejtin shqetësimin për rritjen e ndikimit rajonal të Teheranit dhe programin e tij bërthamor.

“Kemi një transformim të madh të marrëdhënieve mes Turqisë dhe Izraelit, që është i dobishëm për të dyja palët. Izraeli ka një problem të madh me Iranin. Zoti Netanyahu ka dyshime të mëdha për armët bërthamore iraniane. Sipas tij, ata janë afër arritjes së synimit për krijimin e forcave bërthamore. Kjo është kundër interesave jetike turke dhe do të prishte ekuilibrin ushtarak në Lindjen e Mesme”, thotë këshilltari i presidentit turk, Mesut Casin.

Benjamin Netanyahu ka nevojë për mbështetjen e disa partive politike, që analistët thonë se ndjekin politika të vijës së ashpër ndaj palestinezëve dhe mund të rrisin tensionet me zotin Erdogan, që ka shprehur një mbështetje të fortë për palestinezët. Por përparësitë e Ankarasë mund të kenë ndryshuar.

“Në të kaluarën, tradicionalisht, çështja palestineze ka qenë një provë e rëndësishme për marrëdhëniet midis Turqisë dhe Izraelit. Por mendoj se tani gjërat kanë ndryshuar. Turqia mendon se ka nevojë për mbështetjen e Izraelit dhe ka vendosur marrëdhënie strategjike me Izraelin”, thotë Asli Aydintasbas nga Instituti Brookings.

Afrimi i presidentit Erdoganit me Izraelin është pjesë e një politike më të gjerë të përmirësimit të lidhjeve në rajon. Analistët theksojnë se një pjesë e madhe e drejtuesve të vendit nuk janë ndjerë rehat me mbështetjen e fortë të zotit Erdogan për çështjen palestineze.

Për momentin, përparësitë e Ankarasë duket se janë përqendruar në bashkëpunimin me Izraelin në fusha të ndryshme, përfshirë ato të energjisë dhe të mbrojtjes.

“Turqia është e interesuar për vendosjen e bashkëpunimit ushtarak me Izraelin. Kam punuar me Izraelin gjatë shërbimit ushtarak, ne kemi bërë marrëveshje shumë të mira me Izraelin”, thotë këshilltari i presidentit turk, Mesut Casin.

Industritë izraelite dhe turke të mbrojtjes janë të pranishme në të njejtat tregje. Por çdo bashkëpunim, sugjerojnë analistët, ka të ngjarë të jetë i kujdesshëm, duke patur parasysh të kaluarën e trazuar mes dy udhëheqësve./REL/

benjamin netanjahu rexhep taip erdogan

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen