Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
All - General - 1
Bota
Çështja Ukrainë-Bosnje! Mblidhen në Bruksel ministrat e Jashtëm të BE-së
21 Shkurt 2022, 07:52Nga DOSJA
All - Paragraf - 1
Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian takohen të hënën në Bruksel për të diskutuar për krizën në Ukrainë dhe situatën e sigurisë në Bosnje e Hercegovinë. Në Bruksel pritet të marrë pjesë edhe ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba, pasi kriza në Ukrainë është në krye të agjendës së takimit të ministrave të BE-së.
Shtetet e Bashkuara dhe shtetet e tjera perëndimore kanë thënë se Rusia ka vendosur që ta pushtojë Ukrainën, teksa ka grumbulluar mbi 150,000 trupa përgjatë kufijve ukrainas. Por, Moska vazhdimisht mohon se ka plane për pushtim.
Po ashtu, ministrat e Jashtëm të BE-së pritet të diskutojnë për situatën e përkeqësuar të sigurisë në Bosnje e Hercegovinë.
Shefi i diplomacisë së BE-ë, Josep Borrell, ndezi alarmin më 20 shkurt, pasi nacionalistët kroatë të Bosnjës paralajmëruan se do të prishnin zgjedhjet e ardhshme, dhe do të formonin rajonin e tyre.
Borrell paralajmëroi se situata “është më shqetësuese se kurrë” në Bosnje, që veçse është e ndarë në Federatën Boshnjake-Kroate dhe në entitetin e dominuar nga serbët, të quajtur Republika Sërpska.
“Situata në Bosnje është më shqetësuese se kurrë. Nuk ka qenë kurrë e lehtë, por tendencat devijuese tani janë vërtet shumë shqetësuese”, tha Borrell./REL
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, është pajtuar në parim për një samit me presidentin rus, Vladimir Putin, gjatë ditëve të ardhshme, derisa lideri ...
Gjithnjë e më shumë njerëz në Gjermani përdorin një celular, por në të njëjtën kohë, do të shiten gjithnjë e më pak aparate. Ky është rezultati i një prognoze t...
Gjermania ka ndryshuar dje listën e vendeve me rrezikshmëri të lartë. Heqja e vendeve nga lista do të thotë se udhëtarët nga këto vende nuk kanë nevojë t’u përm...
RUSI – 433 refugjatë nga rajoni lindor i Ukrainës, Donbas mbërritën sot me tren në rajonin e Vollgogradit në Rusi. Autoritetet lokale dhanë lajmin se ky ë...
UKRAINË/RUSI – Presidenti i Rusisë Vladimir Putin dhe homologu i tij ukrainas Volodimir Zelenski kanë pranuar të negociojnë si pjesë e Grupit Tripalësh të ...
SHBA – Një qen është ribashkuar me pronarët e tij në Kaliforni pas humbi prej 12 vitesh. Zoey u soll me një makinë në shtëpinë e saj të dikurshme. Ajo ish...
KOSOVË – Në Kosovë viti që e lamë pas shënoi rritje të numrit të rasteve të dhunës ndaj gruas. Vetëm gjatë vitit 2021, një mijë e 986 gra kanë qenë v...