Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Ai theksoi se zgjedhjet do të organizohen vetëm pasi të jetë arritur një armëpushim me Rusinë dhe të garantohen siguria dhe mbështetja ndërkombëtare për Ukrainën.
UKRAINË- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenski, hodhi poshtë një njoftim të gazetës britanike *Financial Times*, sipas të cilit në Ukrainë mund të zhvillohen zgjedhje presidenciale të parakohshme që para datës 15 maj. Ai theksoi se zgjedhjet do të organizohen vetëm pasi të jetë arritur një armëpushim me Rusinë dhe të garantohen siguria dhe mbështetja ndërkombëtare për Ukrainën.
Sipas artikullit të "Financial Times", i cili u referohej burimeve ukrainase dhe perëndimore, ekziston mundësia që presidenti të shpallë zgjedhje presidenciale më 22 shkurt, në përvjetorin e katërt të pushtimit rus të Ukrainës. Gazeta sugjeronte gjithashtu se një arsye për këtë mund të ishte presioni nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në muajin maj, sipas këtij raporti, qytetarët do të votonin njëkohësisht për presidentin dhe për një marrëveshje paqeje me Rusinë.
Parakushtet për zhvillimin e zgjedhjeve
Duke përgënjeshtruar këto pretendime Presidenti ukrainas Zelenski deklaroi qartë se kushti kryesor për mbajtjen e zgjedhjeve është vendosja e një armëpushimi dhe sigurimi i garancive ndërkombëtare për mbrojtjen e Ukrainës. Ai theksoi se të domosdoshme për organizimin e zgjedhjeve janë siguria e procesit zgjedhor dhe një bazë e qartë ligjore.
Pretendimet ruse
Që në dhjetor të vitit të kaluar Zelenskyj ishte shprehur i gatshëm që të shqyrtonte mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve edhe në kushtet e sundimit të ligjit të luftës, por kishte nënvizuar se kjo do të ishte e mundur vetëm nëse plotësoheshin kushtet e sigurisë dhe miratohej një bazë ligjore përkatëse.
Rusiapretendon prej kohësh se mandati i Zelenskit ka përfunduar. Sipas Kushtetutës së Ukrainës zgjedhjet nuk mund të mbahen gjatë periudhës së gjendjes së jashtëzakonshme të luftës, dhe ndryshimi i këtij neni mund të bëhet vetëm nga parlamenti ukrainas.
Me deklaratat e fundit Zelenski bëri të qartë se prioriteti i Ukrainës mbetet siguria dhe stabiliteti i vendit, ndërsa zgjedhjet do të zhvillohen vetëm kur të krijohen kushtet e duhura për një proces të lirë dhe të sigurt demokratik./DW
Foto ilustruse ITALI- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali. Një 58-vjeçar ka vrarë nënën e tij 86-vje&cce...
KOREJA E VERIUT- Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un ka zgjedhur vajzën e tij si pasardhëse. Pak dihet p&e...
Foto ilustruse SHBA- Presidenti Donald Trump është shfaqur edhe një herë i hapur ndaj mundësisë së një marr&eu...
Benjamin Netanyahu IZRAEL- Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu tha se presidenti amerikan Donald Trump po krijon kushtet që mund të &...
Foto ilustruse ANGLI- Sekretari i përgjithshëm i qeverisë britanike, Chris Wormold, ka dhënë ditën e sotme dorëheqjen. A...
Foto ilustruse SHBA- Shteti Islamik bëri pesë atentate kundër al-Sharaah dhe ministrave të tij vitin e kaluar, thuhet në...
Foto ilustruse ANGLI- Ish-punonjësi i një çerdhe në Londër, i cili u shpall fajtor për sulmet seksuale kund&...
Foto ilustruse RUSI- Kremlini konfirmoi të enjten se ka bllokuar Meta-n, shërbimin e mesazheve WhatsApp dhe tha se rusët duhet t&e...
foto ilustuese BRUKSEL- BE-ja ashpërson ligjet e azilit. Shumica e eurodeputetëve votuan pro listës së parë të vendeve të...
Foto ilustruse NORVEGJI- Policia ka kryer kontrolle në shtëpitë e ish-kryeministrit norvegjez Thorbjørn Jagland si pjesë e ...