Plagosja me armë zjarri në Elbasan/ Sherri mes adoleshentëve nisi në një lokal
20 Korrik, 21:14
...
Aktualitet
Dosja Çapja, Greqia vendos ekstradimin Olsi Lekut, dëshmon në GJKKO vajza e familjes Beqiri
16 Shkurt 2022, 23:13Nga DOSJA
ATHINË– Autoritetet greke kanë vendosur që të ekstradojnë për në Shqipëri vrasësin me pagesë Olsi Lekun. “ABCNews” raporton se Olsi Leku, i cili njihet si anëtar i grupit të Çapjave në Elbasan, do të kërkohet që të dëshmojë në procesin e nisur në GJKKO. Ndërkohë që sot, në sallën e gjyqit ka shkuar vajza e motra e Nezir dhe Gentian Beqirit, të cilët u vranë brenda banesës së tyre në gusht të vitit 2012.
Pas saj, pritet që në bankën e të akuzuarit të ulet Olsian Leku, të cilit pritet t’i ofrohet edhe statusi i bashkëpunëtorit të drejtësisë. Kjo pasi vrasja e babë e bir nuk është e vetmja ngjarje kriminale në të cilën është përfshirë për llogari të grupit të Çapjave. Megjithatë mbetet për t’u parë nëse Leku do të pranojë ofertën e autoriteteve shqiptare.
Në 15 gusht të vitit 2012, 40-vjeçari Gentjan Beqiri është ekzekutuar në banesën e tij, në lagjen “Sporti i Vjetër” të Elbasanit. Dëshmitar i ngjarjes së rëndë ka qenë babai i tij, Nezir Beqiri, i cili ndërroi jetë pak minuta pas të birit. Fillimisht u dyshua se Nezir Beqiri kishte pësuar infarkt pas ngjarjes, por ekspertiza mjeko-ligjore përcaktoi se i moshuari ka humbur jetën si pasojë e plagëve të shumta që ka marrë në trup. Ervis Bardhi, bashkëpunëtori i Olsi Lekut ka vendosur që të rrëfehet duke treguar se të dy e kanë kryer vrasjen e dyfishtë. Për vrasjen po gjykohet Ardian Çapja, i cili mendohet se është porositësi, pasi Beqiri i vrau të vëllanë, Sokolin. Ndërsa veç tij, para drejtësisë janë edhe Klajdi Dokolli, Ervis Bardhi dhe Etjen Cani. Ndërsa Florent Capja ndodhet larg Shqipërisë, në Emiratet e Bashkuara.
(k.m/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
TIRANË– Komisioni Hetimor është mbedhur sot në seancën e tretë për të marrë në pyetje dëshmitarët e radhës në lidhje me hetimet për Inceneratorët. So...
Ditën e sotme emisioni “Stop” trajtoi rastin e një qytetareje, e cila thotë se noterja Majlinda Lleshi ka falsifikuar testamentin e vjehrrës së saj. Qytetarja A...
Pjesa e tretë/ Në ShënjestërBABAI I ALQI BLLAKOSPor sikur mos t’u mjaftonte fakti që jo vetëm kanë grabitur pa asnjë lloj skrupulli financat publike me kompani ...
KROACI- Një nga rrjetet më aktive të kontrabandës së kokainës në Evropë, i organizuar nga mafia shqiptare, u shpërbë në një aksion ndërkombëtar nga Eurojust dhe...
SARANDË– Qyteti i Sarandës po përballet me mungesë të energjisë elektrike. Kjo pasi gjatë pasdites së sotme në zonë ka pasur një defekt, pasi një kab...