6 Tetor 2023, 21:42
Nga h.k
Bashkëshorti dhe djali i Nargis Mohammad
IRAN-Djali i aktivistes iraniane Nargis Mohammadi, e cili u nderua sot me Çmimin Nobel për Paqen, për luftën e saj kundër shtypjes së grave në Iran dhe promovimin e të drejtave të njeriut, është shprehur tejet i lumtur për çmimin e lartë që i është dhënë nënës së tij. 16-vjeçari, Ali, i cili jeton në Paris bashkë më të atij dhe motrën e tij, tejet i emocionuar është shprehur se teksa emri i nënës së tij i doli në ekranin e telefonit “zemra i ndaloi”.
“Zemra ime ndaloi”, tha Ali më pas në një intervistë nga apartamentit në Paris, ku ai dhe motra e tij binjake, Kiana, jetojnë me babanë e tyre, Taghi Rahmani, bashkëshortin e zonjës Mohammadi.
“Nuk mund të bërtisja në klasë, por isha shumë i lumtur”, shtoi Ali, i cili është ndarë nga nëna e tij që nga viti 2015, dhe ka folur me të për herë të fundit më shumë se një vit më parë.
Ajo po vuan një dënim me 10 vjet burg në burgun Evin të Teheranit për “përhapje të propagandës antishtetërore”. Ndërsa bashkëshorti i saj, Rahmani ka deklaruar se “duam që zëri i popullit iranian të përforcohet nga brenda”.
Ai tha se ai dhe fëmijët e tij nuk kishin folur ende me zonjën Mohammadi për lajmet e saj Nobel, sepse nuk mund të telefonojnë burgun ku ajo mbahet, raporton NYT.
“Ne kemi frikë për nënën time çdo ditë,” shtoi Ali. “Çmimi Nobel është një shenjë që ajo të vazhdojë drejt e të mos e braktisë luftën”.
Ali e përshkroi nënën e tij si “jashtëzakonisht e sjellshme” dhe jashtëzakonisht e vendosur, “dikush që do të thotë gjithmonë të vërtetën, madje edhe me një armë në kokë”.
Ai tha se nëna e tij dëshironte të qëndronte në Iran dhe të vazhdonte mbrojtjen e të drejtave të saj. Por aktivizmi ka pasur një kosto, me familjen që ka frikë për sigurinë e saj çdo ditë dhe jeton në një vend të ndarë nga ajo.
nargis mohammadi
Bota
6 Tetor 2023, 21:14
f.i
Pal Jonson
SUEDI-Suedia do t’i dërgojë ukrainasve një paketë të re mbështetjeje ushtarake me vlerë 199 milionë...
Bota
6 Tetor 2023, 20:36
f.i
Jim Jordan dhe Donald Trump
SHBA- Ish-presidenti amerikan Donald Trump ka miratuar ofertën e kongresmenit konservator Jim Jordan për t'...
Bota
6 Tetor 2023, 20:51
h.k
Foto nga Gjykata në Angli
ANGLI-Siobhan McLean ka kryer marrëdhënie seksuale me një nxënës 15-vjeçar në pjes&eum...
Bota
6 Tetor 2023, 20:48
I>A
DASH
SHBA- Shtetet e Bashkuara kanë dëbuar dy diplomatë rusë nga ambasada në Uashington. Dëbimi erdhi si kundërpërg...
Bota
6 Tetor 2023, 20:35
I.A
Foto ilustruese
SPANJË- Sulmet kibernetike në disa faqe interneti publike dhe private në Spanjë, përfshirë Granad&e...
Bota
6 Tetor 2023, 20:19
f.i
Joe Biden
SHBA- Qeni i familjes së presidentit Joe Biden, Commander, është larguar nga Shtëpia e Bardhë, raporton CNN.
...
Bota
6 Tetor 2023, 20:17
I.A
Statuja
IZRAEL- Autoritetet izraelite kanë arrestuar një turist amerikan, i cili dyshohet se ka thyer skulpturat e muzeut n&e...
Bota
6 Tetor 2023, 19:58
h.k
Gjykata Speciale
KOSOVË-Zyra e Prokurorit të Specializuar njoftoi të premten se i ka arrestuar dy persona në Kosovë, të dysh...
Bota
6 Tetor 2023, 19:55
h.k
Hossam Metwally
ANGLI-Hossam Metwally, 61 vjeç, u burgos për 14 vjet e gjysmë në shtator 2021. Mjeku “i çmendur” ...
Bota
6 Tetor 2023, 19:53
I.A
ushtaret britanike
KOSOVË- Kontingjenti i parë prej 200 ushtarëve britanikë ka arritur në Kosovë të premten, ka njoftuar...