LIVE UPDATES
Politike

Dështon protesta për çmimin e naftës, Bozdo: Kur të vijmë në pushtet do e ulim me 300 lekë për litër (Video)

15 Korrik 2019, 10:35 Nga DOSJA
Dështon protesta për çmimin e naftës, Bozdo: Kur të

Tiranë- Eno Bozdo nga selia e PD-së ka deklaruar se PD me ardhjen në pushtet do të jetë ulja e menjëhershme e çmimit të karburantit me 300 lekë për litër.

Ai ka theksuar se me rritjen e re të çmimit, paratë shkojnë dy herë në xhepat e oligarkëve të sektorit, ndërsa shqiptarët paguajnë dy herë të njëjtën gjë.

Fjala e plotë:

Qeveria ka programuar një tjetër rritje çmimi për karburantin. Sado që Rama të fshihet dhe ta mohojë këtë fakt, e vërteta është se ai po programon të fusë përsëri duart në xhepat bosh të shqiptarëve.
Shqipëria sot ka çmimin më të shtrenjtë të karburantit në Evropë, ndërkohë që është vendi më i varfër i saj. Çmimi i karburantit sot është shumë i shtrenjtë në Shqipëri, sepse qeveria e ka ngarkuar atë me taksa dhe akciza shumë të larta, të pahasura në asnjë nga vendet e tjera të rajonit dhe të BE.
Sikur të mos mjaftojnë të gjitha këto, qeveria kërkon përsëri të rrisë çmimin e karburantit. Këtë kërkon të justifikojë në emër të detyrimeve të Shqipërisë kundrejt BE dhe përafrimit të legjislacionit të fushës.
Kjo është një gënjeshtër e pastër sepse Shqipërisë vërtet i kërkohet mbajtja e rezervave të sigurisë së karburantit, për t’u përdorur në rast emergjencash kombëtare, por kjo nuk është aspak gjë e re. Industria shqiptare e sektorit të naftës dhe gazit e ka patur detyrimin për të mbajtur këto rezerva që në vitin 1999, me ligjin që është ende sot ne fuqi.
Me amendimin që iu bë këtij ligji në vitin 2004, përcaktohet qartë se Industria duhet të mbajë rezervë sigurie të përllogaritur në 90 ditë shitje dhe konsum. Industria e ka plotësuar këtë kërkesë, dhe koston e mbajtjes së kësaj rezerve e ka transferuar prej 15 vitesh tashmë në çmimin final të karburantit për konsumatorët.
Nuk është aspak e nevojshme që ky model të ndryshojë. Por qeveria kërkon ta ndryshojë modelin duke gënjyer shqiptarët. Gënjen kur thotë që është detyrim i BE-se, siç gënjen kur deklaron se çmimi i karburantit nuk do të rritet. Praktikisht, ajo do t`ia ribleje Industrise këtë sasi nafte me lekët e taksapaguesve, gjë për të cilen taksapaguesit kanë 15 vite që paguajne. Këto para shkojnë dy herë në xhepat e oligarkëve të sektorit, ndërsa shqiptarët pagujne dy herë të njëjtën gjë. Kjo është vjedhje e hapur!
Për një vend ku 81% e familjeve deklarohen se nuk perballojne dot as një javë pushime, dhe 31% e familjeve deklarohen se nuk u dalin të ardhurat për ushqim dhe veshmbathje, kjo vjedhje e radhës që qeveria u bën dhuratë shqiptarëve, tregon qartë sa i do dhe çfarë mendon Rama për shqiptarët.
Në harkun kohor të 10 diteve të fundit, katër institucionet me prestigjioze ndërkombëtare, FMN, Banka Botërore, Komisioni Evropian dhe DASH, kanë deklaruar se Shqipëria është vendi më i korruptuar në Evrope dhe se ekonomia e saj është në prag të greminës. PPP megakorrutive shpejt do të shkaktojne kolaps ekonomik. Investitorët e huaj që po largohen në masë, vlerësojne se Shqipëria ngel keq në klasë në klimën e të bërit biznes, në luftën kundër korrupsionit dhe në burokracinë e paaftë dhe të korruptuar të saj.
Nuk ka gjë më të rëndësishme për Partine Demokratike sesa mirëqenia e shqiptarëve. Për këtë, Partia Demokratike ka tashmë një plan solid për të rimëkëmbur ekonominë. Një ndër masat kryesore do të jetë ulja e menjëhershme e çmimit të karburantit me 300 lekë për litër.
Ashtu siç do të vendosim menjëherë taksën e sheshtë 9% dhe do të reduktojmë të gjithë burokracinë, korrupsionin dhe hajdutërinë që po i merr frymën sot biznesit. Ne jemi të vendosur që shume shpejt ta bëjmë Shqipërinë vendin më të mirë për të bërë biznes, ndërsa shqiptarëve tu kthejmë mundësinë dhe dinjitetin për të jetuar normalisht në vendin e tyre.
Për këtë, së pari duhet të largojmë këtë maxhorancë nëpërmjet zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Edi Rama duhet të largohet dhe qeveria tranzitore duhet t`i hapë rrugë zgjedhjeve të lira dhe leximit të drejtë të vullnetit të shqiptarëve. 30 qershori vertetoi se tashmë jemi shumicë absolute.
Prandaj do të vazhdojmë pa asnjë mëdyshje rrugën tonë të nisur, në të mirë të Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Theksojmë se në asnjë qytet sot të vendit sot nuk është protestuar kundër rritjes së çmimit të naftës pavarësisht thirrjes që bëri Partia Demokratike pas miratimit të projektligjit të fundit.

Dosja.al mëson se në qytetet si Gjirokastra, Shkodra, Korça, Lushnja dhe shumë të tjera vijon normalisht qarkullimi i automjeteve duke mos e kundërshtuar kështu rritjen e çmimit të karburantit.

J.V/Dosja.al 

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike dështon protesta për çmimin e naftës eno bozdo premtimi i demokratëve për naftën dështon protesta për çmimin e naftës eno bozdo premtimi i demokratëve për naftën

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen