LIVE UPDATES
Bota

Zbulimi amerikan: Lufta Rusi-Ukrainë ka të ngjarë të vazhdojë për një kohë të gjatë

Zonja Haines tha se ka më shumë gjasa që konflikti, tani në muajin e tij të pestë, të "mbetet një luftë e rëndë

30 Qershor 2022, 08:20 Nga d.d
Zbulimi amerikan: Lufta Rusi-Ukrainë ka të ngjarë të
Avril Haines

Agjencitë amerikane të zbulimit vlerësojnë se lufta e Rusisë ndaj Ukrainës ka të ngjarë të vazhdojë për një periudhë të gjatë, por se forcat ruse nuk ka të ngjarë që në një afat të shkurtër të jenë në gjendje të përparojnë përtej rajonit lindor të Ukrainës, tha të mërkurën zyrtarja më e lartë e shërbimeve amerikane të zbulimit.

Drejtoresha e Zbulimit Kombëtar, Avril Haines tha në një konferencë mbi kontrollet e eksporteve në Uashington se Rusia kontrollon rreth 20% të Ukrainës përgjatë një linje konflikti 1,100 kilometra të gjatë.

Por ajo tha se rezistenca e ukrainasve në rajonet e pushtuara nga Rusia po rritet, duke e bërë më të vështirë për Rusinë të përparojë përtej rajonit të Donbasit në lindje, ku ka pushtuar pothuajse të gjithë provincën e Luhanskut, por ka bërë përparim më të vogël në provincën fqinje të Donetskut. Një zgjidhje paqësore nuk ka të ngjarë të arrihet, tha ajo.

Zonja Haines tha se ka më shumë gjasa që konflikti, tani në muajin e tij të pestë, të "mbetet një luftë e rëndë në të cilën rusët do të bëjnë përparime të ngadalshme, por jo të mëdha".

"Me pak fjalë, gjendja mbetet mjaft e zymtë," tha zonja Haines.

Presidenti rus Vladimir Putin ende synon të marrë pjesën më të madhe të Ukrainës, tha ajo, megjithëse më herët gjatë luftës, trupat ruse nuk arritën të rrëzonin qeverinë e Presidentit Volodymyr Zelenskyy ose të pushtonin kryeqytetin ukrainas, Kievin.

Të mërkurën, Rusia nisi sulme të reja. Kryebashkiaku i Mykolaivit, një qytet afër Detit të Zi, tha se qyteti u godit nga tetë raketa ruse që shkatërruan një ndërtesë apartamentesh, duke vrarë katër persona dhe duke plagosur pesë të tjerë.

"Ka luftime kudo", tha guvernatori i Luhanskut, Serhiy Haidai. Rusët po pushtojnë qytetin e Lisiçanskit ashtu siç bënë më parë me Sievierodonetskun, tha ai.

Në një fjalim virtual, presidenti Zelenskyy të martën e quajti Rusinë një "shtet terrorist" dhe i kërkoi OKB-së të dërgojë një komision për të hetuar një sulm vdekjeprurës me raketa të hënën në një qendër tregtare në qytetin e Kremençukut, në të cilin u vranë të paktën 18 civilë.

Zoti Zelenskyy tha se në çdo pjesë tjetër të botës, çdo grup që do vriste civilë siç po bën Rusia në Ukrainë do të konsiderohej organizatë terroriste.

“Prandaj, ajo që dënohet në nivelin e kriminelëve dhe organizatave kriminale nuk duhet të kalojë e pandëshkuar në nivelin e shtetit, i cili është bërë terrorist”, tha ai për Kremlinin.

Zëvendës ambasadori Dmitry Polyanskiy tha se fjalimi i Presidentit Zelenskyy kishte për qëllim të fitonte simpatinë dhe më shumë armë nga të pjesëmarrësit në samitin e NATO-s që po mbahet në Madrid.

Zoti Polyanskiy hodhi poshtë gjithashtu akuzat se qendra tregtare në Kremençuk ishte goditur, duke thënë se nuk ishte afër objektivit të Rusisë.

"Në realitet, nuk kishte asnjë sulm në qendrën tregtare", deklaroi zoti Polyanskiy. “Forcat e armatosura ruse përdorën armë precize për të goditur hangarët me armë dhe municione perëndimore të marra nga Shtetet e Bashkuara dhe vendet evropiane në zonën e fabrikës së makinerive rrugore në Kremençuk”, shtoi ai.

Marrë nga VOA

avril haines

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj