LIVE UPDATES
Aktualitet

Bulqizë: Pushim nga puna për shkak të grevës?

14 Janar 2020, 10:14 Nga DOSJA
Bulqizë: Pushim nga puna për shkak të grevës?

BULQIZË– “Punoj si minator që në vitin 1995 dhe është hera e parë që pushohem nga puna, pa asnjë motivacion. Jam vetë i katërti, me dy fëmijë që studiojnë në universitet në Tiranë dhe s’kam asnjë burim tjetër të ardhurash”. Prej 25 vitesh, Behar Gjimi nga qyteti i vogël verilindor i Bulqizës, përcillej për në punë nga familja e tij me shprehjen: “U kthefsh shëndoshë e mirë”. Ashtu si ai urohen të gjithë minatorët e këtij vendi, për shkak të pasigurisë që bart puna që bëjnë. Disa vite më parë Behari humbi dy gishtat e njërës këmbë teksa punonte në një prej niveleve më të rrezikshme të galerisë. Por që nga muaji dhjetor i vitit të kaluar, ai u largua nga kompania konçesionare “Albchrome”, me motivacionin se kishte shkelur kontratën individuale dhe rregulloren e brendshme të kompanisë. Më herët ishin pushuar nga puna edhe kolegët e tij Elton Debreshi dhe Beqir Duriçi. I fundit u largua minatori Ali Gjeta.

Më 17 nëntor 2019, 39 minatorë, mes tyre katër të larguarit nga puna, regjistruan zyrtarisht Sindikatën e Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës. “Ne Sindikatën e krijuam sepse patëm disa përplasje me Sindikatën e vjetër, e cila nuk na përkrahte në kërkesat tona për të drejtat që na mohoheshin, si kërkesat për rritje pagash apo përmirësim të kushteve të punës. Ne përballeshim vetë me drejtorin dhe drejtuesit e kompanisë. I kërkonim ndihmë sindikatës por ajo nuk përballej fare me ta” – nis rrëfimin e tij Elton Debreshi, kryetar i Sindikatës më të re. Vetë kompania e mohon që pushimet nga puna kanë lidhje me Sindikatën. “Masat disiplinore kanë nisur pa u perceptuar fare kjo Sindikatë që ju i referoheni. Debatet, grindjet, përplasjet që mund të ndodhin në kundërshtim me kontratën individuale, në kundërshtim me rregulloren e brendshme, në kundërshtim me disiplinën sjellin pasoja dhe efekte të cilat transmetohen edhe në nëntokë. Si mund ta tolerojmë ne si kompani që rregullorja të shkelet dhe pasojat të ndihen nëntokë, duke sjellë pasoja që asnjë s’do të donte të ndodhin?” sqaron për Deutsche Welle Luan Saliaj, drejtor ekzekutiv i “Albchrome”. Kjo kompani thotë se “ka dalë tërësisht e pastër nga hetimi i Inspektoriatit të Punës, në lidhje me pushimin e minatorëve, pasi pushimet janë bërë për shkak të shkeljes së disiplinës dhe kontratës në punë”. Sipas Debreshit, kreut të Sindikatës të sapokrijuar, ligji është në anën e më të fortit. Këta të pushojnë nga puna, të flakin në rrugë, shkelin ligjin, i kanë të gjithë në anën e tyre”.

Të njëjtin argument, ashtu si kompania, jep edhe Tafë Koleci, kreu i Federatës Sindikale të Punonjësve të Industrisë. “Ne e kemi marrë vesh, siç e keni marrë vesh dhe ju për krijimin e kësaj sindikate pasi nuk ka pasur indicie të mëparshme që ne ta dinim që janë kundërshtarët tanë aty brenda. Në prill të vitit 2019 jemi mbledhur për thyerje disiplinore të disa punonjësve. Nuk kanë qenë vetëm këta të katërt por kanë qenë 10-15 minatorë  që kishin bërë mungesa në punë. Ata s’kanë qenë asnjëherë të anëtarësuar në sindikatën time. S’kanë vënë kurrë firmën” – thotë Koleci për DW.

Në bllokun e pallateve që shtrihet poshtë maleve të kromit, banon Ferhat Kurti, minator prej 30 vitesh. 54-vjeçari ka një familje me 6 anëtarë, dhe paga e tij ishte i vetmi burim të ardhurash. Dy vite më parë ai kërkoi statusin e minatorit dhe të drejtat që i takonin. Përgjigjja ndaj kësaj kërkese ishte një urdhër pushimi. Miniera është punëdhënësi kryesor në Bulqizë. Dhe nëse pushohesh nga puna, mundësitë për të bërë një punë tjetër janë thuajse zero. “Më kanë ndëshkuar jashtëzakonisht rëndë. Më pushon drejtori i minierës së Bulqizës në bashkëpunim me Sindikatën e vjetër. U ndjeva shumë keq. Të punosh 30 vjet dhe të flakesh në rrugë…”.

Si pasojë e punës së rëndë e të rrezikshme, Ferhati sot numëron disa operacione në zemër dhe plagë në duar. “Dikur minatorit i thonin ‘Mirëardhsh!’ kur dilte nga shtëpia. Të njëjtin urim i bënte minatori i turnit të dytë, turnit të tretë e me radhë. Edhe sot ashtu urohet, por sot presioni më i madh është nga sindikata, ndërmarrja. Rreziku mbetet, por rreziku më i madh është pushimi nga puna. Këtu ka tragjedi. Në Bulqizë, minatorët janë të lidhur me zinxhirë…” – thotë minatori Kurti.

Marrë nga DW 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet bulqize greva e minatoreve te bulqizes minierat bulqize greva e minatoreve te bulqizes minierat

Sondazh

Poll
Aktualitet 14 Janar 2020, 09:46

TIRANË– Prokuroria e Përgjithshme, ka nisur sot zyrtarisht hetimet për kreun e Bashkisë Mallakastër, Qerim Ismailajt, pas akuzave të Partisë Demorkatike pë...

Aktualitet 13 Janar 2020, 22:01

TIRANË– Gazetarja Mira Kazhani ka treguar se sa herë që parkon makinën i del dikush dhe i kërkon 100 lekë. E ftuar në emisionin “Opinion”, Kazhani de...

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë