Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Zelensky ka thënë se synon të diskutojë me presidentin amerikan, Donald Trump më shumë hollësi për planin. Në deklaratën e parë, duke e konfirmuar planin, zyra e Zelenskyt ka thënë se ai është pajtuar për të punuar në pikat e planit që do të mundësonin përfundim të dinjitetshëm të luftës.
UKRAINË- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka thënë se e ka pranuar draft-planin e diskutueshëm amerikan për paqe, i cili parasheh që Kievi të bëjë koncesione të mëdha. Zelensky ka thënë se synon të diskutojë me presidentin amerikan, Donald Trump më shumë hollësi për planin. Në deklaratën e parë, duke e konfirmuar planin, zyra e Zelenskyt ka thënë se ai është pajtuar për të punuar në pikat e planit që do të mundësonin përfundim të dinjitetshëm të luftës.
“Ne jemi gati që të punojmë në mënyrë konstruktive me anën amerikane dhe partnerët tanë në Evropë dhe botë, që rezultat të jetë paqja. Zelensky pret të diskutojë me Trumpin në ditët në vijim për mundësitë diplomatike ekzistuese dhe pikat kryesore që janë të domosdoshme për paqe”, ka thënë zyra e Zelenskyt përmes një deklarate.
Deklarata është lëshuar disa orë pasi lideri ukrainas është takuar me një grup të zyrtarëve të lartë të Pentagonit në Kiev. Ambasada amerikane në Kiev e ka përshkruar takimin si “jashtëzakonisht konstruktiv” dhe që më në fund është duke u krijuar momentum për paqen e shumëpritur. Pikat e propozimit duket se janë në linjë me kërkesat që i ka pasur Rusia prej nisjes së luftës më 2022.
Propozimet definitive të planit amerikan nuk dihen ende, pasi Zyra e Zelenskyt nuk ka folur për to. Sipas raportimeve të të përditshmeve Financial Times, Reuters dhe Axios, përmendet që plani parasheh për Kievin të heqë dorë nga disa territore dhe armë, të zvogëlojë numrin e forcave të armatosura dhe të ulet shkalla e ndihmës ushtarake amerikane, e cila ka qenë jetike në luftën e Ukrainës kundër forcave ruse.
Për më shumë, parashihet që në tokën ukrainase të mos ketë trupa të huaja dhe që Kievi të mos pranojë armë me rreze të gjatë. Zelensky i ka refuzuar më parë kërkesat e Moskës që Ukraina të heqë dorë nga territori i vet, apo ta zvogëlojë numrin e ushtarëve, duke thënë se diçka e tillë do ta dobësonte Ukrainën dhe do ta bënte të cenueshme ndaj ndonjë pushtimi tjetër në të ardhmen.
Analistët besojnë se plani prej 28 pikash zor se do të gjejë mbështetje në Kiev. Shtëpia e Bardhë ka bërë të ditur se Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio dhe i dërguari i posaçëm amerikan, Steve Witkoff janë takuar me zyrtarë ukrainas javën e kaluar për të diskutuar planin për paqe.
Më herët, Rubio e ka përshkruar planin si listë të ideve potenciale për përfundim të luftës, duke sugjeruar se mund të ketë hapësirë për negociata. Në anën tjetër, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov nuk e ka konfirmuar që po zhvillohen negociata për këtë aspekt.
“Nuk po zhvillohen konsultime. Ka kontakte, natyrisht, mirëpo nuk ekziston ndonjë proces që mund të përshkruhet si konsultim”, ka thënë ai.
Propozimet e përballin Zelenskyn me një pozitë të vështirë. Në fushëbetejë, forcat ukrainase janë duke u përpjekur që të zmbrapsin ushtrinë ruse të pajisur më mirë, pavarësisht se forcat e Moskës po përballen me humbje të mëdha. Rusia është duke luftuar intensivisht në qytetin e Pokrovskut, në kuadër të synimit të presidentit rus, Vladimir Putin për të kontrolluar gjithë rajonin lindor ukrainas, Donbas.
Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022. Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën operacion special ushtarak për të çmilitarizuar Ukrainën. Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre.
Pamje që tregon Aleksandar Vuçiçin në Sarajevë në vitin 1995. MILANO- Një gazetar investigativ kroat ka paraqitur nj...
foto ilustruese TIRANË- Ministri i Jashtëm polak Radoslaw Sikorski nuk e fshehu seriozitetin e situatës pas sabotimit në rrj...
foto ilustruese SERBI- Koha po kalon për qeverinë serbe: deri më 25 nëntor, shteti duhet të vendosë se çfarë t&e...
foto ilustruese BOSNJE- HERCEGOVINË- E lindur një vit pas marrëveshjes që i dha fund luftës në Bosnje dhe Hercegovin&e...
pamje nga zjarri BRIZIL- Një zjarr shpërtheu të enjten në një pavijon në qendrën e konferencave ku po zhvillohet Konfere...
Volodymyr Zelenskyy, Donald Trump UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka marrë draftin e planit të paqes nga SHBA-s&...
Foto ilustruse RUSI- Rusia i ka dorëzuar sot Ukrainës 1,000 trupa të ushtarëve ukrainas të vrarë në ...
foto ilustruese BRUKSEL- Komisioni Evropian i vlerëson nevojat financiare të Ukrainës për dy vitet e ardhshme deri n&eu...
Foto ilustruse SPANJË- Një gjykatë spanjolle ka urdhëruar Meta-n, të paguajë më shumë se 540 milionë...
Foto ilustruse UKRAINË- Ushtria ukrainase njoftoi sot se ka goditur rafineritë ruse të naftës Ryazan dhe Ilsky...