Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Bota
Zbulohet "thesari” prej dhjetëra mijëra monedhash romake pranë bregut të Sardenjës në Itali (VIDEO+FOTO)
Monedhat, të cilat datojnë në gjysmën e parë të shekullit të katërt u gjetën në një vend me rërë, mes algave të detit, pranë bregut verilindor të ishullit. Data e zbulimit nuk është bërë e ditur nga ministria.
6 Nëntor 2023, 21:25Nga a.l
Monedhat romake
ITALI- Vigjilenca e një zhytësi, i cili vuri re diçka metalike pranë bregut të Sardenjës, Itali çoi në zbulimin e dhjetëra mijëra monedhave romake bronzi. Lajmi u bë i ditur nga Ministria e Kulturës e Italisë.
Monedhat, të cilat datojnë në gjysmën e parë të shekullit të katërt u gjetën në një vend me rërë, mes algave të detit, pranë bregut verilindor të ishullit. Data e zbulimit nuk është bërë e ditur nga ministria.
Numri i monedhave të gjetura nuk dihet ende pasi ato tani janë duke u renditur. Vlerësohet të jetë të paktën 30,000 monedha dhe ndoshta 50,000.
Monedhat e gjetura quhen follis. Është një monedhë bakri e prezantuar rreth vitit 294 pas Krishtit.
Të gjitha monedhat janë në gjendje të shkëlqyer. Sipas ministrisë italiane, edhe ato pak monedha që janë dëmtuar kanë ende mbishkrime të lexueshme.