LIVE UPDATES
Aktualitet

Detaje nga ngjarja në Papër/Dumani po drejtonte BMW-në, nuk iu kundërpërgjigj të shtënave

3 Prill 2022, 16:50 Nga DOSJA
Detaje nga ngjarja në Papër/Dumani po drejtonte BMW-në, nuk iu

ELBSAN- Edhe pse ka kaluar thuajse një javë që nga momenti kur Nuredin Dumani u qëllua me breshëri plumbash brenda në makinës me të cilën qarkullonte në Papër, sërish kanë dalë detaje të tjera. Burime nga Prokuroria e Elbasanit bëjnë me dije se Dumani ka qenë në drejtim të BMW-së luksoze në momentin kur ra pre e atentatit dhe se si po dërgonte “grupin” për të kryer vrasjen e biznesmenit me iniciale E.K., edhe pse nuk e pranoi kurrë.

Sipas dosjes së autoriteteve, thuhet se makina është qëlluar me breshëri kallashnikovi, e 5 plumba kanë prekur mjetin në anën e shoferit, ndërsa 3 të tjerë në pjesën e pasme, ndërsa një ka hyrë në xhamin e parë të mjetit.
Në momentin që ka kuptuar se i ishte bërë pritë, 39-vjeçari Dumani ka dalë nga makina dhe është pozicionuar për t’u mbrojtur, por nuk ka qëlluar në asnjë moment në drejtim të autorëve që janë larguar. Ndërsa hetuesëve i tha në dëshminë e zbardhur për Dosja.al e se nuk i kishte parë autorët.

Ndërkohë që me vete kishte dhe benzinë, me shumë gjasa për të djegur mjetin pas krimit, ndërsa miku i tij Henrik Hoxhaj, kishte me vete 2 mijë euro, shumë që nuk dihet pse do ta përdorte.

Çfarë ndodhi në Papër?

Dosja.al raportoi e para se e gjithë ngjarja e regjistruar në Papër të Elbasanit ishte një pritë që iu bë Dumanit. Ai u dërgua në Papër të Elbasanit pas një sinjali se atje ndodhej “armiku” i tij, Talo Çela. Dumani kishte në plan të ekzekutonte një tjetër person të afërt të Çelës, por pas vënies në dijeni nga të “afërmit” se Çela ishte shumë afër dhe mund të goditej, shënjestra ndryshoi. Por në fakt, e gjitha ka qenë një kurth i organizuar nga grupi i Çelës. Të dyja palët u përballën me njëri-tjetrin në aksin Elbasan-Cërrik, në vendin e njohur si Papër, ku Nuredin Dumani mori një plumb në shtyllën kurrizore, që i ka depërtuar në mushkëri. I zënë në pritë, Nuredin Dumani u largua i plagosur drejt Fierit ku dhe u mjekua në apartamentin e marrë me qira prej disa ditësh në lagjen Apolonia në Fier. Forcat RENEA shkuan me saktësi në hyrjen ku jetonte Dumani me bashkëjetuesen, ndërsa në media u fol për një telefonatë anonime që sinjalizoi Policinë se ku ndodhej një nga personat më të rrezikshëm në Shqipëri, i akuzuar për mbi 7 vrasje, përfshirë këtu edhe ekzekutimin e bujshëm të dy vëllezërve Haxhia në Durrës, vrasje që besohet se ka si arsye vjedhjen e milionave që u vodhën në Rinas në prill të 2019-ës. Por burimi nga grupi hetimor i tha Dosja.al se telefonata anonime erdhi nga shumë pranë Dumanit. Saktësia e vendodhjes përfshirë pallatin, numrin e apartamentit dhe katin, nuk mund të dihej nga persona të tjerë përveç atyre që ishin pranë tij. Policia e gjeti Dumanin me shpejtësi pasi informacioni i gjetur ishte i saktë. Strofkulla u zbulua, ndërsa Talo Çela ka “avulluar”. Policia dyshon se ai ishte personi që e qëlloi Dumanin në pritën e ngritur në Papër, pas spiunimit që persona të afërt me të i bënë për planin që Dumani kishte organizuar për ta vrarë.

Por si u kthyen të dy në armiq të përbetuar?

Çela dhe Dumani janë prej gati 2 vitesh në një armiqësi të përbetuar që ka nisur pas vrasjes së mikut të ngushtë të Nuredin Dumanit, Klevis Kapllanaj. Vrasja e Kapllanajt solli ndarjen e dy të fortëve të Elbasanit, dhe që nga 17 shtatori i 2020-ës kur në Elbasan u vra vëllai taksist i Talo Çelës, Bujar Çela, të dy nuk i bashkon më asgjë. Dumani akuzon Çelën si të përfshirë në vrasjen e shokut të tij dhe në shenjë armiqësie dyshohet se i vrau të vëllain. Nga këtu ka nisur një betejë mes dy ish-miqve!

(K.M/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet henrik hoxhaj nuredin dumani henrik hoxhaj nuredin dumani

Sondazh

Poll

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit