“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Aktualitet
Dhunohen efektivët e policisë në Tiranë! Arrestohet 1 person, 2 në kërkim
26 Prill 2022, 07:55Nga DOSJA
TIRANË– Një grup prej tre personash kanë dhunuar ditën e djeshme një 38-vjeçar në Tiranë. Ngjarja ndodhi në rrugën “Ismail Qemali”, aty ku u godit me sende të forta personi me inicialet R. S., 38 vjeç. Pas ndërhyrjes së forcave të policisë, grupi nuk iu bind urdhërit mirëpo goditi punonjësit. Policia ka bërë të mundur arrestimin e 34-vjeçarit i cili do të akuzohet për veprat penale “Goditja për shkak të detyrës”, “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Prishja e qetësisë publike”.
Gjithashtu, shpallën në kërkim personat me inicialet M.D, 20-vjeç dhe J.D, 22-vjeç për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, “Goditja për shkak të detyrës”, “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik” dhe “Prishja e qetësisë publike”, të kryera në bashkëpunim, shtetasi
NJOFTIMI I POLICISË:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. L., 34 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Goditja për shkak të detyrës”, “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Prishja e qetësisë publike”. Gjithashtu, shpallën në kërkim për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, “Goditja për shkak të detyrës”, “Kundërshtimi i punonjësit të Policisë së rendit publik”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë së rendit publik” dhe “Prishja e qetësisë publike”, të kryera në bashkëpunim, shtetasit M. D., 20 vjeç dhe J. D., 22 vjeç, të dy banues në Tiranë. Këta 3 shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta, në rrugën “Ismail Qemali”, kanë goditur me sende të forta shtetasin R. S., 38 vjeç, dhe më pas nuk i janë bindur urdhrave të punonjësve të Policisë, për të ndaluar, por i kanë kundërshtuar ata, duke i goditur për shkak të detyrës. Shtetasi E. L. është vënë në pranga, ndërsa shtetasit M. D. dhe J. D. janë larguar. Vijon puna për kapjen e tyre.
(a.b)/dosja.al
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
ELBASAN– Një makinë është përfshirë nga flakët ditën e sotme në autostradën Elbasan-Tiranë. Dosja.al sjell pamjet nga mjeti i cili shihet i tëri në flakë....
POGRADEC– Dosja.al ka zbardhur identitetet e personave që janë vënë në pranga një ditë pasi ndodhi atentati në Pogradec ku mbeti i plagosur Johan Mu&ccedi...
POGRADEC– Ledion Shkullaku, Fatjon Bono, Kristjan Kresto, Hekuran Gjona, Rudi Shaho janë pesë personat e arrestuar në Pogradec. Të rinjtë u vunë në pranga...
Një raport me “Tranzicioni drejt ekonomisë qarkulluese- një vlerësim i Grupit të Bankës Botërore mbi mbështetjen e menaxhimit të mbetjeve të ngurta për bashkitë...
SHKODËR– Procesi zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit në Partinë Demorkatike, Dega Shkodër, u mbyll mbrëmjen e kaluar. Pas numërimit të fletëve të voti...