Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË – Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi mblodhi sot drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit për të diskutuar lidhur me veprimtarinë e forcave të rendit ndaj kultivimit të drogës. Së bashku me drejtorin e Policisë së Shtetit, Gledis Nano, Çuçi theksoi se nga mesi i këtij viti do fillojë kontrolli i territorit me satelitë. Lidhur me ndëhyrjen nga policia, Çuçi u tha drejtuesve të rendit se nuk do të kenë asnjë presion prej tij, por për çdo sinjal të ndërhyrjeve nga elementë apo struktura politike, ata duhet të raportojnë.
Ai i paralajmëroi krerët e policisë që të mos mbyllin sytë përpara këtyre rasteve, pasi në të kundërt rrezikojnë karrierën e tyre.
“Besoj që këtë vit të fillojmë me një risi në pjesën e kontrollit të territorit. Diku nga mesi i vitit do të kemi shërbimin satelitor që do të na prodhojë gati përditë foto të pjesëve të territorit të Shqipërisë, në ato zona që janë edhe më sensitive. Mund të kemi një avantazh tjetër që do të na krijohet për shkak të kontrollit të përditshëm të territorit nga sateliti. Me shpresë gjithashtu që nga fundi i vitit të fillojë edhe monitorimi me dronët super-inteligjentë. Por besoj se me satelitë do të fillojë më shpejt.
Presionin politik për të mbyllur një sy apo për të toleruar diku e keni zero. Nga ministri apo kryeministri as që nuk diskutohet. Por çfarëdolloj sinjali sado të tërthortë që mund të merrni nga çdo faktor politik sado i lartë të jetë duhet ta refuzoni me forcë dhe të më bëni me dije mua drejtpërdrejt. Nëse i shkon nëpërmend njeriut të mbyllë një sy në lidhje me këtë gjë, do t’i shkatërrohet karriera. Dua që gjithsecili këtu ta kuptojë kështu siç e thashë unë. Ju lutem shumë të mos bëjë gabim njeri që të tolerojë apo mbyllë sytë. Ju jepet juve mundësia që të bëni një gjë të mirë për Shqipërinë. Dhe mbase nuk mund të ketë gjithnjë momente të tilla gjatë karrierës tuaj”, u shpreh ministri i Brendshëm Bledi Çuçi.
LAJMI KRYESOR: Çuçi e Nano-policëve: S’identifikohemi me kanabis, korrupsioni, shkatërrim karriere
(d.v/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
TIRANË– Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi zhvilloi sot një takim me krerët e Policisë së Shtetit, mes tyre edhe Drejtorin e Përgjithshëm ...
KORÇË – Shërbimi i çështjeve të Brendshme dhe Ankesave arrestoi një person dhe procedoi 3 punonjës të policisë lidhur me organizimin e ...
TIRANË – Preidenti i Republikës Ilir Meta i ka kërkuar informacion Gjykatës Kushtetuese lidhur me procesin e shkarkimit të tij nga Kuvendi i Shqipëri...
DURRËS – Gjykata e Durrësit caktoi masën “Arrest në burg” për 34-vjeçarin Arlen Hasanaj, i cili akuzohet për shpërthimin e një sas...
DURRËS – Avokati i Arlen Hasanajt, 34-vjeçari i cili u la në burg nga Gjykata e Durrësit për shpërthimin me tritol në shtëpinë e presidentit t...
TIRANË – Një 39-vjeçar i dënuar me 4 muaj për korrupsion u arrestua sot nga policia e Tiranës. Shtetasi me inicialet A.M. rezulton se është dë...
DURRËS – 34-vjeçari Arlen Hasanaj do të qëndrojë në burg deri në përfundim të hetimeve lidhur me shpërthimin me eksploziv të banesës së presid...
TIRANË – Një 55-vjeçar është arrestuar nga policia e Komisariatit nr.3 në kryeqytet pasi ka dhunuar nëj punonjës të policisë rrugore. Sipas in...
TIRANË– Disa të shtëna me armë zjarri kanë terrorizuar banorët e zonës së njohur si Kodra e Priftit në Tiranës. Gjatë mbrëmjes së djeshme në Komisari...
TIRANË- Dosja.al ka rënë pre e sulmeve kibernetike. Prej ditës së hënë, 24 Janar, Dosja.al dhe portale të tjera në vend kanë pësuar probleme në aksesin e m...