Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
SHQIPËRI– Vijon beteja me koronavirusin në vend. 562 persona janë infektuar nga pandemia e COVID-19, nga të cilët 26 prej tyre kanë humbur betejën me koronavirusin.
Nga 14 rastet e reja në vend, 7 i përkasin Krujës, 5 raste në Tiranë, 2 raste në Shkodër, duke e riaktivizuar vatrën në këtë qytet pasi disa ditësh pa të infektuar. Mësohet se të infektuarit në Shkodër, janë një infermier në repartin e reanimacionit dhe i infektuari tjetër është një efektiv i Ndërhyrjes së Shpejtë në Shkodër, i cili pas shenjave është izoluar, ndërkohë tamponi u është bërë edhe kolegëve që kanë pasur kontakt me të por fatmirësisht kanë rezultuar negativë.
Dosja.al ka mësuar se 7 rastet e reja me koronavirus në Krujë kanë lidhje me fasonerinë e mbyllur dy ditë më parë. Të infektuarit e rinj janë të të njëjtës fabrikë, ku u shfaqën edhe rastet e mëparshme. Gjashtë prej tyre janë femra ndërsa vetëm një është mashkull i moshës 65-vjeçare. Gjithashtu mësohet se 4 prej tyre jetojnë në zona rurale, dhe 3 jetojnë në qytet.
Por ka edhe lajme të mira. 314 persona janë shëruar, ndërsa në spitalet COVID po marrin aktualisht shërbim 34 pacientë. Shumica prej tyre po trajtohet në spitalin Infektiv ose ndryshe ‘Covid 1’, ndërsa të tjerët janë shtruar tek “Shefqet Ndroqi” ose siç quhet ndryshe ‘Covid 2’. Nesër pritet të nisë hetimi inteligjent për të izoluar vatrat e pandemisë.

Në Infektiv, 6 prej të shtruarve janë në terapi intensive. Ndërsa nga 8 të shtruarit “Shefqet Ndroqi”, 4 pacientë janë në terapi intensive në gjendje të rënduar, ndërsa 4 prej tyre janë në pavion.
Për shkak të uljes së numrit të të infektuarve qeveria ka vendosur edhe lirimin e masave të marra për parandalimin e pandemisë, duke bërë që pak nga pak qytetarët t’i rikthehen jetës normale.
Megjithatë kanë bërë thirrje për kujdes pasi ekziston rreziku i një vale të dytë shpërthimi, prandaj ekspertët rekomandojnë përdorimin e maskave dhe dorezave në ambientet e mbyllura.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
SHQIPËRI– Një grup emigrantësh nga Siria mes të cilëve dhe një minoren, ishin ndër të paktët këmbësorë përgjatë rrugës Lezhë-Laç të enjten, nd...
TIRANË– Fatjona Rrasa ka përfunduar studimet e larta për Mjekësi të Përgjithshme dhe ka punuar për 6 vite si Mjeke Familje në qytetin e Durrësit. &Cc...
TIRANË– Disa qytetarë të zonës së Astirit, në Tiranë kanë nisur të hedhin valle, pa u shqetësuar fare se rreth tyre ka polici. Në një video të publikuar ng...
TIRANË– Primo Shllaku, vëllai i Bruno Shllakut, që u shtrua në QSUT, pasi pësoi hemoragji cerebrale, shprehet se nuk e takon dot të vëllanë. Në një prononc...
SHQIPËRI– 155 shqiptarë, 110 nga Roma dhe 45 nga Stambolli janë riatdhesuar ditën e sotme. Mësohet se shqiptarët kanë zbritur në Rinas dhe më pas jan...
TIRANË– Ambasada Amerikane ka dhuruar pothuajse 800.000 dollarë për rikonstruktimin dhe ruajtjen e monumenteve të kulturës në vend, që u dëmtuan nga ...
TIRANË– Nevila dhe Arbër Gjermeni, një çift mjekësh që aktualisht shërbejnë në spitalin Infektiv kanë 40 ditë pa parë fëmijët e tyre. Që në mo...
HOLLANDË– Tre shqiptarë dhe një turk janë vënë në pranga një ditë më parë nga policia e Roterdamit, pasi janë kapur me 1459 kg kokainë të pastër. Mediat lo...
TIRANË– Aktori Bruno Shllaku ka pësuar hemoragji cerebrale dhe është shtruar në spital pasditen e sotme. Mësohet se Shllaku, ndodhet në reanimacion në QSUT...
TIRANË– Është botuar në Fletoren Zyrtare akti normativ i Qeverisë që fal gjobat dhe kthen patentat e marra për 3 vitet e fundit si dhe makinat e...