LIVE UPDATES
Bota

Vrasësit e demokracisë kanë gjithmonë bashkëpunëtorë

Për më tepër, përpjekja e Trump për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020 nuk ishte vetëm një vepër penale e mundshme. Ajo ishte gjithashtu një shkelje e rregullit themelor të demokracisë: politikanët duhet të pranojnë rezultatet e zgjedhjeve, pavarësisht nëse i fituan apo i humbën ato.

6 Janar 2024, 14:50 Nga Steven Levitsky & Daniel Ziblatt

Vrasësit e demokracisë kanë gjithmonë

Nga Steven Levitsky & Daniel Ziblatt “Linkiesta”

Gushtin e vitit të kaluar, me rastin e debatit të parë të fushatës paraprake brenda Partisë Republikane në funksion të zgjedhjeve presidenciale amerikane të këtij viti, rivalët e Donald Trump u pyetën: Ngrini dorën nëse mendoni se do të mbështesni kandidaturën e ish-presidentit, në rastin kur ky i fundit do të “dënohet nga gjykata”.

Për më tepër, përpjekja e Trump për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020 nuk ishte vetëm një vepër penale e mundshme. Ajo ishte gjithashtu një shkelje e rregullit themelor të demokracisë: politikanët duhet të pranojnë rezultatet e zgjedhjeve, pavarësisht nëse i fituan apo i humbën ato.

Por dukej se në skenën ku po zhvillohej ai debat, e gjithë kjo kishte pak rëndësi. Dora që u ngrit e para ishte ajo e Vivek Ramaswamy. Më pas, të gjithë kandidatët e tjerë kryesorë ndoqën shembullin e tij. Disa plot entuziazëm, të tjerë me më shumë hezitim, dhe një tjetër pasi hodhi disa shikime tinëzare sa majta e djathtas.

Një sjellje e tillë mund të duket relativisht e padëmshme - një akt i vogël burracakësh politikë që synojnë të shmangin zemërimin e një pjese të republikanëve. Por kjo pajtueshmëri banale është shumë e rrezikshme. Sepse një autokrat i vetëm, edhe nëse është një demagog që gëzon konsensus popullor, nuk është kurrë i mjaftueshëm për të shkatërruar një demokraci.

Përkundrazi, vrasësit e demokracisë kanë gjithmonë bashkëpunëtorë midis politikanëve tradicionalë që gjenden në sallonet e pushtetit. Kërcënimi më i madh për demokracinë amerikane nuk vjen dhe aq nga një demagog si Trump apo nga ndjekësit e tij ekstremistë, si ata që sulmuan Capitol Hill më 6 janar 2021, por nga politikanët e zakonshëm (shumë prej të cilëve, u gjendën atë ditë brenda Capitolit), të cilët po mbronin dhe lejonin shkeljen e ligjit.

Sigurish që problemi me të cilin përballen udhëheqësit republikanë - shfaqja e një kërcënimi popullor autoritar brenda kampit të tyre ideologjik - nuk është i ri. Gjenerata të ndryshme liderësh politikë në mbarë botën janë përballur me sfida të ngjashme. Në Evropën e viteve 1920-1930, partitë kryesore të qendrës së majtë dhe asaj të djathtë, u detyruan të përballeshin me një situatë në të cilën ekstremistët antidemokratikë nga e majta komuniste dhe e djathta fashiste i mahnitën masat e gjera dhe fituan mbështetjen e tyre. Dhe në pjesën më të madhe të Amerikës së Jugut gjatë viteve 1960-1970, partitë kryesore zbuluan se shumë nga anëtarët e tyre kishin filluar të simpatizonin guerilët e krahut të majtë, të cilët kërkonin një revolucion të armatosur apo grupime paraushtarake të krahut të djathtë, të cilët synonin ta dorëzonin pushtetin politik në duart e ushtrisë.

Politologu spanjoll Juan Linz, thotë se kur politikanët tradicionalë përballen me këtë lloj situate, ata mund të veprojnë në dy mënyra. Nga njëra anë, politikanët mund të veprojnë si demokratë besnikë, duke bërë që mbrojtja e demokracisë të mbizotërojë mbi ambiciet e tyre afatshkurtra.

Këta besnikë të demokracisë, e dënojnë publikisht sjelljen autoritare dhe punojnë për të garantuar llogaridhënien e atyre që e kryejnë atë, madje edhe nëse është dikush që i përket së njëjtës parti politike si ata. Po ashtu ata i dëbojnë anëtarët e partive të tyre që shfaqin sjellje antidemokratike, refuzojnë t’i mbështesin nëse konkurrojnë për poste drejtuese, shmangin çdo lloj bashkëpunimi me ta.

Dhe në rast se është e nevojshme, i bashkojnë forcat me rivalët e tyre ideologjikë për t’i izoluar dhe mposhtur këta ekstremistë. Ata e bëjnë këtë gjë, edhe kur këta të fundit gëzojnë një popullaritet të madh në bazën e partisë. Historia na tregon se rezultati është se kjo qasje mund ta ndihmojë një demokraci që të mbijetojë edhe në periudhat e polarizimit dhe krizave të mëdha.

Përndryshe - dhe mjerisht kjo gjë ndodh shumë më shpesh - politikanët bëhen, sa për të përdorur një përkufizim të Linz-it, demokratë gjysmë-besnikë. Në pamje të parë, këta duken si demokratët besnikë. Janë politikanë të respektuar, veteranë të establishmentit. Vishen me kostume dhe kravata dhe jo me kamuflazh ushtarak, e tregojnë përkushtimin e tyre ndaj demokracisë dhe në dukje i respektojnë rregullat e saj. Ne i shohim në parlament dhe në rezidencat zyrtare të administratorëve vendorë. Por edhe në skenë, të përfshirë në një lloj debati. Kështu, kur ‘vriten’ demokracitë, mund të ndodhë që në ‘armën’ e krimit të mos gjenden gjurmë gishtash të demokratëve gjysmë-besnikë.

Por nëse analizojmë nga afër historitë e vendeve që kanë përjetuar një ndërprerje të demokracisë - duke filluar nga Evropa në periudhën ndërmjet dy luftërave botërore, dhe duke kaluar më pas nga Argjentina, Brazili dhe Kili në vitet 19601-1970, dhe deri në Venezuelën në e fillimit të viteve 2000 - ne vërejmë një model shumë të qartë: Demokratët gjysmë- besnikë, luajnë një rol themelor në favorizimin e liderëve që kanë qëllime autoritare.

Në vend se të ndërpresin lidhjet me ekstremistët antidemokratikë, demokratët gjysmë-besnikë i tolerojnë dhe i strehojnë ata. Në vend se të dënojnë aktet antidemokratike të kryera nga aleatët e tyre ideologjikë dhe t’u kërkojnë llogari për këto sjellje, demokratët gjysmë-besnikë mbyllin një sy, duke mohuar, minimizuar apo edhe “mbuluar” akte të tilla.

Kjo ndodh shpeshherë përmes tendencës për të justifikuar gjithnjë veten ose të tjerët, duke u përpjekur kësisoj të zhvendosin vëmendjen tek diçka tjetër. Ose thjesht heshtin. Dhe kur përballen me nevojën për të vendosur nëse do të bashkojnë forcat me kundërshtarët politikë tradicionalë për të mbrojtur demokracinë apo për të ruajtur marrëdhëniet me ata në anën e tyre që shfaqin sjellje antidemokratike, demokratët gjysmë-besnikë zgjedhin rrugën e fundit.

Ajo që i bën kaq të rrezikshëm demokratët gjysmë-besnikë është pikërisht respekti i tyre. Për shkak se ata janë pjesë e establishmentit, demokratët gjysmë-besnikë mund ta përdorin pozicionin dhe autoritetin e tyre për t'i bërë ekstremistët antidemokratikë të duken normalë, për t’i mbrojtur ata nga përgjegjësia penale për sjelljen e tyre.

Por edhe për t’i bërë ata më të fortë, duke ua hapur dyert e mediave kryesore, vënë në kontakt me donatorët e mundshëm të fushatës apo duke i vënë në dispozicionin burime të tjera brenda mundësive të tyre. Dhe është pikërisht ky ligjërim elegant i forcave ekstremiste, që mund t’i dobësojë në mënyrë fatale demokracitë.

Le të marrim një shembull nga historia e Francës. Më 6 shkurt 1934, mijëra njerëz të pakënaqur dhe të zemëruar - veteranë lufte dhe militantë të grupeve të dhunshme të krahut të djathtë - u mblodhën në qendër të Parisit pranë parlamentit, në kohën kur deputetët përgatiteshin të votonin për një qeveri të re.

