1 Gusht 2023, 09:31
Nga k.m.
Foto ilustruese
PEKIN- Kina zëvendësoi dy drejtues të një njësie elitare që menaxhonte arsenalin e saj bërthamor, duke shkaktuar spekulime për nisjen e një aksioni spastrimi. Gjenerali Li Yuchao, i cili drejtonte njësinë e Forcave Raketore të Ushtrisë Çlirimtare Popullore (PLA) dhe zëvendësi i tij ishin "zhdukur" prej muajsh. Ish-zëvendës shefi i marinës Wang Houbin dhe anëtari i komitetit qendror të partisë Xu Xisheng u emëruan si zëvendësues.
Ky është tronditja më e madhe e paplanifikuar në udhëheqjen ushtarake të Pekinit në pothuajse një dekadë.
"Spastrimi i fundit është i rëndësishëm... [pasi] Kina po ndërmerr një nga ndryshimet më të thella në strategjinë bërthamore në dekada," tha Lyle Morris, një bashkëpunëtor i politikës së jashtme dhe sigurisë kombëtare në Institutin e Politikave të Shoqërisë së Azisë.
Në një takim në fund të muajit të kaluar, Xi theksoi nevojën për të përqendruar përpjekjet në adresimin e çështjeve të rëndësishme me të cilat përballen organizatat e partisë në të gjitha nivelet, në aspekte të tilla si ruajtja e udhëheqjes absolute të partisë mbi ushtrinë. Pekini nuk ka komentuar vendndodhjen e gjeneralit Li dhe zëvendësit të tij, gjeneralit Liu Guangbin, por një raport i South China Morning Post javën e kaluar la të kuptohej se kishte nisur ndaj tyre një hetim për korrupsion.
Emërimet e reja të Wang dhe Xu erdhën një ditë përpara 96-vjetorit të themelimit të PLA më 1 gusht. Të dy janë graduar nga grada e gjenerallejtënant në gjeneral të plotë që në Kinë shënon gradën më të lartë për oficerë të shërbimit aktiv.
Në vitin 2014, një spastrim i gjerë në radhët ushtarake të Kinës bëri që ish-zëvendëskryetarët e Komisionit Qendror Ushtarak Xu Caihou dhe Guo Boxiong të rrëzoheshin dhe të ndiqen penalisht për korrupsion. Guo u dënua me burgim të përjetshëm nga një gjykatë ushtarake, ndërsa Xu vdiq para gjyqit./BBC
kine
Bota
1 Gusht 2023, 09:27
k.m.
Foto ilustruese
Korporata Elektoenergjetike Shqiptare (KESH) ka zhvilluar një tjetër procedurë prokurimi dhe këtë herë pë...
Bota
1 Gusht 2023, 09:16
f.i
foto ilustruese
SHBA- Një bord këshillues i Shtëpisë së Bardhë, duke përmendur nevojën për të mbrojt...
Bota
1 Gusht 2023, 09:15
k.m.
Foto ilustruese
AUSTRALI- Një ish-punonjës australiane në çerdhe po ndiqet penalisht për sulm seksual ndaj 91 vajzave dhe të...
Bota
1 Gusht 2023, 09:11
k.m.
Foto ilustruese
JAPONI- Tajfuni Kanun po i afrohej ishullit Okinawa, në Japoninë jugore sot, duke shkaktuar anulimin e qindra fluturimeve, nd&eum...
Bota
1 Gusht 2023, 09:06
f.i
Voyager 2
SHBA- NASA humbi kontaktin me anijen e saj kozmike Voyager 2, e cila ka mbledhur informacione të dobishme për sistemin ton&eu...
Bota
1 Gusht 2023, 08:36
f.i
foto ilustruese
Në gjysmën e parë të vitit 2023, në qarkullim janë regjistruar më shumë para të falsifikuara s...
Bota
1 Gusht 2023, 08:30
f.i
foto ilustruese
IRAN- Të paktën 400 persona janë prekur nga përmbytjet në provincën Sistan dhe Baluchestan që ndodh...
Bota
1 Gusht 2023, 08:08
f.i
foto ilustruese
DANIMARKË- Danimarka kërkon "rrugën ligjore" për të ndaluar demonstratat e djegies së Kuranit - por pa k...
Bota
1 Gusht 2023, 08:04
f.i
foto ilustruese
KOSOVË- Një person ka vdekur dhe nëntë janë lënduar si pasojë e një aksident rrugor në Is...
Bota
1 Gusht 2023, 07:50
f.i
pamje nga ngjarja
RUSI- E njëjta ndërtesë që u sulmua dy ditë më parë raportohet se është goditur së...