LIVE UPDATES
Bota

Zbardhen dokumentet/ Rusia po ndihmon Kinën të përgatitet për ta pushtuar Tajvanin

Kështu tha një institut i pavarur që i ka zbuluar dokumentet dhe i ka verifikuar në mënyrë të pavarur.

4 Tetor 2025, 14:39 Nga E. D
Zbardhen dokumentet/ Rusia po ndihmon Kinën të përgatitet
foto ilustruese

RUSI- Një dosje prej 800 faqesh me kontrata dhe korrespondencë tregon se Rusia po e ndihmon Kinën që ta përgatisë ushtrinë e saj për një pushtim të mundshëm të Tajvanit. Kështu tha një institut i pavarur që i ka zbuluar dokumentet dhe i ka verifikuar në mënyrë të pavarur.

Oleksandr V. Danylyuk, hulumtues i lartë në Institutin për Shërbime të Bashkuara Mbretërore (RUSI), i cili i ka siguruar këto dokumente që kanë rrjedhur, së bashku me bashkëautorin Jack Watling, foli për Radion Evropa e Lirë lidhur me atë se çfarë domethënie kanë këto gjetje për të ardhmen e bashkëpunimit ushtarak Kinë-Rusi, si dhe për arsyet pse Rusia mund të jetë në favor të një pushtimi kinez të Tajvanit – ishullit vetëqeverisës me 23 milionë banorë që Pekini pretendon se është territor i tij.

Sipas RUSI-t, dokumentet lënë të kuptohet se Moska ishte pajtuar më 2023 për t’ia shitur Ushtrisë Popullore Çlirimtare të Kinës (PLA) një sërë pajisjesh ushtarake, përfshirë makina sulmuese, armë kundërtanke dhe një transportues të blinduar ajror të personelit. Autoblindat do të pajiseshin sipas specifikave kineze dhe Rusia do ta trajnonte një batalion elitar të parashutistëve kinezë për t’i përdorur këto makina.

Në kontratë, po ashtu, thuhej se Rusia do të transferonte teknologji në Kinë dhe do të lejonte që Kina të prodhonte armë të ngjashme.

Një marrëveshje e tillë do t'i forconte aftësitë manovruese ajrore të Kinës, një prej fushave të pakta ku ushtria e Moskës ka përparësi ndaj PLA-së, dhe do t'i rriste shqetësimet se Pekini mund të marrë infrastrukturën në brendësi të territorit dhe njëkohësisht të kryejë sulme në porte dhe plazhe përgjatë bregdetit, si pjesë e një pushtimi të mundshëm.

Rreth 800 faqe me kontrata dhe dokumente shoqëruese “duken autentike” dhe detajet nga dokumentet janë verifikuar në mënyrë të pavarur, tha RUSI. Megjithatë, ky institut shtoi se ekziston mundësia që pjesë të dokumenteve të jenë ndryshuar apo hequr.

Moska nuk ka komentuar për këto dokumente të zbuluara.

Intervista më poshtë është shkurtuar dhe redaktuar me qëllim që të ketë më shumë qartësi.

Radio Evropa e Lirë: A mund të na shpjegoni shkurtimisht se cilët janë elementët kryesorë të këtyre marrëveshjeve dhe pse ato janë të rëndësishme për Pekinin, sa i përket një pushtimi të mundshëm të Tajvanit?

Oleksandr V. Danylyuk: Pra, me pak fjalë, marrëveshja ka të bëjë me marrjen e disa pajisjeve shumë specifike që janë të nevojshme për operacione të zbarkimit nga ajri.

Bëhet fjalë për një sërë pajisjesh për zbarkimin e një batalioni ajror dhe gjithashtu pajisje specifike për forcat speciale. Të dyja këto paketa pajisjesh janë të nevojshme për një pushtim ajror, i cili më pas do të përgatiste terrenin për një pushtim detar nga ushtria kineze.

Ideja është që të ketë një ekip të forcave speciale në terren dhe, duke përdorur këto pajisje ruse, ato do të ishin në gjendje të hidheshin nga një avion civil transportues nga një lartësi shumë e madhe dhe të zbarkojnë në territorin tajvanez pa u detektuar. Gjithashtu, ata do t'i përdornin këto sisteme automatike për të dërguar pajisje – sikurse tanke ajrore ruse dhe autoblinda luftarake – atje, në mënyrë që jo çdo ushtar [i forcave speciale] domosdo do të duhej të hidhej me parashutë në Tajvan – shumë prej tyre do të mund të hynin paraprakisht në Tajvan në mënyrë ligjore, si turistë.

Ne besojmë se ky batalion i pajisur rëndë do të ishte vetëm pjesë e një numri më të madh batalionesh, pra ndoshta një batalion që përdor pajisje ruse dhe dy ose tre që përdorin pajisje kineze.

Kjo mjafton për të marrë nën kontroll së paku portin e Tajpeit, që, sipas mendimit tonë, është caku kyç për një operacion të tillë, pasi i jep Kinës kontrollin e një porti jetik për një pushtim të mundshëm detar nga ushtria kineze.

Radio Evropa e Lirë: Mendimi i përgjithshëm ka qenë gjithmonë se Rusia ka qenë shumë e kujdesshme për të mos eksportuar pajisje ushtarake në zona më të avancuara drejt Kinës, nga frika se ato do të vidheshin dhe teknologjia e tyre do të kopjohej. Pra, pse mendoni që kjo po ndryshon tani dhe çfarë do të thotë kjo për të ardhmen?

Oleksandr V. Danylyuk: Politikisht, ky lloj i bashkëpunimit ushtarak është shumë i rëndësishëm për rusët, sepse ata nuk duan të jenë në atë klubin e shteteve që janë krejtësisht të izoluara. Mund të themi se ekziston një lloj boshti i shteteve me të njëjtën mendësi [v.j. analistët kanë nisur që t’i referohen koordinimit ushtarak dhe politik mes Kinës, Rusisë, Iranit dhe Koresë Veriut si Boshti i Problematikëve] ekziston dhe për rusët elementi më i rëndësishëm i këtij boshti është Kina.

Rusia ka investuar aq shumë burime për luftën dhe mënyra e vetme për t’i shndërruar këto mjete në një fuqi të vërtetë gjeopolitike është përmes një lufte më të gjerë, një lufte globale. Dhe, territori më i dëshirueshëm për një luftë të tillë është Indo-Paqësori.

Prandaj, rusët duken të gatshëm të bëjnë gjithçka që ta shtyjnë Kinën që të pushtojë Tajvanin, sidomos nëse kjo do të çonte drejt një konflikti midis SHBA-së dhe Kinës.

Mendoj se rusët nuk janë të interesuar për një skenar të llojit të Krimesë për pushtimin e Tajvanit, ku ka rezistencë të kufizuar dhe pak reagime negative ndërkombëtare. Përkundrazi, rusët do të donin që Kina ta pushtonte, sulmi të mos i ishte i shpejtë, por të zgjaste sepse kjo realisht do të krijonte mundësi për përshkallëzim.

Kjo, më pas, do të mund t'i përfshinte amerikanët dhe shtete të tjera, sikurse Japonia, në luftë, gjë që besoj se kjo është ajo që ata duan.

Radio Evropa e Lirë: Pra, mund ta përmbledhim pak, sepse mendoj se ka shumë gjëra që duhet analizuar. Po thonë se këto dokumente jo vetëm që tregojnë se Moska do të mbështeste pushtimin e Tajvanit nga Kina, por po ashtu po kërkon mënyra për të ndikuar në situatën që kjo të mund të ndodhë?

Oleksandr V. Danylyuk: Po, absolutisht, kjo është e saktë.

Aktualisht, nuk mund të ndikosh në shoqërinë kineze në të njëjtën mënyrë si në një shoqëri demokratike, dhe do të prisja që Rusia të ketë disa leva të ndikimit mbi Qeverinë kineze, edhe pse këtë nuk e di me siguri.

Por, mënyra më e lehtë për Rusinë që të krijojë këto parakushte që lufta dhe pushtimi i Tajvanit të duket i pashmangshëm është të ndikojë në shoqërinë tajvaneze, dhe sinqerisht, në shoqërinë dhe politikën amerikane.

Sa i përket këtyre parakushteve në Tajvan, shikoni se çfarë po ndodh në shoqërinë tajvaneze. Faza reale zero nuk është infiltrimi nga forcat speciale, por destabilizimi politik.

Situata aktuale politike në Tajvan, ku keni një Parlament që kontrollohet nga KMT-ja [partia Kuomintang] dhe më pas [presidentin Lai Ching-te] nga Partia Progresive Demokratike [DPP] që është ndarë dhe ka kaluar pjesën më të madhe të vitit duke bllokuar ligje dhe duke penguar emërimet në Gjykatën Kushtetuese, gjë që ka çuar në përplasje në Parlament dhe protesta masive.

Ky është një parakusht ideal për t’u përpjekur për të ndezur një krizë politike e cila është e nevojshme për destabilizimin e sistemit të komandës dhe kontrollit në Tajvan, si politikisht, ashtu edhe ushtarakisht.

Radio Evropa e Lirë: Pra, përtej këtij kapaciteti ajror, që është përshkruar në dokumentet që i keni analizuar, cilat janë fushat e tjera që mendoni se ushtria kineze do të duhej t’i drejtohej Rusisë për t’u përmirësuar lidhur me një pushtim të mundshëm të Tajvanit?

Oleksandr V. Danylyuk: Një fushë e qartë do të ishte marrja e këshillave për sulmet ruse me raketa dhe dronë.

Pra, si t'i shtypni mbrojtjet ajrore dhe gjithashtu si t’i lini pa municione? Rusia ka shumë përvojë dhe e gjithë kjo njohuri mund të transferohet në një skenar të mundshëm të Tajvanit.

Radio Evropa e Lirë: Me këtë lloj të bashkëpunimit ushtarak për të cilin biseduam, çfarë aspekti tjetër po i kushtoni vëmendje në një skenar për Tajvanin?

Oleksandr V. Danylyuk: Mendoj se pyetja kryesore është se në çfarë mase shoqëria tajvaneze mund të shmangë konfrontimin dhe polarizimin, dhe nëse mund të bashkohet rreth nevojës për të mbrojtur ishullin, gjë që është një detyrë edhe më e vështirë.

Reagimi i natyrshëm nga Uashingtoni ndaj kësaj është që t’i japë Tajvanit më shumë aftësi ushtarake, por sipas meje, ata kanë kapacitete të mjaftueshme. Çështja më shumë ka të bëjë nëse ata mund të bashkohen dhe të jenë të vendosur për të rezistuar dhe për të luftuar kundër një pushtimi.

Një pushtim i Tajvanit do të ishte jashtëzakonisht i kushtueshëm për kinezët, prandaj imunizimi i vërtetë kundër një pushtimi qëndron në fushën e moralit dhe unitetit, dhe po ashtu në aftësinë e Shteteve të Bashkuara për të ofruar një mesazh të qartë të mbështetjes. Sepse, realiteti është mjaft i thjeshtë: Kina po forcohet dhe ende ka një krizë në Evropë. Prandaj, mbetet të shihet./REL

rusi kine tajvan

Sondazh

Poll

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale