LIVE UPDATES
Bota

Zelenskyy në Paris e Witkoff në Moskë/ Javë vendimtare për Ukrainën

Zelensky shkoi në Paris, me qëllim për t’i gjetur “kushtet për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme”, një ditë pas bisedimeve në Florida mes delegacioneve amerikane dhe ukrainase, të cilat, sipas të dyja palëve, ishin frytdhënëse. Palët nuk dhanë hollësi të mëtejshme për bisedimet në Florida.

1 Dhjetor 2025, 14:23 Nga E. D
Zelenskyy në Paris e Witkoff në Moskë/ Javë vendimtare
Volodymyr Zelensky, Emmanuel Macron

UKRAINË- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, mbërriti në Pallatin Elize në Paris të hënën paradite, për bisedime me homologun e tij francez, Emmanuel Macron, duke e nisur një tjetër javë të ngjeshur të diplomacisë, me synim për t'i dhënë fund luftës pothuajse katërvjeçare të Rusisë në Ukrainë.

Zelensky shkoi në Paris, me qëllim për t’i gjetur “kushtet për një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme”, një ditë pas bisedimeve në Florida mes delegacioneve amerikane dhe ukrainase, të cilat, sipas të dyja palëve, ishin frytdhënëse. Palët nuk dhanë hollësi të mëtejshme për bisedimet në Florida.

“Javë vendimtare” për përpjekjet për paqe

“Ideja e përfundimit të luftës duke bërë disa lëshime ndaj Rusisë nuk do të funksionojë. Përkundrazi, kjo vetëm do ta nxisë Rusinë ta vazhdojë zgjerimin në drejtime të ndryshme”, tha të hënën për Current Time Mykhailo Podolyak, këshilltar në zyrën e presidentit ukrainas.

“Mendoj se një version disi më i qartë kompromisi i nismës së [presidentit amerikan Donald] Trump për paqe, do të jetë në tryezë”, shtoi ai, duke iu referuar një plani të propozuar nga Shtëpia e Bardhë në mes të nëntorit, i cili e ka shkaktuar këtë valë diplomacie.

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, tha të hënën se “kjo mund të jetë javë vendimtare” për përpjekjet për paqe.

I dërguari i posaçëm amerikan, Steve Witkoff, një anëtar i ekipit amerikan në Florida, do të zhvillojë bisedime me presidentin rus, Vladimir Putin, të martën, sipas zëdhënësit të Kremlinit Dmitry Peskov.

Ky do të jetë takimi i gjashtë i Witkoffit me Putinin që nga janari.

Propozimi fillestar amerikan me 28 pika shqetësoi zyrtarët ukrainas, dhe thuhet se zemëroi Zelenskyn. Zyrtarët ukrainas më pas zhvilluan bisedime me sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio, dhe zyrtarë të tjerë amerikanë në Gjenevë më 23 nëntor.

Ato bisedime rezultuan në një plan me 19 pika që lë disa çështje të mëdha ende të pazgjidhura, përfshirë fatin e një pjese të rajonit Donbas të Ukrainës, synimet e Ukrainës për të hyrë në NATO dhe një kufi të mundshëm për madhësinë e forcave të armatosura të Kievit. Ato u pasuan nga bisedimet në Florida një javë më vonë.

Rusia gjen “kënaqësi” në skandalin në Ukrainë

Për Ukrainën, një ndërlikim shtesë ka qenë polemika në të cilën është përfshirë shefi i stafit të Zelenskyt, Andriy Yermak, i cili ka luajtur rol kyç në bisedime.

Yermak - i cili nuk është akuzuar nga hetuesit dhe ka thënë se nuk ka bërë asgjë të gabuar - dha dorëheqjen më 28 nëntor pas hetimeve të vazhdueshme për korrupsion. Ai udhëhoqi delegacionin ukrainas në Gjenevë, por nuk ishte pjesë e ekipit në Florida. Podolyak, i cili ishte këshilltar i Yermakut, i tha Current Time se Rusia po përfiton nga skandali i korrupsionit.

“Ata gjithmonë investojnë në nxitjen e konfliktit të brendshëm në Ukrainë, duke e fryrë atë sa më shumë të jetë e mundur. Ata dinë si ta bëjnë këtë, kanë shumë platforma informuese, rrjete sociale që i përdorin për këtë. Dhe, sigurisht, tani e shikojnë këtë konflikt të brendshëm me kënaqësi”, tha ai.

Trump më 30 nëntor paralajmëroi se skandali nuk ishte i dobishëm për procesin e paqes, duke shtuar se “Ukraina ka disa probleme të vogla të vështira”.

Edhe, ndërsa diplomacia po intensifikohet, vrasjet vazhdojnë. Autoritetet ukrainase raportuan të hënën se tre persona u vranë dhe tetë u plagosën në një sulm me raketa ruse në Dnipro. Ndërkohë, zëdhënësi i Kremlinit Peskov u ankua për sulmet ukrainase me dronë ndaj infrastrukturës së naftës në Rusi.

Ai tha se një sulm gjatë fundjavës ndaj infrastrukturës së Konsorciumit të Tubacionit të Kaspikut (CPC) ishte “skandaloz duke pasur parasysh rëndësinë e tij ndërkombëtare dhe përfshirjen e partnerëve ndërkombëtarë”, përfshirë kompaninë amerikane të naftës Chevron.

Kazakistani, një partner në projekt, paraqiti një protestë zyrtare ndaj Qeverisë ukrainase për sulmin, të cilin e quajti “akti i tretë i agresionit ndaj një objekti krejtësisht civil”. Në të kaluarën, Kievi ka thënë se shënjestron industrinë e naftës për t’ia kufizuar Rusisë të ardhurat për financimin e luftës.

Në anën tjetër, Moska e ka mohuar se synon objektiva civile në Ukrainë, pavarësisht provave dërrmuese të sulmeve ndaj shkollave, spitaleve, banesave dhe objekteve të tjera qëkurse e nisi pushtimin e plotë të Ukrainës në shkurt 2022./REL

volodymyr zelensky emmanuel macron

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet