“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Sport
Dëmtoi ligamentet e gjurit, Keidi Bare humb sezonin me Espanyol dhe ndeshjet e Kombëtares
28 Prill 2022, 13:14Nga DOSJA
SPANJË– Lajme aspak pozitive nga Spanja për mesfushorin e Kombëtares, Keidi Bare. Mesfushori nuk do të luajë më këtë sezon dhe do të mungojë në pesë ndeshjet e fundit të La Ligas. 24-vjeçari humbet gjithashtu angazhimet me Shqipërinë ku kuqezinjtë në muajin qershor do të luajnë ndeshjet e Ligës së Kombeve, fillimisht me Islandën në transfertë më 6 qershor dhe Izraelin në shtëpi katër ditë më pas.
Gazetari Joan Cami konfirmon se dëmtimi në gju i ka prekur ligamentet lojtarit dhe do të mungojë për tre muaj. Sipas tij, ky dëmtim ka qenë i mbartur që në miqësoren ku Shqipëria luajti ndaj Spanjës dhe lojtari ka qenë i detyruar të luante me dhimbje. Stafi mjekësor ka vendosur të mos rrezikojë dhe lojtari të vazhdojë rikuperimin.
E.Ç (Dosja.al)
Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?
SPANJE – Lajme aspak të mira për skuadrën katalane. Sezoni i Sergi Robertos te Barcelona tashmë mund të konsiderohet i mbyllur.Mbrojtësi i dëmtuar në kofs...
ITALI– Edicioni i sotëm i ‘Gazzetta dello Sport’ fokusohet tek interesimi i Napolit për qendërsulmuesin në pronësi të Chelseat, shqiptarin Armando Broja. ...
ITALI– Mbreti i merkatove Mino Raiola ka reaguar për herë të parë pasi mediat italiane e bënë të vdekur dhe e ringjallën. Në një postim në rrjetet sociale...
FRANCE – Mauricio Pochettino doli në një konferencë për shtyp mesditën e kësaj të enjte, në prag të udhëtimit për në Strasburg, i pari me kostumin e tij t...
SPANJË– Barcelona me stadium të ri në sezonin 2023-2024. Klubi katalanas ka njoftuar se ndeshjet do i zhvillojnë në stadiumin Olimpik për shkak se ‘C...
ITALI– Gabimi i Ionut Radu në ndeshjen Bologna-Inter i bëri një favor Milanit që ruan kryesimin e kampionatit me dy pikë më shumë se zikaltrit. Një gabim ...
ITALI– Pas fitores së bujshme ndaj Interit, festa e Bolonjës vazhdoi nën dritaren e dhomës së spitalit ku ndodhet trajneri Sinisa Mihajlovic. Në mëngjes s...