Protestuesit hodhën karrige, grila metalike dhe gurë dhe përdorën shtyllat e ndriçimit publik në përpjekje për të thyer dyert e Parlamentit. Të frikësuar për jetën e tyre, deputetët u detyruan të largoheshin fshehurazi nga godina. Nga trazirat pati 17 të vdekur dhe mijëra të plagosur.

Edhe pse rebelët nuk arritën të pushtonin ndërtesën e parlamentit, ata megjithatë arritën një nga objektivat e tyre: të nesërmen kryeministri centrist dha dorëheqjen dhe u zëvendësua nga një kryeministër i krahut të djathtë. Ndonëse demokracia franceze i kishte mbijetuar sulmit, reagimi i disa politikanëve kryesorë e kishte dobësuar mbrojtjen e saj.

Shumë politikanë të qendrës dhe të qendrës së majtë reaguan si demokratë besnikë, duke dënuar publikisht dhe pa mëdyshje dhunën. Por shumë politikanë konservatorë nuk bënë të njëjtën gjë. Disa anëtarë kryesorë të partisë kryesore konservatore të Francës, Federatës Republikane, shumë prej të cilëve ishin brenda ndërtesës së parlamentit më 6 shkurt, i simpatizuan publikisht rebelët.

Disa i vlerësuan si heronj dhe patriotë. Të tjerë e minimizuan rëndësinë e sulmit, duke mohuar se ishte një komplot i organizuar për të përmbysur qeverinë. Kur u krijua një komision parlamentar për të hetuar ngjarjet e 6 shkurtit, drejtuesit e Federatës Republikane sabotuan hetimin në çdo hap, duke bllokuar edhe përpjekjet më të ndrojtura për të ndjekur penalisht rebelët për veprimet e tyre.

Të mbrojtur nga rreziku për të përfunduar në gjyq, shumë nga organizatorët e kryengritjes patën mundësi të vazhdonin karrierën e tyre politike. Disa nga rebelët formuan organizatën “Viktimat e 6 Shkurtit”, një grup i ngjashëm me vëllazërinë që më vonë shërbeu si një kanal për të rekrutuar mbështetësit e së ashtuquajturës qeveri e Vishisë, e cila u formua pas pushtimit gjerman të vitit 1940 dhe ishte në një linjë me nazistët.

Dështimi për të mbajtur përgjegjës kryengritësit e 6 shkurtit për veprimet e tyre në gjykatë ndihmoi në legjitimimin e ideve të tyre. Konservatorët më tradicionalë francezë nisën të përqafojnë idenë - dikur të kufizuar në qarqet ekstremiste - se demokracia e tyre ishte pashpresë e korruptuar, jofunksionale dhe e infiltruar nga komunistët dhe hebrenjtë. Historikisht, konservatorët francezë kishin qenë nacionalistë dhe shumë anti-gjermanë. Por në vitin 1936, shumë prej tyre e përçmuan aq shumë kryeministrin socialist Leon Blum, saqë përdorën sloganin “Më mirë Hitleri se Blum-i”. Dhe, katër vjet më vonë, ata e pranuan sundimin nazist.

Mjerisht, Partia Republikane aktuale në SHBA i ngjan të djathtës franceze të viteve 1930. Pas zgjedhjeve të vitit 2020, në 4 momente vendimtare, liderët republikanë lejuan shfaqjen e sjelljeve autoritare. Së pari, shumë udhëheqës republikanë vunë në dyshim rezultatin ose heshtën, duke refuzuar të pranojnë publikisht fitoren e Biden.

Së dyti, pasi Trump u fajësua nga Kongresi për kryengritjen e 6 janarit 2021, republikanët e Senatit votuan me shumicë dërrmuese për ta liruar atë nga akuza. Së treti, udhëheqësit republikanë mund të kishin punuar me demokratët për të krijuar një komision të pavarur për të hetuar trazirat e 6 janarit, por nuk e bënë këtë. Së fundi, me shumë pak përjashtime, udhëheqësit republikanë thonë se do të vazhdojnë të mbështesin Trump, edhe nëse ai dënohet për komplot për të përmbysur rezultatin e votimit.

steven levitsky daniel ziblatt

Sondazh

Poll

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën