Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Politike
‘Çdo shqiptar i mërzitur ka të drejtë’/ Rama i bindur: Më 25 prill s’diskutohet kush fiton… Kush i bëri këto?
6 Prill 2021, 09:06Nga DOSJA
KORÇË– Kryeministri Edi Rama, edhe në Korçë, nuk është ndalur ndaj sulmeve të pandemisë së koronavirusit. Në fjalën e tij, Rama u shpreh i bindur se forca politike që ai drejton do të dalë fitimtare nga zgjedhjet e 25 prillit. Ndërsa ka shtuar se në vend ka shumë qytetarë të pakënaqur, por u ka dhënë të drejtë duke mos e kursyer as autokritikën.
“Është ulur importi sepse prodhimet vendase kanë më shumë hapsirë në tregun e brendshëm. Ka akoma fermerë që i hedhin mollët, por zgjidhja halucinante që propozon profesor Edmond Spaho është pikërisht një aryse pse duhet refuzuar. Është idioteske. Do mbyllen doganat sa të shisni ju prodhimet. Tallëse! Do heqim traun sa të kaloni ju, thonë nga veriu. Me se do ta bëjnë? Apo me sapun? Kush ta hajë, le ta hajë. Pse ku jemi këtu? Në mes të luftës, duke u kacafytur me virusin, ndërkohë që vendet e tjera mbyllen, ne tani rrimë dhe infektojmë njëri-tjetrin për çudira që do ndodhim. Firmosim marrëveshje rrugëve që nuk i duhen as dreqit. Çdo shqiptar i mërzitur sot ka të drejtë. Ka të drejtë që do më shumë. Si jepet më shumë? Me Vehbiun, apo me Suden? Jepet më shumë me punë. Si do e fusin Shqipërinë në BE? Me se do ta fusim. Ta mendosh që ka njerëz që u besojnë verbërisht. Më 25 prill nuk diskutohet kush fiton. Se fiton PS, kjo nuk diskutohet! Problemi është si fitohen luftrat, si shkohet nga këtu atje? Deri dje duhet të kalojë gropat, sot ka një bulevard, kush e bëri këtë? Janë bërë të gjitha me vizion dhe me punë. Me këmbëngulje dhe durim të madh,”-tha Rama.
TIRANË-Kryeministri Edi Rama tha ditën e sotme nga Korça se Partia Socialiste nuk është thjesht një parti por një komunitet. Kreu i qeverisë tha se ...
KORÇË– Kryeministri Edi Rama është përballur me një fans të tij të zjarrtë, i cili e ka përshëndetur nga larg duke bërtitur. I bezdisur se qytetari ...
TIRANË– Kryetari i Partisë Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi është ndalur ditën e sotme në Fier në vijim të turit elektoral për zgjedhjet parla...
KORÇË– Kryeministri Edi Rama ka treguar se qeveria e tij i ka siguruar vaksinat anti-COVID, duke shtuar se të gjithë pa dallim preference politike p...
TIRANË– Partia Demokratike doli në një deklaratë për mediat ditën e sotme. Ishte ish-deputetja Jorida Tabaku e cila bëri përgjegjës për humbjen e gjyqit në...
SHKODËR– Bashkëbisedimi me të rinjtë në Vaun e Dejës nxorri në pah një tjetër synim që kryedemokrati Lulzim Basha do të bëjë në arsim nëse vjen në pu...