LIVE UPDATES
Bota

‘Dënimi i tij është i papranueshëm’/ Merkel: I kam kërkuar Putinit lirimin e Navalnit

21 Gusht 2021, 07:04 Nga DOSJA
‘Dënimi i tij është i papranueshëm’/ Merkel: I

Pikërisht një vit pas sulmit me lëndë toksike ndaj opozitarit rus Aleksej Navalni, kancelarja Angela Merkel u takua në Moskë (20.08) me presidentin rus Vladimir Putin. Ndonëse ka „mosmarrëveshje të thella”, bisedojmë me njeri-tjetrin, tha kancelarja përpara takimit me Putinin. Konferenca e shtypit pas bisedimeve nisi me një orë e një çerek vonesë. Merkel dhe Putin dolën para gazetarëve të grumbulluar që prisnin. Herë pas here pas kortezisë formale dilnin në pah linjat e konfliktit. Presidenti rus u shpreh për „bisedime konstruktive” në një atmosferë „të rrezikshme”. Ai vlerësoi Merkelin në prag të lamtumirës së saj nga politika, që pritet pas pak muajsh. Pas një periudhe 16 vjeçare, kancelarja Merkel nuk do të rikandidojë në zgjedhjet parlamentare më 26 shtator. Deri në krijimin e një qeverie të re, ajo do të vazhdojë të drejtojë qeverinë.

Sforcim në një terren të minuar

Putin e nisi fjalën e tim me kompleksin e temave të Afganistanit dhe tha, se duhet të influencohet, që radikalët islamikë taliban të mos mund ta shtrijnë përtej kufijve të vendit pushtetin e tyre. Duhet të parandalohet që „terroristët” të depërtojnë në vendet fqinjë p.sh. duke u paraqitur si refugjatë”. Ai akuzoi Perëndimin, se është përpjekur „t’i imponojë vlerat nga jashtë Afganistanit”.

Putin u ndal edhe në konfliktin e Ukrainës, duke thënë, se ka shkelje të armëpushimit në lindje të vendit dhe i këkroi Merkelit që të influencojë ndaj qeverisë në Kiev, kur të dielën (22.08) ajo do të udhëtojë për në Ukrainë. Edhe Bjellorusisë iu referua presidenti rus, si dhe Iranit, që tani ka një president të ri e po ashtu Putin nuk la pa përmendur edhe konfliktin në Siri.

“Dënimi i Navalnit është i papranueshëm”

Merkel e nisi deklaratën e saj duke kujtuar sulmin e Gjermanisë naziste ndaj Bashkimit Sovjetik përpara 80 vjetësh duke vendosur një kurorë në varrin e ushtarit të panjohur. Por shumë shpejt ajo trajtoi çështjen e opozitarit rus të dënuar Aleksei Navalni dhe tha, se i ka kërkuar Putinit lirimin e tij. “Nga perspektiva jonë dënimi në një koloni ndëshkimi mbi bazën e një gjykimi të mëparshëm, të klasifikuar prej Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut si disproporcional, është i papranueshëm.”

Putin lutet për “pak objektivitet”

I pyetur nga një gzetar, se çfarë është e nevojshme që Navalni të lirohet, Putini u përgjigj, oa e zënë në gojë emrin e tij, se ai nuk është dënuar për veprime politike, por sepse ka shkelur rregullat. Putin u lut për „pak objektivitet”. Sistemi rus ndodhet në zhvillim. Të gjithë shtetasit kanë të drejtë të shprehin mendimin e tyre, por brenda kornizave ligjore. Udhëheqja e Rusisë do të bëjë „gjithçka” për një situatë të qendrueshme.

“Aneksimi i Krimesë shkel integritetin e Ukrainës”

Duke iu referuar linjës së gazsjellësit Nord Stream 2 është folur për marrëveshjen mes Gjermanisë dhe SHBA-sa. Kancelarja angazhohet, që Ukraina të vazhdojë të jetë vendi i transferimit të gazit rus – edhe pas vënies në funksionim të linjës Nord Stream 2.

Merkel u ndal tek gjendja në Afghanistan e po ashtu edhe tek situata në Ukrainë. Ajo është angazhuar për rigjallërimin e bisedimeve, që duhet të ndihmojnë për zgjidhjen e konflitkit në Ukrainë. Ajo theksoi me një argument shtesë pozicionin e njohur të Berlinit dhe fuqive të tjera perëndimore: Gjermania i përmbahet qendrimit të saj, që aneksimi i Krimesë përbën shkelje e e integritetit territorial të Ukrainës.

“Bisedimet nuk kanë qenë gjithmonë të thjeshta”, u shpreh Merkel përmbledhtas për përvojën e saj të gjatë me Putnin. Por s’ka alternativë tjetër veçse të „vazhdojmë të shkëmbejmë argumenta dhe „të zgjidhim situata të vështira”. Sidoqoftë gjatë periudhës që ajo qeveris sistemet politike në Gjermani dhe në Rusi kanë diverguar sërish”. Pavarësisht mosmarrëveshjeve, megjithatë është arritur që të ruhet linja e komunikimit.

Berlini është i interesuar jo vetëm të mbetet në linjë komunikimi me Moskën, por edhe të vazhdojë biznesin: Gjermania do të marrë gazin rus përmes linjës Nord Stream 2. Linja do të përfundojë së shpejti pr t’u vënë në funksionim. Sipas të dhënave të sipërmarrjes nga tubacioni ekzistues Nord Stream në shtatë muajt e parë të këtij viti janë përçuar në Gjermani 33,7 miliardë metër kub gaz. 99 përqint e linjës gazsjellëse Nord Stream 2 bashkë me linjat ekzistuese do të kenë një kapacitet transporti prej 110 miliard metër kub gaz në vit.

SHBA dhe Ukraina si dhe disa shtete të tjera europiane kritikojnë Gjermaninë, se me këtë linjë të re gasjellësi po bëhet e varur prej furnizimeve ruse – dhe po dobëson pozicionin e Kievit në raport me Moskën. Gjermania do të arrijë, që Rusia në të ardhmen ta kalojë gazin përmes Ukrainës së dobët ekonomisht në mënyrë që ajo të mos humbasë të ardhurat nga tranziti i furnizimeve. Marrëveshja mes Kievit dhe Moskës për transortimin e gazit në Europës përfundon në vitin 2024./DW

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota aleksei navalni angela merkel putin aleksei navalni angela merkel putin

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen