LIVE UPDATES
Aktualitet

VD-Dervishaj: Parandalimi i krimeve, intensifikohen kontrollet në të gjithë vendin

22 Nëntor 2021, 14:16 Nga DOSJA
VD-Dervishaj: Parandalimi i krimeve, intensifikohen kontrollet në të

TIRANË– Zv/Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Albert Dervishaj doli ditën e sotme në konferencë për shtyp, për masat e marra nga Policia e Shtetit, për parandalimin e krimeve mjedisore dhe vënien para përgjegjsisë ligjore të autorëve. Ai u shpreh se në 24 orët e fundit janë evidentuar 6 raste që kanë të bëjnë kryesisht me veprën penale “Menaxhimi i mbetjeve”, ku janë konstatuar kamionë që transportonin inerte, të cilat i kanë hedhur jo në vendet e përcaktuara, por kryesisht buzë rrugëve dhe lumenjve. Më tej, Dervishaj tha se shqetësuese mbeten ndërtimet pa leje, janë evidentuar 97 raste të tilla; prerja e paligjshme e pyjeve, janë evidentuar 55 raste dhe janë sekuestruar rreth 100 metër kub lëndë drusore e prerë në mënyrë të paligjshme.


DEKLARATA E PLOTË:

‘Strukturat e Policisë së Shtetit në të gjithë vendin, krahas përmbushjes së detyrës funksionale për garantimin e rendit dhe sigurisë, në zbatim të prioriteteve të qeverisë për parandalimin e krimeve mjedisore, janë duke ushtruar kontrolle masive në të gjithë territorin e vendit, me qëllim evidentimin dhe goditjen e tentativave për prerje të paligjshme të pyjeve, ndërtimeve pa leje, ndotjes së mjedisit, gërryerjes së lumenjve dhe shkatërrimit të strukturës së tokës, vepra penale këto që sjellin një dëm të madh për jetën dhe shëndetin e qytetarëve, si dhe shkatërrimin e territorit. Si rezultat i intensifikimit të veprimeve janë parandaluar ndërtime pa leje, janë prishur furra artizanale të prodhimit të gëlqeres, që përdorin kryesisht goma të automjeteve për djegie, janë konstatuar dhjetëra raste të prerjes së paligjshme të pyjeve, gërryerjes së lumenjve dhe ndotjes së tyre apo të hedhjes së inerteve, që shkaktojnë ndotje të ajrit. Në këtë kuadër janë proceduar dhe arrestuar personat përgjegjës të këtyre krimeve mjedisore.

Vetëm dy javët e fundit, si rezultat i kontrolleve në të gjithë vendin janë evidentuar 215 vepra penale në fushën e mjedisit, për të cilat strukturat e Policisë kanë angazhuar 1456 punonjës policie, për parandalimin dhe zbulimin e tyre. Në këto krime mjedisore janë përfshirë 213 autorë të veprave të ndryshme penale, nga të cilët 23 janë arrestuar në flagrancë, 184 janë proceduar në gjendje të lire dhe 6 janë shpallur në kërkim.

Vetëm për 24 orët e fundit janë evidentuar 6 raste që kanë të bëjnë kryesisht me veprën penale “Menaxhimi i mbetjeve”, ku janë konstatuar kamionë që transportonin inerte, të cilat i kanë hedhur jo në vendet e përcaktuara, por kryesisht buzë rrugëve dhe lumenjve.

Po kështu, shqetësuese mbeten ndërtimet pa leje, janë evidentuar 97 raste të tilla; prerja e paligjshme e pyjeve, janë evidentuar 55 raste dhe janë sekuestruar rreth 100 metër kub lëndë drusore e prerë në mënyrë të paligjshme. Po kështu shqetësuese janë edhe gërryerja e lumenjve, djegia e gomave dhe e mbeturinave, duke shkatuar ndotje të ajrit. Nisur nga evidentimi i rasteve të shumta të veprave penale në fushën e krimeve mjedisore, si dhe në zbatim të porosisë së dhënë nga Kryeministri i vendit, për shtimin e masve me qëllim parandalimin e krimeve mjedisore, Policia e Shtetit ka hartuar një plan të veçantë masash me detyra konkrete për çdo strukturë, me qëllim intensifikimin e punës së saj për parandalimin e tyre, shkëmbimin e informacionit, për rritjen e cilësisë së hetimit të veprave penale që lidhen me krimet mjedisore dhe bashkëpunimin me institucionin e Prokurorisë.

Parandalimi i krimeve mjedisore nuk është vetëm detyrë e Policisë së Shtetit, por edhe e shumë institucioneve shtetërore që i ngarkon ligji për të marrë dhe zbatuar masa parandaluese në këtë drejtim, pasi parandalimi i tyre është në interes të të gjithë shoqërisë. Në këtë kuadër, Policia e Shtetit apelon për më shumë bashkëpunim e koordinim të veprimeve me këto institucione, si dhe shkëmbimin e informacionit me publikun, me qëllim minimizimin dhe eleminimin e veprave penale kundër mjedisit.

Parandalimi i veprave penale në fushën e mjedisit është një prioritet po aq i rëndësishëm, krahas prioriteteve të tjera që ka Policia e Shtetit në luftën kundër krimit, sodomos atij të organizuar, forcimin e sigurisë publike, kontrollit të kufijve etj, ndaj nuk do të ketë asnjë tolerancë për ata që presin pyjet, shkatërrojnë shtretërit e lumenjve, dëmtojnë mjedisin apo bëjnë gjueti ndaj kafshëve të egra etj.

Siguroj opinionin publik se strukturat e Policisë së Shtetit do të monitorojnë dhe kontrollojnë në vazhdimësi territorin, për evidentimin e veprave penale të krimeve mjedisore, duke angazhuar shërbime nga të gjitha strukturat, me qëllim parandalimin dhe goditjen e kësaj veprimtarie kriminale dhe se këto vepra penale do të trajtohen me të njëjtin vlerësim sikurse edhe lufta kundër krimit të organizuar, krimet ndaj jetës dhe pronës etj.

Policia e Shtetit fton qytetarët që të kontribuojnë në kufizimin e dëmeve që i shkaktohen mjedisit, si dhe të denoncojnë në numrin pa pagesë 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo paligjshmëri, duke iu garantuar reagim të menjëhershëm dhe të paanshëm.

(A.B)/Dosja.al

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

aktualitet aktualitet albert dervishaj policia e shtetit albert dervishaj policia e shtetit

Sondazh

Poll

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd