“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Politike
Dita e rinisë/ Kryemadhi: Sot duhet të na vijë turp, të ulim kokën
8 Dhjetor 2021, 11:26Nga DOSJA
TIRANË– Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka ndarë një mesazh për ditën e rinisë. Ajo shkruan se në këtë datë të gjithë duhet të ulin kokën në turp pasi vendi është braktisur, e se vendi ynë nuk realizohet duke përjkujtuar dhe festuar 1 herë në vit.
MESAZHI:
Përulemi me mirënjohje, sot në Ditën Kombëtare të Rinisë, ndaj veprës së të rinjve të dhjetorit ‘90, si edhe ndaj të gjithë qytetarëve që i dolën krah misionit të tyre për jetësimin e ëndrrës ‘Shqipëria si e gjithë Evropa’. Gjithashtu kjo datë bën të ulin kokën në turp, të gjithë kush në 3 dekada pati shansin ta realizojë këtë mision, por e la në rrugë duke braktisur vlerat dhe idealet mbi të cilat u themelua Shqipëria post-komuniste. Demokracia nuk është e garantuar, mirëpo ajo kërkon mbështetje të vazhdueshme dhe protestë të përditshme me të padrejtën, për të qenë triumfuese ndaj kërcënimeve që i kanosen. Në ditën Kombëtare të Rinisë, vlen të theksohet nevoja e rikthimit tek ato vlera fillestare që bashkuan të gjithë shqiptarët. Shpopullimi masiv e ka vendosur Shqipërinë përballë një kërcënimi real për të ardhmen. Shqipëria si Evropa nuk realizohet duke përkujtuar dhe festuar një herë në vit, por ka nevojë çdo ditë për dedikim dhe dashuri për vendin.
TIRANË – Presidenti Meta ka folur nga Qytet Studenti ku ishte për Ditën e Rinisë edhe për ndarjen e PD, teksa shprehet se nuk është aty për tu marrë ...
TIRANË – Ambasada e SHBA në Tiranë ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale në lidhje me 8 Dhjetorin, Ditën e Rinisë. Ambasada shprehet se...
TIRANË– Presidenti i vendit, Ilir Meta ka uruar të gjithë të rinjtë për 8 Dhjetorin. Duke bërë vrap nga Liqeni Artificial i Tiranës, kreu i shtetit u...
TIRANË– Në ditën e Rinisë, kryeministri Edi Rama ka uruar të gjithë të rinjtë, duke ndarë një video me muzikë, kërcim dhe hare. Rama thotë se në viti...
TIRANË– Agron Shehaj është shprehur se ai vetë ka zgjedhur të jetë pjesë e Kuvendit të 11 dhjetorit, i thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha.I ft...
TIRANË – Kryetari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Edi Paloka reagoi ndaj kolegëve të tij që mbështesin kryetarin Lulzim Basha në lidhje m...