Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Në kushtet kur aleatët evropianë të Ukrainës po përgatisin sanksione të reja ndaj Rusisë, SHBA ka paralajmëruar se do të vazhdojë përpjekjet për të ndërmjetësuar paqen, por në mungesë të përparimit, do të tërhiqet nga negociatat.
SHBA- Presidenti amerikan, Donald Trump ka shprehur hapur pakënaqësitë ndaj homologut rus Vladimir Putin pas sulmit masiv ajror që kreu në Ukrainë. Në kushtet kur aleatët evropianë të Ukrainës po përgatisin sanksione të reja ndaj Rusisë, SHBA ka paralajmëruar se do të vazhdojë përpjekjet për të ndërmjetësuar paqen, por në mungesë të përparimit, do të tërhiqet nga negociatat.
"Çfarë dreqin po ndodh me të? Po vret shumë njerëz", tha Trump në një deklaratë për shtyp nga New Jersey, duke e quajtur më pas Putinin “krejtësisht të çmendur”.
Sipas autoriteteve ukrainase, të paktën 12 persona humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë u plagosën gjatë natës së dielës, pasi Rusia lëshoi 367 dronë dhe raketa. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, kritikoi mungesën e reagimit nga SHBA, duke thënë se heshtja amerikane “po e inkurajon Putinin” dhe kërkoi presion më të fortë dhe sanksione më të ashpra ndaj Moskës.
Ndërkohë, në një postim në rrjetin e tij Truth Social, Trump shtoi: "Gjithmonë kam pasur një marrëdhënie shumë të mirë me Vladimir Putin e Rusisë, por diçka i ka ndodhur. Është çmendur plotësisht! Po vret shumë njerëz pa nevojë, dhe nuk po flas vetëm për ushtarë. Raketa dhe dronë po qëllohen në qytete në Ukrainë, pa asnjë arsye. Gjithmonë kam thënë se ai e do TË GJITHË Ukrainën, jo vetëm një pjesë të saj, dhe ndoshta kjo po rezulton të jetë e drejtë, por nëse e bën, kjo do të çojë në rënien e Rusisë”.
Megjithatë, Trump nuk kurseu as Zelenskyn, duke thënë se “nuk po i bën ndonjë nder vendit të tij me deklaratat që bën” dhe se kjo duhet të ndalojë.
“Po kështu, Presidenti Zelensky nuk po i bën asnjë nder vendit të tij duke folur në atë mënyrë. Çdo gjë që del nga goja e tij shkakton probleme, nuk më pëlqen, dhe më mirë të ndalet. Kjo është një luftë që nuk do të kishte filluar kurrë nëse do të isha President. Kjo është lufta e Zelensky-t, Putinit dhe Bidenit, jo e "Trump", unë vetëm po ndihmoj në shuarjen e zjarreve të mëdha dhe të shëmtuara, që janë ndezur përmes paaftësisë dhe urrejtjes së madhe”, shtoi ai.
Pamje nga vendi i ngjarjes SANTO DOMIGO- Numri i të vdekurve nga shembja e çatisë së klubit në Santo Domingo është...
Donald Trump SHBA- Administrata të njëpasnjëshme amerikane kanë kërkuar për kohë të gjatë nga aleatët evr...
BRUKSEL- Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin amerikan, Donald Trump dhe kë...
foto ilustruese SHBA- Një anije anglo-saksone e zbuluar në pronën Sutton Hoo në Suffolk të Anglisë ka tërhequr...
foto ilustruese SHBA- Kërpudhat që shkaktojnë infeksione, përgjegjëse për miliona vdekje në vit, do të pë...
foto ilustruese IZRAEL- Një shtetas i dyfishtë amerikan dhe gjerman është arrestuar për tentativën e dyshuar për të...
Dr. Alaa al-Najjar GAZA- Burri i një doktoreshe palestineze në Gaza, fëmijët e së cilës u vranë në një sulm aj...
foto ilustruese LONDËR- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Londër ditën e sotme. Mësohet se një zjarr i pë...
Kaja Kallas BRKSEL- Shefja e diplomacisë evropiane, Kaja Kallas, bëri thirrje për presion maksimal ndërkombëtar mbi ...
foto ilustruese GREQI- Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në Greqi. Mësohet se një 30-vje&cc...