LIVE UPDATES
Bota

Unë jam Julian Assange, peticoni për lirimin e themeluesit të Wikileaks

8 Shkurt 2020, 13:06 Nga DOSJA
Unë jam Julian Assange, peticoni për lirimin e themeluesit të

Pa Julian Assange zbardhja e luftës së pafundme në Afganistan do të ishte me shumë aspekte të pandriçuara, para së gjithash ajo do të ishte më e justifikuar dhe në mënyrë të patolerueshme më e minimizuar. Që nga viti 2010 bota di më shumë për mjerimin, veprimet jo humane dhe hipokrizinë e kësaj fushate të drejtuar nga SHBA. Asokohe u publikuan prej platformës investigative Wikileaks mijëra dokumente sekrete të ushtrisë dhe shërbimeve sekrete. Themeluesi i kësaj medieje investiguese në internet është Julian Assange.

Prej idesë së tij kanë përfituar qysh atëherë gazetarë në mbarë botën. Më shpejt dhe më mirë se kurdoherë më parë ata mund të futen në rrjet për të zbuluar veprimet jo transparente, antiligjore dhe madje edhe kriminale të elitave politike dhe ekonomike. që të pushtetshmit në qeveri e në qendrat e koncerneve ia kanë frikën kësaj, është e qartë. E ata duhet të kenë edhe të drejtën të mbrohen, por ju lutem me mjete dhe metoda korrekte. Ndërkohë që tashmë për të tilla kocnepte as që bëhet fjalë në luftën kundër Julian Assange.

Trump e hodhi poshtë skrupullin e Obamas

Qysh në kohën e presidentit të SHBA-së Barack Obama 48 vjeçari llogariste me më të keqen, sepse edhe në sytë e nobelistit të paqes ai konsiderohej is tradhëtar i atdheut dhe jo si luftëtar i lirisë së shtypit. Për fat në kohën e Obamas skrupulli në Uashington ishte më i madh se sa sot. Heqja dorë nga një akuzë kundër Assange u argumentua, se në një rast të tillë do të duhej të paditeshin edhe medie si “The Guardian” apo “New York Times”. Sepse ato vazhdimisht publikonin dokumente sekrete.

Nën pasuesin republikan të Obamas, Donald Trump, është ndryshuar tërësisht qendrimi në disavanatazh të Assange. Në prill 2019 ai u akuzua zyrtarisht, në qershor presidenti i SHBA-së i kërkoi Britanisë së Madhe ekstradimin e tij. Për këtë duhet të vendoset më 24 shkurt në gjykatë. Problemi është se: Assange qysh prej arrestimit ndodhet në burgim të izoluar dhe sipas bindjes së OKB-së të gjitha simptomat janë “tipike të viktimave që ndodhen gjatë nën torturë psiqike”. Këtë e thotë madje vet raportuesi i posaçëm i OKB-së për çështjen e torturave, Nils Melzer. Assange aktualisht nga gjendja shëndetësore nuk ka kondicion të përgatitet si duhet për procesin.

Raporti tronditës i hetuesit të posaçëm të OKB-së për tortura 

Melzer nuk e ka shpikur këtë provë, sepse zvicerani e ka vizituar Assange në burg që nga maji 2019 me një ekip mjekësh. Ai atëherë kërkoi të vetmen gjë të drejtë: Që Assange të lirohet për arsye mjekësore dhe të shtetit ligjor. Qysh atëherë kanë kaluar tetë muaj, pa ndryshuar asnjë fije në situatën e tij të trajtimit jo njerëzor.

Kjo indinjon tani edhe ish-ministrin e Jashtëm gjerman Sigmar Gabriel. Socialdemokrati në mes të javës (06.02) në një kofnerencë shtypi në Berlin i drejtoi një apel të fortë Britanisë së Madhe për lirimin e Assange nga arresti  në izolim. Nisma u ndërmor prej  gazetarit të njohur investigativ gjerman, Günter Wallraff. Falë atij si dhe 130 nënshkruesve të apelit, që ndër të tjera u botua si njoftim me pagesë edhe në gazetën prestigjoze gjermane “Frankfurter Allgemeinen Zeitung”.

Ish-ministri i jashtëm Gabriel për fat ndryshoi mendje

Gabriel sipas të dhënave të veta e pati të vështirë fillimisht të nënshkruante apelin. Ai ndryshoi mendimin, pasi bisedoi gjatë me raportuesin e posaçëm të OKB-së, Melzer. Tani madje Gabriel bën fjalë, se me sa duket ka “arsye politike” në çështjen Assange. Madje dikush shkon edhe më tej: ish-ministri i Brendshëm Gerhart Baum. Liria e shtypit po “kriminalizohet”, thotë liberali me përvojë të gjatë jete, i cili e ka përjetuar si fëmijë dhe i ri diktaturën në kohën e nacionalsocializmit. Faleminderit për këto fjalë të qarta! Edhe për shumë të tjerë, që i janë bashkuar apelit dhe me shpresë edhe do të vazhdojnë t’i bashkohen atij. Si shtetas dhe gazetar unë jam pa asnjë mëdyshje i bindur, që tashmë është duhet të bëhet e qartë: “Unë jam Julian Assange!”

Marrë nga DW 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota arrestimi i julian assange julian assange arrestimi i julian assange julian assange

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen