"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Politike
30 Janar 2021, 15:33Nga DOSJA
BERAT– Kur na ndajnë më pak se 100 ditë nga zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, partitë politike kanë nisur me punën për sigurimin e votave. Partia Socialiste ka besuar në Berat ministrin e Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, për të cilin socialistët janë shprehur besimplotë se do të marrë gjithë mandatet e qarkut. Por Klosi nuk është vetëm…
Përveç Nasip Naços, socialistët kanë marrë nga Lëvizja Socialiste për Integrim edhe Gledion Rehovicën, i cili nuk ka shkuar vetëm.
Bëhet fjalë për Altin Kazazin, i cili është djali i tezës së Rehovicës, anëtar i FRESSH në Berat, por që për të tjerët hiqen si drejtues të LSI-së. Kazazi, për të gjithë ata me memorie të shkurtër, ka pasur detyrën e kryeinspektorit të komanduar të Inspektoratit Shtetëror të Mjedisit, Pyjeve, Ujërave dhe Turizmit, dhe është shkarkuar personalisht nga ministri Klosi.
Por jo vetëm kaq! Më 31 janar të 2018, Kazari është dërguar edhe për ndjekje penale me akuzën e shpërdorimit të detyrës. Por mesa duket tanimë ai është rehabilituar dhe po “shitet” nga socialistët si një qytetar i zhgënjyer nga Lëvizja Socialiste për Integrim, ndërkohë që është përfshirë fort në fushatën e PS-së për qarkun.
Duke marrë parasysh faktet ligjore, dhe kallëzimin e Kazazit, lindin disa pyetje. Cilit version duhet që t’i besojmë nga ministri Klosi? Atij të ministrit të përgjegjshëm që ka dërguar për ndjekje ligjore një abuzues, apo personazhit të ri që ka futur në “gjirin socialist” dhe që po e prezanton si një model për tu ndjekur. Presim përgjigjen…
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Vangjel Dule, kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, ka regauar pas deklaratave që ka dhënë Kryeministri Rama gjatë bashkëbisedimit ...
TIRANË- Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho, i është përgjigjur Kryeministrit Rama, pas deklaratëve që ky i fundit bëri në Korçë, se Shq...
TIRANË– Kryetarja e Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka bashkëbiseduar sot me votuesit për herë të parë në Njësinë nr. 1 në ...
BERAT- Nëse para disa vitesh ishe “trend” nëse kaloje në radhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim, sot në Berat është e kundërta. Kush largohet nga LSI për te...
TIRANË– Kryetarja e Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi në një video që ka ndarë në rrjetet sociale ka ndarë programin e rimbursimit ...
TIRANE- Socialistët po përgatiten për fushatën elektorale të 25 prillit 2021. Sot, kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi njëherazi dhe figura kryesore e PS në...
KORCE– Kryeministri Edi Rama premtoi sot se nëse Partia Socialiste merr mandatin e tretë qeverisës, atëherë në Korçë do të ndërtohet edhe resorti i parë ...
TIRANE– Kryetari i Partisë Demokratike i është përgjigjur deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili përsëriti sot në Korçë se Shqipëria nuk ka “oliga...