Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
All - General - 1
Sport
CHAMPIONS LEAGUE/ Real Madrid shumë i fortë për Atalantan, Manchester City nuk e diskuton Borussia Mönchengladbach
16 Mars 2021, 21:59Nga DOSJA
All - Paragraf - 1
EUROPË– Kanë përfunduar dy ndeshjet e Champions League për raundin e 1/8-tave. Real Madrid ka kaluar në raundin tjetër duke mposhtur Atalantën me shifrat 3-1,ndërkohë që përballja e parë zhvilluar në Bergamo kishte përfunduar me shifrat 0-1 për skuadrën spanjolle. Rezistenca e Atalantës zgjati vetëm 34 minuta, sepse Real Madrid gjeti avantazhin, më shumë për gabimin e kundërshtarit.
Pikërisht pas një pasimi të gabuar të portierit Sportiello që i dha mundësinë Modric të rrëmbejë topin e të shërbejë për Benzema një mundësi që francezi nuk e humbi. Italianët pësuan edhe golin e dytë në minutën e 60-të, kur Sergio Ramos shndërroi në gol 11-metërshin në favor të Los Blancos. Sportiello kuptoi vetëm krahun, por e kishte të pamundur të ndalonte konkluzionin e kapitenit spanjoll.
Italianët shënuan golin e nderit me anë të Muriel në minutën e 83-të,por vetëm kaq, sepse madrilenët shënuan 5 minuta nga përfundimi i ndeshjes me anë të Asensios.
MANCHESTER CITY- Borussia Mönchengladbach 2-0
Ndërkohë që takimi tjetër Manchester City- Borussia Mönchengladbach nuk prodhoi asnjë histori pasi anglezët kalojnë në raundin tjetër duke fituar me shifrat 2-0, po me këtë rezultat përfundoi edhe takimi i parë. Goli i parë u realizua nga De Bruyne në minutën e 12-të. I dyti u shënua nga Gundogan, me turkun që dërgon topin pas shpinës së portierit. Pjesa e mbetur shërben thjeshtë për adminsitrim rezultati, pasi fati i kualifikimit ishte vulosur tashmë.
E.Ç (Dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË-Sot është ditëlindja e një ish-legjende.Arben Minga do të festone sot 62-vjetorin e lindjes së tij me familjen, njerëzit e dashur, kolegët dhe tifoz...
GJERMANI-Telashe për Kingsley Coman. Futbollisti francez u refuzua të hynte në qendrën stërvitore dhe u gjobit nga Bayern Munich për makinën që drejtonte. Klubi...
TIRANE – Presidenti i Republikës, zoti Ilir Meta, në shenjë respekti dhe vlerësimi për kontributin e tyre ndër vite, sot ka nderuar me titullin e lartë “Mjeshtë...
KOSOVE – Për shkak të gjendjes së rëndë financiare, klubi kosovar i Ferizajt është në prag të falimentimit dhe tërheqjes nga kampionati i ligës së pare. P...
ITALI-Momenti i vështirë për Arturo Vidal, që i është nënshtruar një operacioni në menisk, por kiliani ka nga se të marrë forcë: e fejuara e tij Sonia Isaza ësh...
TIRANE – Luan Shpuza, ish-futbollist dhe menaxher futbolli, ishte i ftuari i gazetarit Altin Sulçe në “Sport Magazine” në Ora News, ka folur mbi situatën...
TIRANE – Skuadra verilindore e Kukësit, nesër përballë Teutës në “Niko Dovana”, luan nesër fatet e sezonit. Kjo, pasi kualifikimi për në gjysmëfinalet e K...
ARGJENTINË-Diego Maradona Junior, djali i ish-futbollistit argjentinas, ishte i ftuar në emisionin “Tiki Taka”. Ai u pyet nëse ndonjë ditë do të donte të s...
Sport16 Mars 2021, 17:08
KROACI-Zdravko Mamic gjatë ditës së sotme ka mbajtur një konferencë për mediat në qytetin e Mostar, Bosnje Hercegovinë në të cilën ka folur si i arratisur nga d...