3 Shkurt 2023, 18:09
Nga k.m.
Aleksandër Vuçiç
BEOGRAD- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka vlerësuar se gabimi më i madh politik i Perëndimit ishte vendimi për dërgimin e tankeve në Ukrainë, "veçanërisht tankeve gjermane". Sipas tij, me këtë vendim, Perëndimi e bashkoi popullin rus si askush më herët në qëndrimin e tyre ndaj luftës në Ukrainë.
Kështu tha Vuçiç gjatë seancës së 3 shkurtit në Kuvendin e Serbisë, ku pritet të miratohet raporti i Qeverisë serbe lidhur me dialogun me Kosovën. Më 25 janar, qeveria gjermane iu përgjigj thirrjeve të përsëritura të Kievit dhe miratoi dërgimin e tankeve Leopard 2 në Ukrainë, si dhe rieksportin e tyre nga vendet partnere.
Në të njëjtën ditë, presidenti amerikan, Joe Biden, njoftoi se SHBA-ja do t’i dërgojë 31 tanke luftarake M1 Abrams në Ukrainë. Gjatë seancës, Vuçiq tha gjithashtu se e respekton Rusinë, por nuk i shërben asaj.
“Unë e respektoj Rusinë, por nuk i shërbej Rusisë, i shërbej Serbisë,”- tha Vuçiç.
Serbia, aleate e Rusisë, ka refuzuar që t’i bashkohet shteteve perëndimore dhe Bashkimit Evropian, për t’i vendosur sanksione Moskës, për shkak të luftës ndaj Ukrainës.
Zyrtarët në Serbi, megjithatë, kanë përsëritur në disa raste se respektojnë integritetin territorial të Ukrainës dhe Serbia ka votuar për disa rezoluta në Kombet e Bashkuara që e dënojnë pushtimin e saj.
Lufta në Ukrainë filloi më 24 shkurt të vitit 2022. Presidenti rus Vladimir Putin e quan luftën një “operacion special ushtarak” për çmilitarizimin e Ukrainës. Perëndimi iu përgjigj Rusisë me sanksione të ashpra. Si rezultat i luftës në Ukrainë, mijëra njerëz kanë vdekur, ndërkaq miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./REL
aleksandër vuçiç
Bota
3 Shkurt 2023, 17:59
k.m.
Jens Stoltenberg
NATO i bëri thirrje Rusisë që të përmbushë detyrimet e saj në baze të Traktatit për reduktime...
Bota
3 Shkurt 2023, 17:52
k.m.
Foto ilustruese
Gjermania ka miratuar eksportin e tankeve të tipit “Leopard 1” në Ukrainë nga rezervat e saja industriale, konfi...
Bota
3 Shkurt 2023, 17:43
a.l
Sergei Lavrov
RUSI- Ministri i Jashtem rus Sergei Lavrov ka sulmuar Perëndimin duke u shprehur se elitat perëndimore u ndalohet përgjit...
Bota
3 Shkurt 2023, 17:46
k.m.
Boeing
Kompania amerikane ‘Boeing’ ka prodhuar avionin e fundit të modelit 747, aeroplani amerikan që revolucionarizoi udhëtimin...
Bota
3 Shkurt 2023, 17:34
k.m.
Foto ilustruese
SHBA- I vogël, i gjithanshëm por me veti të vlefshme edhe për njerëzit. Milingonat mund të trajnohen për...
Bota
3 Shkurt 2023, 17:22
a.l
Eva Bratcher
SHBA-Një ngjarje tronditëse është raportuar në SHBA. Një grua nga Çikago është akuzuar se ka mb...
Bota
3 Shkurt 2023, 17:20
k.m.
Anthony J. Blinken
UASHINGTON - Sekretari i Shtetit Anthony J. Blinken shtyu një udhëtim të planifikuar për në Pekin pasi një...
Bota
3 Shkurt 2023, 17:15
a.l
Gary Giltter
SHBA- Ylli i popit Gary Glitter është liruar nga burgu pasi kreu gjysmën e dënimit të tij 16-vjeçar. Glit...
Bota
3 Shkurt 2023, 17:04
a.l
Anija me refugjatë
ITALI- Tetë refugjatë kanë humbur jetën tragjikisht teksa lundronin në një anije në Mesdheu...
Bota
3 Shkurt 2023, 17:03
k.m.
I riu serb
BEOGRAD- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka njoftuar sot në Kuvend se një i ri serb ësht&eu...