LIVE UPDATES
Politike

Tryeza për reformën zgjedhore, Bundestagu: 1 nga 9 kushtet për hapjen e negociatave

15 Janar 2020, 16:18 Nga DOSJA
Tryeza për reformën zgjedhore, Bundestagu: 1 nga 9 kushtet për

TIRANË– Në një deklaratë ekskluzive për DW shqip nënkryetari i grupit më të madh parlamentar në parlamentin gjerman CDU/CSU, Johann David Wadephul  e ka përshëndetur arritjen e  marrëveshjes mes pozitës dhe opozitës  së bashkuar në Shqipëri për hartimin e ligjit të ri zgjedhor: “Grupi parlamentar i CDU / CSU në parlamentin gjerman e përshëndet  marrëveshjen e djeshme midis qeverisë dhe opozitës. Dialogu i hapur dhe gjithëpërfshirës i dakorduar tani mes të gjitha forcave politike është një hap i rëndësishëm për hartimin e reformës së re zgjedhore, e cila duhet të jetë plotësisht në përputhje me rekomandimet e OSBE / ODIHR-it, siç e ka kërkuar dhe Bundestag-u gjerman në rezolutën e tij të 26 shtatorit 2019. Ne i inkurajojmë të gjitha palët që në këtë frymë mbipartiake të përfundojnë me sukses punën ende të vështirë për reformimin e ligjit zgjedhor”, thuhet në deklaratën e e deputeti i kristiandemokrat, i cili është njëkohësisht edhe kryetar i grupit të punës për Ballkanin Perëndimor të kësaj partie në Bundestag. 

Vënia në vijë e reformës zgjedhore, ishte, krahas plotësimit të stafit të nevojshëm për funksionimin e Gjykatës Kushtetuese, një nga dy kushtet e vëna nga Bundestagu gjerman për fillimin e procesit të çeljes së negociatave të Shqipërisë me BE. Sado i mirëpritur është ky kompromis, ai deri tani ka zgjidhur vetëm çështjen procedurale. Tani Bundestagu do të shohë edhe përmbajtjen që do të dalë nga kjo marrëveshje, bëhet e ditur nga qarqet kristiandemokrate dhe kristiansociale në Bundestag. Këtu ia vlen të kujtohet se kushti i dytë i  rezolutës së Bundestagut kërkon nga reforma zgjedhore që ajo të bëhet në përputhje me kushtet e OSBE/ODIHR-it, por edhe që ligji i ri të garantojë një “financimin transparent të partive dhe fushatave zgjedhore” dhe të marrë parasysh rezultatet e komisionit “ad hoc” për reformën  dhe rekomandimet e ODIHR-it, në 5 shtator 2019. . 

Por Bundestagu ka vendosur edhe shtatë kushte të tjera që duhen plotësuar deri në hapjen e kapitullit të parë të negociatave.Megjithatë, ende nuk dihet aktualisht se a do të bëjë BE-ja ndryshime në procedurën aktuale të zgjerimit, nisur nga fakti që presidenti francez Emmanuel Macron nuk qëndron pas procedurës aktuale të zgjerimit. Ai ka dalë me një propozim të vetin, ku parashikon një anëtarësim me shtatë etapa. Në fund të janarit Komisioni do të dalë me një propozim të ri për procesin e zgjerimit, bazuar në propozimet e presidentit francez.  Qarqet pranë CDU/CSU në Berlin i thanë DW se dakordësimi me  Francën për  procedurën e zgjerimit nuk pritet të ndodhë para samitit të Ballkanit Perëndimor në Zagreb, pra , në maj të këtij viti. Së fundmi,  Franca kishte dhënë sinjale se po e rishikon qëndrimin e saj për të zhbllokuar hapjen e negociatave. Në një takim që pati në Paris me kryeministrin kroat Andrej Plenkoviq, (7.01.2020), Macron tha se “Franca uron që Samiti i Zagrebit të jetë një moment uniteti dhe një sukses për Europën”. 

Marrë nga DW

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bundestagu gjerman johann david wadephul tryeza per reformen zgjedhore bundestagu gjerman johann david wadephul tryeza per reformen zgjedhore

Sondazh

Poll

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë