LIVE UPDATES
Aktualitet

DEL VKM- Kush janë kompanitë që po e ndërtojnë portin e ri të Vlorës

11 Maj 2022, 19:13 Nga DOSJA
DEL VKM- Kush janë kompanitë që po e ndërtojnë portin e

TIRANË- Këshilli i Ministrave ditën e sotme i ka hapur rrugë ndërtimit të portit të ri në Vlorë, pas dhënies me koncension të portit aktual, i cili do të shndërrohet në port jahtesh. Për ndërtimin e portit të ri të Vlorës, qeveria u ka dhënë koncencionin 5 kompanive që operojnë në fusha të ndryshme ekonomike dhe infrastrukturore, disa prej të cilave nuk e kanë subjektin e tyre të parë ndërtimin. Por kush 5 kompanitë që do të ndërtojnë portin e ri dhe në cilët fusha janë specializuar? Dosja.al i ka renditur me emrat tregtarë, pronarët dhe fushat e “specialiteteve”. Të gjitha të dhëna të marra në faqe zyrtare. 

AGBES CONSTRUKSION

Pronarët: Arben Goga, Bashkim Ramaj

Veprimtaria: Gërmime dheu në punime eventuale, muraturë e beton arme, prishje dhe punime në tokë të gërmuar, prodhim materiale inerte-gurë, elemente betoni e betonarme të zakonshme, gurë dekorativ, ndërtime civile, industriale, turistike, bujqësore, rikonstruksion, ndërtim banesa me skelet mbi 8 kate, punime të mirëmbajtjes dhe sinjalizimit në rrugë, ndërtim mbi shtesa rrugore, ura, vepra arti, kanalizime, ujësjellësa, izolime mbi dhe nën tokësore nga ujrat, themele të veçanta, punime druri dhe metalike etj. Prodhim asfalto – betoni, grumbullim, transportim dhe riciklim i mbetjeve jo të rrezikshme (mbetje inerte), tregtim të pajisjeve elektronike. Importe- eksporte makineri industriale e ushqimore, linja te ndryshme prodhimi, mjete dhe agregate bujqesore. Ndertime dhe furnizim vendosje te objekteve me karakter bujqesor e blegtoral, thertore etj. Veprimtarite e ekspertizes lidhur me ndikimin ne mjedis perfshire Auditimin Mjedisor,studim dhe vlersim i mjedisit. 2 Grumbullim transportim dhe riciklim i mbetjeve jo te rrezikshme(mbetjet inerte). Transport te lendeve te rrezikshme si nafta, gazi, dhe nenproduktet e tyre.

BESTA

Pronarët:Robert Zyka – 50%, Dhionis Heqimi – 25%, Vullnet Zyka – 25%

Veprimtaria: Tregtim me shumice e pakice, import – eksport te artikujve te ndryshem ushqimor, industrial, buqesor, materiale ndertimi, tregtim te armeve te gjahut. Punime ndertimi, te kategorise 1,2,3,6,9 ne fushen e ndertimit, si punime dheu, murature, betoni, ndertime civile, industriale, turistike, punime restaurimi, rikonstruksione, punime te shtresave te rrugeve, porteve, ujesjellse, kanalizime etj. Tregtim me pakice te lendeve te para, karburant dhe lubrifikant.Tregtim pjesë këmbimi, servis për mjetet dhe makineritë+ lavazho.Ndërtim të kapaciteteve prodhuese të energjisë elektrike.Grumbullim, transportim, ruajtje e mbetjeve të ngurta.Transport i mbetjeve jo të rrezikshme. Transport i ujërave të ndotura.Grumbullim, ruajtje, transportim i mbetjeve urbane, ujërave të ndotura dhe mbetjeve jo të rrezikshme. Stacion transferimi për mbetje jo të rrezikshme. Magazinim dhe /ose trajtim i mbetjeve të tjera të ujërave të zeza urbane duke përfshirë-llumin nga ujërat e ndotura urbane-llumin e cisternave septike-mbetjet e ujërave të zeza nga gropa të hapura-mbetjet nga pastrimi i kanaleve të ujërave të zeza. Punime agroteknike.

Premium Construction & Maintenance

Pronari: Hektor Agalliu

Veprimtaria: Objekti i Veprimtarisë: Ndertim Infrastrukture , ndertime civile , industriale, turistike. Ndertime rrugore, ndertime hidroteknike, rikonstruksione godinash civile.Ndertimin e rrjeteve inxhinierike. Projektim, zbatim, mirembajtje periodike, riparim dhe rehabilitim ne fushen e automatizimit industrial ne makineri , mjete, pajisje, sisteme. Tregtim te artikujve te ndryshem me pakice e shumice, industriale e ushqimore, bujqesore, blegtorale, lengjeve te frutave, pijeve alkolike, ujit – si dhe eksporti i tyre. Tregtim materiale ndertimi, inerte, rere, mermer, etj.Tregtim makineri e pjese kembimi per llojet e ndryshme te makinerive. Prodhim materiale ndertimi. Import-eksport karburantesh dhe transport i tyre.

ARKONSTUDIO

Pronarët: Erjon Këri – 50%, Krenar Dila – 50%

Veprimtaria: Studio projektimi, supervizioni dhe kolaudimi: Masterplane – studime e plane racionale urbanistike, plan rregullues te pergjithshem per qendra te banuara – qytete, studime pjesore urbanistike, projektim objekte civile – industrial – turistike deri 5 kate dhe mbi 5 kate, projektim objekte sportive, projektim interiere, projektim pejsazhi, sistemim siperfaqe te gjelbert, lulishte e parqe, objekte civile – industrial – turistike prej murature e skelet beton/arme deri ne 5 kate dhe mbi 5 kate – objekt me skelet metalik, objekt me shkalle te larte veshtiresie b/ arme, metalike, troje dhe shpate me qendrueshmeri te ulet, instalime h/sanitare, instalime termoteknike – ventilim – kondicionim, linja e rrjete elektrike – telefonike – radiotelefoni – citofoni – sisteme alarmi – televiziv per objekte civile, industriale, turistike, sisteme komplekse te telekomunikacionit, sisteme te furnizimit me gaz, diga, galeri, tunele, furnizim me uje – kolektor shkarkimi, ujesjelles kanalizime urbane e rurale, vepra ujitje – kullimi – uje kolektor shkarkimi, ujsjelles kanalizime urbane e rurale, vepra ujitje – kullimi impjante vaditese – diga deri 10 m – damba, vepra te trajtimit te ujit, vepra hidroteknike: marrje uji, shkarkimi, kulla ekuilibri, porte e pontile, vepra naftesjellese – gazsjelles – vajsjelles, rruge auto kategori e I deri V, shtresa rrugore e sistemim asfaltim, autostrada, pista, aeroporte, helioporte, hekurudha e degezime hekurudhore, ura dhe vepra arti mbi 10 m, estakada, ura metalike dhe te varura, tunele rrugore e hekurudhore, centrale hidraulike dhe termike, impiante te prodhimit dhe shperndarjes te energjiese elektrike – diellor – ere, nenstacione elektrike, primare e sekondare – linja te tensionit te larte, kabina elektrike te rrjetit sheperndareslinja te tensionit te ulet dhe te mesem, sinjalizime ne rruge auto kategori I deri V, autostrada dhe degezime me hekurudhen, sinjalizime ne aeroporte dhe helioporte.

I T E. GRUP

Pronari: Sokol Zotkaj

Veprimtaria: Objekti i Veprimtarisë: Import-eksport dhe tregtimin e te gjitha llojeve te materialeve, makinerive paisjeve dhe impianteve te ndryshme te karakterit elektrik, elektroshtepiak, elektronik, te telekomunikacionit, te destinuara per objekte civile dhe industriale. Prodhimin e paisjeve dhe makinerive te permendura me siper. Kryerjen e veprimtarive te sherbimit e riparimit te karakterit elektrik elektronik te telekomunikacionit e te llojeve te tjera. Projektimin dhe zbatimin e projektimeve dhenien e konsulences,asistences teknike dhe kryerjen e sherbimeve ne lidhje me veprimtarite e mesiperme. Ofrimi i rrjeteve dhe sherbimeve te komunikimeve elektronike. Punime, germime, ndertime e rikonstruksione ne objekte civile dhe industriale.”-Projektim dhe Instalimi impianteve teknollogjike, termike, hidrike, te ventilimit ftohje-ngrohjes (kondicionimit), furnizimit me gaz, i impianteve ngritese dhetransportuese (ashensore, 2 shkallelevizese, transportues), te sinjalistikes rrugore.

VENDIMI I KËSHILLIT TË MINISTRAVE: 

V E N D I M PËR MIRATIMIN E KONTRATËS SË KONCESIONIT/PARTNERITET PUBLIK PRIVAT, PËR PROJEKTIMIN, NDËRTIMIN DHE MIRËMBAJTJEN E “PORTIT TË INTEGRUAR” NË TRIPORT VLORË, NDËRMJET MINISTRISË SË INFRASTRUKTURËS DHE ENERGJISË DHE BASHKIMIT TË OPERATORËVE EKONOMIKË “AGBES CONSTRUCION”, SH.P.K., “BESTA”, SH.P.K., “PREMIUM CONSTRUCTION & MAINTENANCE”, SH.P.K., “ITE GRUP”, SH.P.K. DHE “ARKONSTUDIO”, SH.P.K.

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 26, të ligjit nr.125/2013, “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Miratimin e kontratës së koncesionit/partneritet publik privat, për projektimin, ndërtimin dhe mirëmbajtjen e “Portit të integruar” në Triport Vlorë, ndërmjet Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhe bashkimit të operatorëve ekonomikë “Agbes Construcion”, sh.p.k., “Besta”, sh.p.k., “Premium Construction & Maintenance”, sh.p.k., “ITE Grup”, sh.p.k. dhe “ArkonStudio”, sh.p.k.

2. Ngarkohet Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I   EDI RAMA

(k.m/dosja.al)

Kryeministri Rama, prej disa ditësh po sulmon SPAK për arrestimet nga radhët e PS dhe kërkoi prangosjen e Berishës dhe Metës. Cilat janë arsyet sipas jush?

View Results

aktualitet aktualitet porti i vlores vlore porti i vlores vlore


Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen