All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Politike

COVID-19 në Shqipëri/ Basha shkon në Lushnje, takim me qytetarët: Rama po i kushton Shqipërisë jetë njerëzish, populli i

10 Nëntor 2020, 10:10 Nga DOSJA
COVID-19 në Shqipëri/ Basha shkon në Lushnje, takim me
All - Paragraf - 1

LUSHNJE– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte në qytetin e Lushnjes ditën e sotme, ku edhe zhvilloi një bisedë me qytetarët lidhur me pandeminë e koronavirusit në Shqipëri. Basha vijoi me akzuat e tij ndaj kryeministrit Edi Rama, për të cilin shprehet se nuk po e përballon si duhet pandeminë e koronavirusit. Duke përmendur edhe njëherë se shefi i opozitës tha se qeveria në vend që të ndihmojë qytetarët në kohë pandemie, paratë i çon tek miqtë e kryeministrit.

“Edi Rama po i kushton Shqipërisë jetë njerëzish. Pasi shkatërroi ekonominë po shkatërron jetët dhe shëndetin e shqiptarëve dhe kjo vetëm e vetëm për të mbrojtur aferat e tij korruptive. Vetëm e vetëm për të vazhduar edhe në kohë pandemie vjedhjen e parave të qytetarëve.  E mbani mend se çfarë bëri në kulmin e pandemisë? Hapi tendera sekretë, tendera të cilët janë të përshtatshme vetëm për të blerë armatim ushtarak apo për të tjera sekrete të mbrojtjes. Ky e përdori këtë procedurë për të justifikuar vjedhjen në kohë pandemie,”-u shpreh Basha

FJALA E PLOTË E BASHËS:

Ndër premtimet e pa mbajtura qëndron edhe premtimi për shëndetësi falas që më pacipësi e përsëriti edhe para disa ditësh ndërsa kaloi buxhetin e fundit të qeverisë së tij në ikje.  Shëndetësi falas! Shëndetësi falas premtoi! Shikoni ku jemi sot. Sot u krahasua me Gjermaninë dhe me Francën. Ra me këmbët e tij brenda. Gjermania jep 24 përqind të prodhimit të brendshëm bruto (GDP) kundër COVID dhe për të ndihmuar njerëzit në nevojë, për të ndihmuar bizneset që po falimentojnë, për të mbajtur të hapura vendet e punës. Franca 23 përqind të GDP. Po ky? Sipas FMN-në më pak se 1 përqind, 0.89 përqind ka dhënë kundër COVID-it. Pse? Sepse lekët që ua merr shqiptarëve, paratë e taksave të shqiptarëve në vend që ti investojë tek shëndetësia, në vend që ti investojë për të ndihmuar familjet në nevojë, në vend që t’jua japë të papunëve dhe familjeve në nevojë të cilët në këtë periudhë pandemie janë shtuar e dyfishuar, këto para i transferon prapë tek miqtë e tij, tek mafia e plehrave. Edhe këtë javë 800 milion lek të taksave tuaja, banorëve më të varfër të Ballkanit ia ka dhënë inceneratorit të Elbasanit. Imagjino se sa familje mund të kishte ndihmuar me këto para që kanë humbur edhe vendin e vetëm të punës sepse kryefamiljari apo kryefamiljarja janë larguar nga puna apo biznesi është mbyllur. Imagjino se sa pensionistë mund të ndihmonte me atë atë çekun që kemi propozuar ne, 20 mijë lek në muaj për të paguar të paktën shpenzimet shtesë për shkak të pandemisë. Imagjinoni se sa të sëmurë nuk do të dergjeshin apo edhe nuk do të vdisnin nga COVID nëse këto para do të shkonin për të rimbursuar paketën e ilaçeve kundër COVID-it që në rastin më të mirë shkon 50-100 mijë lek, mesatarja 600 mijë lek, shkon në 1 milion e 200 mijë lek për një të sëmurë. Po për dy? Po për tre? Imagjinoni se çfarë do të kishte mundur të bënte nëse paratë do ti çonte tek spitalet?! Nëse këtu në Lushnjë, në Fier, në Durrës e kudo në Shqipëri në spitalet rajonale njësoj si në Kosovë apo në Maqedoni do të kishin repartin e posaçëm për të trajtuar të sëmurët me COVID. Imagjinoni nëse këto para do të jepeshin që edhe mjeku i familjes të trajnohej dhe të kishte protokoll të gatshëm për të sëmurët me COVID. Nuk po flasim më për vende pune. Nuk po flasim më për bukën e gojës, po flasim për jetët e njerëzve. Edi Rama po i kushton Shqipërisë jetë njerëzish. Pasi shkatërroi ekonominë po shkatërron jetët dhe shëndetin e shqiptarëve dhe kjo vetëm e vetëm për të mbrojtur aferat e tij korruptive. Vetëm e vetëm për të vazhduar edhe në kohë pandemie vjedhjen e parave të qytetarëve. Po çfarë do të bënte Lulzim Basha nëse sot do të ishte kryeministër? Pyetje të cilës ai i dha përgjigje nga Lushnja. Shumëkush që kërkon garancitë se me ne do të jetë ndryshe, pyet: si do ta zgjidhësh këtë problem? Edhe sot më pyetën gazetarët e shëndetësisë: Çfarë do të bësh ti? Si do të mundësosh që mjekët dhe infermierët të kenë mjaftueshëm paga, mjete mbrojtëse, ilaçe, pajisje për tu përballur me COVID-19, për tu përballur me të sëmurët e tjerë që po vdesin trotuareve, siç e patë para disa javëve.  Përgjigja është fare e thjeshtë: Një qeveri dhe një kryeministër nuk gjykohet nga llafet as nga ajo që vesh apo zhvesh. Një kryeministër dhe një qeveri gjykohet nga çfarë bën me taksat e shqiptarëve. Çfarë bën me taksat që iu mbledh njerëzve, si i shpenzon lekët. Ky e ka bërë të qartë. Edhe në kohën e pandemisë kur e gjithë bota është ngritur dhe paratë e buxhetit i çon për të trajtuar të sëmurët, për të testuar dhe parandaluar dhe për të ndërprerë zinxhirin e infeksionit, për të pajisur spitalet, për të ndihmuar ekonominë, ky edhe në kohën e pandemisë vazhdon e vjedh. Madje e ka shtuar ritmin e vjedhjes, siç e shton çdo hajdut kur e di që është dita e fundit.  E pra ne nuk mund ta pranojmë kurrë këtë. Vendimi i parë që do të marrim, vendimi i parë që do të marr është që shpenzimet e parave të shqiptarëve nuk do të shkojnë më për klientët e kryeministrit, nuk do të shkojnë më për grupet mafioze që kanë kapur ekonominë për fyti, nuk do të shkojnë për oligarkët që marrin 10 përqind të prodhimit të brendshëm bruto krahasuar me 3 përqind që është vendi i dytë më i lartë në Europë, por do të shkojnë drejtpërdrejtë tek njerëzit. Basha solli si shembull konkret zgjidhje planin me 5 pika të propozuar nga PD, plan i cili do të kishte shmangur sipas tij këtë situatë që gjendet vendi sot. Por sipas Bashës, Edi Rama se ka mendjen tek njerëzit dhe shëndetësia, por tek tenderat sekretë në kulmin e pandemisë. I kemi dalë me planin tonë me 5 pika ku pika e parë është shëndetësia. Është rritja e numrit të testimeve. E para dhe mbi të gjitha janë testimet. Ja ku kemi ardhur. Nga momenti që dikush referohet nga mjeku i familjes për tu testuar për COVID, deri sa i bëhet testimi shkon një javë edhe dy javë, pastaj edhe një javë tjetër për të ardhur përgjigja. Në këto kohë shumë njerëz kanë humbur jetën nga COVID-i sepse Edi Rama në vend që të blejë pajisje për testimet vazhdon të paguajë miqtë e tij me pesëfish apo gjashtëfish çmimin e tregut. E mbani mend se çfarë bëri në kulmin e pandemisë? Hapi tendera sekretë, tendera të cilët janë të përshtatshme vetëm për të blerë armatim ushtarak apo për të tjera sekrete të mbrojtjes. Ky e përdori këtë procedurë për të justifikuar vjedhjen në kohë pandemie. E kuptoni se pse e bëri sekret?! Sepse bleu një maskë me dyfish çmimin që shitej në farmaci. Shteti i Edi Ramës bleu maska me dyfish çmimin që shiteshin ato me pakicë në farmaci. Nuk ka më askush iluzione dhe shpresë se ky njeri mund të ndryshojë kurs dhe kjo është arsyeja se pse të gjithë i kanë sytë nga ne.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike basha ne lushnje 10 nentor 2020 lulzim basha basha ne lushnje 10 nentor 2020 lulzim basha

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll
Politike 10 Nëntor 2020, 08:33

TIRANË- Ambasadorja e re e Francës Elisabeth Barsacq, në një takim në Elbasan ka folur edhe  për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Në një pron...

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd