Dita e 51-të e protestës/ Nis organizimi i protestuesve në sheshin “Skënderbej”: Rama jepe dorëheqjen!
20 ...
Aktualitet
Ngacmimet seksuale dhe dhuna fizike në shkolla/ CRCA sot protestë para ministrisë së Arsimit: Besa Shahini jep llogari ose d
14 Shkurt 2020, 07:17Nga DOSJA
Tiranë-Qendra për të Drejtat e Fëmijëve, CRCA/ECPAT në Shqipëri, ditën e sotme në orë 11:00 do të zhvillojë një protestë para Ministrisë së Arsimit për ngacmimet seksuale dhe dhunën fizike në shkolla. Qendra për të Drejtat e Fëmijëve CRCA/ECPAT në reagimin e saj thekson se rasti më i fundit i dhunës seksuale në Fier dhe dhuna në çerdhen e Tepelenës, tregojnë që nxënësit janë në një mjedis të pasigurt. . Në njoftim theksohet se ministrja Besa Shahini ose të japë llogari për rastet ose të dorëhiqet.
Kërkesat e CRCA
• Heqjen e liçensave dhe moslejimin e tyre në ushtrimin e profesionit të mësimdhënies për gjithë jetën për çdo mësues, edukator dhe person ndihmës që ushtron dhunë të vërtetuar ndaj fëmijjëve;
• Pezullim nga puna e të gjithë mësuesve, edukatorëve e punonjësve të tjerë që kanë kontakt me fëmijët, dhe që janë në dijeni të dhunës së ushtruar e nuk e denoncojnë atë. Mosdenoncimi i dhunës është KRIM!
•Një proces të gjerë, urgjent dhe gjithëpërfshirës të vlerësimit psikologjik të mësuesve, edukatorëve dhe çdo personi tjetër që ka kontakt me fëmijët në mjediset e institucioneve arsimore publike në vend.
• Ngritjen e mekanizmave të raportimit mbi dhunën në mjediset e shkollave, kopshteve e çerdheve, dhe ndërgjegjësimi i punonjësve të arsimit për këto mekanizma;
• Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë të hartojë urgjentisht Kodin e Sjelljes/ Etikës me Fëmijët.Të gjithë punonjësit e arsimit në Shqipëri, që janë në kontakt me fëmijët, të firmosin këtë Kod të bashkangjitur me kontratën e punës së tyre.
Disa ditë më parë në emisionin ‘STOP’ mësuesi i muzikës, në shkollën e mesme “Jakov Xoxa” në Fier, Agron Bego, shihet teksa ngacmon nxënësen e tij. Pas publikimit të pamjeve Bego është shoqëruar në Polici. Blutë e Ferit bënë me dije se dyshohet se 63-vjeçari ka kryer veprën penale “ngacmim seksual”. Një tjetër rast dhune fizike u denoncua në një çerdhe në Tepelenë, ku edukatorja dhunonte një fëmijë.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Ajo tashmë paraqitet me të kuqe në hartë sikundër dhe tre shtete të tjera, shteti fqinj Greqia, Sllovenia dhe Luksemburgu. Institucionet tona...
TIRANË– Ditën e sotme moti në të gjithë territorin shqiptar do të ‘pushtohet’ nga vranësirat. Sipas meteoalb sot do të ketë kthjellime dhe vranësira ku k...
TIRANË– Gazetari Artan Hoxha është kërcënuar. I ftuar në emisionin “Opinion”, Hoxha publikoi mesazhet që ka marrë dhe tregoi se e ndjekin dhe e fotografojn...
TIRANË– Gazetari Artan Hoxha ka publikuar disa mesazhe që i kanë ardhur në telefonin e tij, nga persona të panjohur. I ftuar në studion e “Opinion”, teksa ...
VAU I DEJËS– Një 62-vjeçar mbeti i plagosur mbrëmjen e sotme nga shpërthimi i një bombole gazi në banesë. Sipas informacioneve paraprake mësohet se ...
TIRANË- Mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Opinion’ në Tv Klan me gazetarin Blendi Fevziu po zhvillohen debate të ashpra mes kryeministrit Edi Rama dhe gazetar...
PEQIN- Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një tjetër problematikë në Burgun e Peqinit, i cili është i sigurisë së lartë. Burgu “drejtohet” nga të dënuarit...
TIRANË- Najada Çomo, Shefe e Shërbimit Infektiv në QSUT foli në Open në Top Channel për masat që po merr vendi jonë për koronavirusin.‘Në vendin ton...
TIRANË– Saimir Taullau, ka rrëfyer origjinën dhe burimin e parave me anë të të cilave ka siguruar makinën e llojit “Nissan”, që po i kërkon llogari Operaci...