Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
All - General - 1
Aktualitet
Çuçi u jep “porosi” policëve për krimet mjedisore: Prioritet, njësoj si vrasjet!
10 Nëntor 2021, 11:34Nga DOSJA
All - Paragraf - 1
TIRANË– Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi dhe Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro zhvilluan një takim me drejtuesit qendrorë, vendorë dhe të kufirit me Policinë e Shtetit. Në vijimësi të fjalës së kryeministrit Edi Rama dje në takimin për prezantimin e buxhetit 2022, edhe sot fokusi ishte tek ndëshkimi i krimeve mjedisore.
Ministri Çuçi kërkoi nga strukturat policore klasifikimin e krimeve mjedisore, me të njëjtin prioritet si ndaj luftës për krimin e organizuar, duke kërkuar reagime nga “blutë” e vendit.
“Për çdo metër katror territor dhe dëmtim që ndodh në të, do të ketë përgjegjës dhe përgjegjësi të punonjësve të Policisë,” tha ai, ndërsa shtoi se nuk do të ketë asnjë tolerim për shkelësit.
Ndërsa në fjalën e saj, ministrja Kumbaro nënvizoi se përmes akteve ligjore, që janë duke u hartuar nga grupet e punës nga njëra anë dhe bashkëpunimit e koordinimit më të mirë në terren të strukturave të mjedisit, IKMT dhe Policisë së Shtetit, lufta ndaj krimeve mjedisore do të zhvendoset në një fazë të re, intensive.
“Në këtë angazhim do të ketë një rol më aktiv të Bashkive, si përgjegjëse për territorin, por roli i qeverisë qendrore do të jetë më i fortë në mbrojtjen e kujdesin ndaj mjedisit,”-shtoi ajo.
Po ashtu edhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano u shpreh se problematika për çështjet mjedisore qëndron duke premtuar angazhim.
Rreth 200 të dënuar në burgun e Peqinit kanë hyrë në një grevë urie dhe kanë refuzuar ajrimin, pasi sipas tyre po trajtohen në kushte jo njerëzore. Ata i kanë d...
KRUJË– Ditën e sotme, 102 familje në zonën e Bubqit të Bashkisë Krujë do të futen në shtëpitë e tyre të reja të rindërtuara pas tërmetit tragjik të 2...
TIRANË – Shërbimi Informativ i Shtetit ka hapur aplikimet për inspektorët e rinj që do të punojnë në terren dhe jashtë vendbanimit.Në faqen zyrtare, ...
TIRANË– Gjykata e Lartë ka ‘prishur’ vendimin e Apelit për masat e sigurisë së tenderit për uniformat e Policisë së Shtetit. Duke kthyer kështu &cced...
TIRANË- Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për dy vëllezërit Fredi dhe Pajtim Rrushi, të cilët janë të akuzuarit kryesorë për ...
VLORË– Dy persona janë arrestuar në Vlorë, pasi akuzohen për vjedhje dhe plagosje me dashje. Personi me inicialet Th.H, dyshohet se ka vjedhur nën kë...
ITALI– Prej kohësh ai konsiderohej si një nga protagonistët e trafikut ndërkombëtar të drogës mes Shqipërisë dhe Italisë, por tashmë ndodhet pas hekurave....