Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen!
20 ...
Bota
Zgjedhjet në Turqi/ Numërohen mbi 66% e fletëve të votimit, Erdogan kryeson ndaj rivalit të tij Kilicdaroglu
Deri më tani janë numëruar rreth 66.7% e votave, nga të cilat Erdogan kryeson me 54.8 për qind të votave, ndërsa ndiqet nga rivali i tij Kemal Kilicdaroglu me 45.2 për qind të votave.
28 Maj 2023, 17:32Nga a.l
Rexhep Tajip Erdogan dhe Kemal Kilicdaroglu
TURQI- Me mbylljen e procesit të votimit për balotazhin në Turqi dhe nisjes zyrtarisht të numërimit, kanë dalë edhe rezultatet e para deri më tani. Siç raportojnë mediat e huaja, deri më tani janë numëruar rreth 66.7% e votave, nga të cilat Erdogan kryeson me 54.8 për qind të votave, ndërsa ndiqet nga rivali i tij Kemal Kilicdaroglu me 45.2 për qind të votave.
Qytetarët turk votuan sot për të zgjedhur presidentin e tyre për 5 vitet e ardhshme. Votimi ka përfunduar rreth orës 17:00 me orën lokale, ndërkohë, ka nisur procesi i numërimit. Turqia nuk ka exit poll, por rezultatet paraprake pritet të vijnë brenda disa orësh. Për zgjedhjen e presidentit të 13-të të Turqisë, rreth 61 milionë votues iu drejtuan sot 191,884 qendrave të votimit.