“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Aktualitet
‘Dështon’ protesta kundër Goran Bregoviç! Protestuan vetëm 4 persona, mes tyre Kujtim Gjuzi
8 Gusht 2021, 15:20Nga DOSJA
KORÇË-Qytetarët e Korçës ishin të fruar ditën e sotme në oën 11:00 të merrnin pjesë në një protestë të organizuar kundër ardhjes së këngëtarit serb Goran Bregoviç në Festën e Birrës në Korçë.
Kjo protestë u quajt e ‘dështuar’ pasi morën pjesë vetëm katër persona, ku një ndër to ishte edhe deputeti Kujtim Gjuzi, i cili kishte dorëzuar në polici lajmin se sot do të zhvillohej protestë. Në disa nga fotografitë që janë publikuar në rrjete sociale krahas organizatorit shfaqen vetëm tre qytetarë të tjerë. Ata mbajnë në dorë një pankartë ku shkruhet: Gregor Bregovic nuk je i mirëpritur në festë ‘Birra Korça’! Nëse kërkon ndjesë për të kaluarën, të falim. Këtu është Shqipëri.
Ardhja e këngëtarit serb Goran Bregovic, në festën e Birrës në Korçë ka irrituar shumë këngëtarë dhe jo vetëm. Një nga një, artistët shqiptarë kanë deklaruar publikisht se nuk do të ishin në Korçë për festën e përvitshme, pikërisht për shkak të pranisë së Bregoviç. Pavarësisht thirrjeve, Bashkia Korçë nuk ka bërë hapa pas dhe ka deklaruar se koncerti do të zhvillohet. ‘Festa e Birrës’ pritet të mbahet nga 18-22 gusht dhe Bregoviç do të interpretojë në natën e fundit.
Kush është Goran Bregoviç?
Bregovic, i lindur nga babai kroat e nëna serbe, ishte frymëzues e idhull i ushtrisë vrastare serbe gjatë luftës në Kosovë më këngën “Pucaj”. Mohoi tërë jetën kombin e vet kroat. I këndonte kallashit serb që vriste popullatën kroate e shqiptare. Gjithashtu dhe bashkëpunimi që ai ka patur me regjisorin serb, Ermir Kusturica i cili njihet për nacionalizmin e tij dhe deklarata provokuese kundër Kosovës dhe shqiptarëve
(e.k/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
FIER- Disa vatra zjarri janë aktivizuar në Zhupan dhe në Vadhizë të Fierit, ku flakët kanë nisur që të rrezikojnë edhe disa banesa. Për të shuar flakët, në zonë...
VLORË– Prej më shumë se dy javësh vatrat e zjarrit në Karaburun kanë pushtuar thuajse të gjithë pjesën e gadishullit, por nuk kanë mundur që të shkat...
ITALI-30 vjet më parë ndodhi episodi simbolik i eksodit të shqiptarëve në Itali. Më 8 gusht 1991, u bë ulja më e madhe e emigrantëve që mbërritën ndonjëherë në ...
TIRANË– Ministria e Mbrojtjes ka bërë me dije se në Shqipëri ka 10 vatra aktive zjarri, të cilat janë të dukshme edhe me satelitë të NASA-s. Si&ccedi...