All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Aktualitet

Bullizohej nga moshatarët e mësuesit, Njësia e Mbrojtjes së Fëmijës e nxori të dhunuar seksualisht, psikologia e NJMF: Ra

6 Maj 2021, 19:18 Nga DOSJA
Bullizohej nga moshatarët e mësuesit, Njësia e Mbrojtjes së
All - Paragraf - 1

FIER- Fiks Fare solli rastin e një fëmije i cili për shkak të bullizimit nga mësuesja dhe nxënësit ka shkuar deri në mendime për vetëvrasje, ndërkohë Njësia e Mbrojtjes së Fëmijëve në raportin e hartuar prej tyre thonë se fëmija ka patur dhunë seksuale dhe se kjo është e dokumentuar, duke mos u marrë kështu fare me problemin e tij në shkollë. Pas ankesës së nënës , zyra pohon se formati ka qenë i gatshëm : Kemi bërë gabim në printim.

Në emisionin Fiks Fare ankohet Adelina Pjetri nga Fieri e cila ankohet për bullizmin që i është bërë djalit të saj 16 vjeçar nga mësuesit dhe shokët në shkollë. Gjë e cila ka rënduar shumë anën psikologjike të adoleshentit sa e ka çuar deri në veprime ekstreme, t’i bëj keq vetes. Adelina shprehet se djali i saj ka jetuar në Greqi deri në shtator të vitit 2020. Pas kësaj kohe ka ardhur në Shqipëri ku dhe e kanë regjistruar për të vazhduar studimet në një shkollë publike në Fier në klasë të nëntë. Meqënëse fëmija vinte nga një sistem tjetër shkollor por edhe shoqëror për mos ta patur të vështirë të përshtatjen, nëna ka kërkuar që fëmija të kishte përkujdesje nga shërbimi psiko social i shkollës. Ndërkohë që djali kishte bërë disa mungesa në shkollë një nga mësuesit e kishte vënë para përgjegjësisë duke i thënë se nuk do ta kalote klasën duke bërë mungesa. Por kishte shtuar edhe se 16 vjeçari ishte i regjistruar si i paligjshëm në shkollë.

Nëna tregon se që nga ky moment gjëndja psikologjike e të birit është rënduar shumë deri në mendime për të dëmtuar veten e tij. Ndërkohë që fëmija kishte këtë problem ajo iu drejtua Njësisë së Mbrojtjes së Fëmijëve . Por kjo njësi nuk u morë me problemin, me marrëdhënien mesues fëmijë, por me marrëdhënien nënë -djalë ku në fund të një raporti shënojnë se djali është i dhunuar seksualisht. Madje shkojnë edhe më larg kur thonë se për dhunën seksuale kanë prova. Adelina rrëfen se kjo gjë do të jetë shumë e rëndë për 16 vjeçarin kur ta lexojë këtë raport dhe ka kërkuar që të takojë psikologen e Njësisë së Mbrojtjes së Fëmijëve për një shpjegim, se si kishte arritur ajo të dilte në këtë përfundim dhe çfarë provash kanë? Punonjësja hedh poshtë dhunën seksuale tëk 16 vjeçari por i pohon se është bërë një gabim në printimin e raportit. Ajo pohon se formati i raportit ka qenë i gatshëm, ky gabim do rregullohet sipas psikologes dhe dosja do të bëhet nga fillimi.

Për të kuptuar më shumë se çfarë masash janë marrë në shkollën ku 16 vjeçari është bullizuar dhe dhunuar nga stafi i mësuesve dhe nxënësit gazetarët e Fiksit shkojnë për të takuar drejtoreshën e shkollës “Sheq”. Edhe pse e kanë pritur 2 orë drejtoresha kërkon që gazetarët t’i lënë kërkesë me shkrim. Por pas këmbënguljes së tyre drejtoresha thotë që mësuesja ka gabuar që është shprehur ashtu para djalit. Për këtë është ngritur një komision disipline, por nuk i ka dhënë vërejtje. Gjithashtu drejtoresha thotë se në shkollë është ngritur një komision për të vlerësuar se në çfarë klase duhet të shkojë fëmija dhe se ky komision ka vendosur se fëmija duhet të rregjistrohet në klasë të 9-të. Kur gazetarët e pyesin drejtoreshën se komisioni duhej ngritur në shkollë apo në ZVA, ajo anashkalon pyetjen duke kërkuar serish kërkesë me shkrim. Largohet duke thënë se i vjen keq për gjëndjen psikologjike të djalit. Gazetarët e Fiksit lënë një kërkesë me shkrim në Zyrën Arsimore Vendore mbi procedurat që jane ndjekur për regjistrimin e fëmijës . Po ashtu shkojnë edhe në bashki në Njësinë e Mbrojtjes së Fëmijëv, por nuk eshtë kthyer përgjigje nga asnjë institucion deri më sot. Gazetarët pyesin edhe psikologen private e cila thotë se djali ka shkuar deri në mendime për të dëmtuar veten nga bullizmi në shkollë dhe nga mësuesja që në klasë i ka thënë ti ligjërisht nuk je në këtë shkollë. Fiksi solli telefonatën e mësueses Alkida Mehmeti me maman e 16 vjeçarit që u bë shkak që gjendjen e tij të degradojë.Ajo tregon se e ka dhunuar 16 vjeçarin dhe se në atë shkollë mësuesit ushtrojnë dhunë ndaj nxënësve duke i rrahur . Vetë mësuesja shprehet ” kam zënë mend pas rastit të 16 vjeçarit, nuk do ushtroj më dhunë”.

TOP CHANNEL

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet adelina pjetri bullizim adelina pjetri bullizim

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë