Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË- Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka vijuar me sulmet në distancë ndaj ish-kryeministrin Sali Berisha.
I ftuar në studion e emisionit “Debat Plus” në RTV Dukagjini, Thaçi u shpreh se njerëzit e Berishës kanë vrarë gazetarin Ali Uka, në korrik të vitit 1997, pasi donte të publikonte informacione për takimet e fshehta të Berishës me Millosheviçin, Arkanin e Gligorovin.
Presidenti i Kosovës shprehet se Berisha e di me emër dhe mbiemër atë që vrau Ali Ukën, ndërsa shtoi se ky i fundit ka qëndruar dhe ka pirë në një tavolinë me dy nga këshilltarët e Berishës dhe dy persona të tjerë.
Pjesë nga deklarata e Hashim Thaçit:
“Dua të them një fakt për herë të parë. Është e vërtetë se Ali Uka atë kohë pretendonte dhe donte të botonte në shtyp të vërtetën e vrasjes së atdhetarit Remzi Hoxha. Ali Uka punonte në gazetën “Shqiptare”. Remzi Hoxha i cili sipas Aliut kishte bërë zbulimin e takimeve të fshehta në Ohër në mes të Sali Ramë Berishës, Millosheviçit dhe Gligorovit. Pra Presidentit të Maqedonisë, Shqipërisë dhe Serbisë. Aliu fliste hapur me emra dhe mbiemra se kush e kishte arrestuar Remziun dhe si kishte përfunduar i vrarë. Rrëfimi i Aliut të conte direkt në zyrën e Sali Ramë Berishës, tek njerëzit në zyrën e Sali Ramë Berishës. Ndërsa flas për takimin e fshehtë mes Berishës, Millosheviçit dhe Gligorovit në pranverë të vitit 1995. Nuk është folur shumë në publik për këtë. Pretendimi i dytë i gazetarit Ali Uka ishte se kishte zbuluar atëherë skemën e Arkanit në Shqipëri dhe takimet me zyrtarët e lartë të SHISH. Aliu fliste me fakte që Sali Ramë Berisha ishte në dijeni të plotë të qëndrimit të Arkanit dhe Legias në Fushë Krujë dhe Shkodër dhe që kontraktonin dhe merreshin me kontrabandë por para së gjithash të armatimit të njësive paramilitare të serbëve edhe në Kosovë, edhe në Kroaci, edhe në Bosnje. Këto deklarime të tij për mua kanë qenë intriguese. Sali Berisha e di shumë mirë kush e ka vra Ali Ukën. Me emër dhe mbiemër. E di se kur u burgos, si u dënu dhe kur u liru me ndikim të drejtpërdrejtë të Sali Ramë Berishës. Ali Uka ka qëndruar dhe ka pi me të në tavolinë, me dy nga këshilltarët e Sali ramë Berishës dhe dy persona të tjerë”.
Kujtojmë se mes Presidentit të Kosovës dhe ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, prej disa kohësh vijojnë përplasjet në Distancë. Ata akuzojnë njëritjetrin për bashkëpunim me Serbinë. Berisha akuzon Presidentin e Kosovës, se tentoi të vërë në jetë projektet e Millosheviçit për copëtimin e kosovës, me idenë e ndryshimit të kufijve.
(B.B/ Dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Tiranë-Ish-presidenti Bamir Topi në emisionin të “Të Paekspozuarit”, ndër të tjera ka folur edhe prejardhjen e tij. Ai gjatë fjalës së tij hodhi një hipotezë q...
Tiranë- Mbrëmjen e djeshme në emisionin “Të Paekspozurit” , ish-deputeti Agron Shehaj, ka publikuar dokumentet që sipas tij dëshmojnë, se kompania...
TIRANË- Një ditë më parë dolën për publikun mesazhet që ambasadori i BE-së në Tiranë shkëmbente me kryeministrin Edi Rama dhe zyrtarë të tjerë të qeverisë....
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka debatuar në emision me gazetarin Robert Rakipllari. Rama dhe gazetari u përplasën në lidhje me koncensionet e qeverisë dhe...
KOSOVË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar ish-shefin e shërbimeve sekrete Fatos Klosin për vrasjen e ish-ministrit të Mbrojtjes së Kosovës, Ah...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka folur edhe një ehrë në lidhje me përgjimet e pulblikuara në media dhe që janë zyrtarizuar nga Prokuroria.Në një intervistë...
TIRANË- Analisti Fatos Lubonja i ftuar në emisionin “Të paekspozuarit” në “News 24”, teksa flitej për skandalet e koncesioneve, iu drejtua drejtuesit Ylli ...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama e ka konsideruar korrekt dhe brenda kornizës kushtetuese reagimin e presidentit të Republikës, Ilir Meta, sa i përket përpjek...
KOSOVË– Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar në emisionin “Pressing” krahasoi pasardhësin e tij, Edi Ramën me diktatorin Enver Hoxha.Në fjalën e tij...
TIRANË- Analisti Shpëtim Nazarko debatoi në emisionin “360 Gradë” në RTV Ora me ish-deputetin demokrat Ervin Salianji.Nazarko i tha Salianjit se PD ka vjed...