Opozita kërkon Ramën në Kuvend/ Zvërneci bëhet temë dite në seancën plenare, Berisha: Rama u vuri protestuesve topat e ujit. Balla: Projekti do bëhet
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
FOTO/ Ja kush është polici që u vra në krye të detyrës në Maliq 4 Qershor, 09:06 Vrasja e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
RUSI– Një grup prej 18 kombesh, përfshirë Shtetet e Bashkuara dhe Mbretërinë e Bashkuar, kanë shprehur “shqetësim të thellë” ndaj atyre që i kanë cilësuar si “ngacmime në rritje” të Qeverisë ruse ndaj gazetarëve të pavarur edhe mediave tjera në këtë shtet.
Deklarata, e publikuar nën emrin Koalicioni për Liri të Mediave, është nënshkruar edhe nga Ukraina, Maqedonia e Veriut, Australia, Kanadaja, Republika Çeke, Danimarka, Franca, Gjermania, Greqia, Islanda, Letonia, Lituania, Holanda, Zelanda e Re, Sllovakia dhe Sllovenia.
Në deklaratë është thënë se “liria e mediave është shumë e rëndësishme për funksionim të shoqërive të lira dhe të hapura dhe është thelbësore për mbrojtje të të drejtave të njeriut dhe lirive themelore”.
Autoritetet ruse janë akuzuar për shtypje të mediave të pavarura, grupeve për shoqëri civile, aktivistëve dhe pjesëtarëve tjerë të shoqërisë, si dhe për përdorim të të ashtuquajtuarit ligj për “agjentë të huaj”.
Në deklaratë është përmendur edhe se autoritetet ruse në Krime janë duke mbajtur korrespodentin e Radios Evropa e Lirë, Vladyslav Yesypenko nga muaji mars dhe është raportuar se e kanë torturuar atë gjatë ndalimit.
“Më 15 korrik, Yesypenko është paditur dhe mund të dënohet me 18 vjet burgim”, është thënë në deklaratë.
Yesypenko, qytetar me shtetësi ruse dhe ukrainase është ndaluar me dyshimet se ka mbledhur informacione për inteligjencën ukrainase. Ai ka punuar për pesë vjet në Krime, duke raportuar për shoqërinë dhe ambientin në këtë rajon.
Presidenti i Radios Evropa e Lirë, Jamie Fly, e pati përshkruar rastin e ndalimit të gazetarit si shembullin e fundit të fushatës së Kremlinit për të shënjestruar mediat e pavarura.
Në deklaratë po ashtu është përmendur se Radio Evropa e Lirë është gjobitur nga autoritetet ruse në vlerë të 4.4 milionë dollarëve, nën ligjin për agjentë të huaj.
“Duket se Qeveria ruse tenton ta detyrojë Radion Evropa e Lirë që t’i japë fund prezencës disa dekadëshe në Rusi, ashtu siç ka detyruar mbylljen e mediave tjera të pavarura në vjetët e fundit”.
Rusisë i është bërë thirrje në deklaratë që të veprojë në përputhje me përkushtimet ndërkombëtare për të drejta të njeriut dhe të respektojë lirinë e mediave dhe sigurinë e gazetarëve./REL/
Cila mendoni se është alternativa më e mirë:
GJENEVË– Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka thënë se nevojiten miliarda dollarë për ta furnizuar botën me vaksina dhe ilaçe kundër k...
SUEDI– Përgjigjja e Suedisë ndaj përhapjes së koronavirusit të ri, ka qenë shumë e ngadalshme dhe përgatitjet për t’u përballur me pandeminë kanë qenë të ...
BRITANI– Ish-udhëheqësi i partisë laburiste, Gordon Brown i ka bërë thirrje qeverisë britanike dhe vendeve të tjera të G20 që të organizojnë urgjentisht n...
KOSOVË– Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë për media së bashku me ministrin e Bujqësisë, Faton Peci ka folur për një takim të mund...
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë të mbajtur pak minuta më parë ka njoftuar se sot pasdite do të mblidhet Qeveria e Kosovës për...
ITALI- Një shtim i ndjeshëm i rasteve të reja me Covid-19 në Itali ka shqetësuar autoritetet ku javën e fundit janë regjistruar pothuajse dyfishi i infektimeve ...
KOSOVË– Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur para dy ditësh ka vënë saniksione për 7 persona dhe një kompani për lidhje me grupin ushtarak të Lib...
BRITANI– Britania e Madhe mund të hakmerret nëse Franca vazhdon me kërcënimet mes një mosmarrëveshjeje mbi të drejtat e peshkimit pas Brexit, ka thënë sek...
VATIKAN– Papa Françesku u ka kërkuar liderëve botërorë që të marrin “vendime radikale” në samitin global mjedisor të javës së ardhshme në një mesaz...
RUSI– Europa është në krizë për shkak të furnizimit me gaz. Kudo politikanë dhe opinioni publik debatojnë, nëse Rusia në muajt e ardhshëm do të ofrojë në ...