“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet
21 ...
Aktualitet
Zhdukja e mistershme e kapitenit turk në brigjet e Shëngjinit, prokuroria i rikthen jahtin pronarit
17 Janar 2020, 07:51Nga DOSJA
LEZHË– Prokuroria shqiptare i kthen pronarit jahtin e mbetur në ujërat shqiptare pas zhdukjes së kapiteni turk Sezgin Yavuz në fund të verës në brigjet e Shëngjinit. Jahti iu rikthye pronarit në dhjetor 2019 pas disa kërkesave të biznesmenit turk. Jahti me emrin “Atik Bey” u gjet i braktisur në fillim të shtatorit në ujërat ndërkombëtare në detin Adriatik, 12 milje larg bregdetit të Shëngjinit, ndërsa gjatë kontrollit policor u gjetën dokumentet e kapitenit 31-vjeçar Sezgin Yavuz.
Me gjithë disa muaj hetime nuk ka asnjë rezultat për gjetjen e kapitenit Yavuz. Prokuroria ka dërguar disa letër porosi në disa shtete për çështjen e zhdukjes së 31-vjeçarit. Një javë para se të zhdukej, Yavuz çoi në Shqipëri pronarin e jahtit, Nedim Akyüz, ndërsa më pas u nis për në Greqi.
Jahti luksoz u gjet i braktisur disa muaj më parë në afërsi të portit të Durrësit nga një peshkarexhë, e cila më pas e rimorkoi deri në Shëngjin. Mjeti u gjet i braktisur nga peshkatarët, por mbetet ende mister zhdukja e shtetasit turk, Sevgin Yavuz që sipas dëshmisë së pronarit Nemid Akyuz, ai ishte kapiteni. Ajo që shton më tepër misteret është se mjeti lundrues nuk është diktuar nga radarët, ç’ka i bën autoritetet të mendojnë se mund të ketë qenë vetë Yavuz ai që ka fikur pajisjen. Pronari Akyuz ka treguar se për herë të fundit ka folur me kapitenin më datë 6 shtator dhe se i ishte dukur mjaft mirë. Ai mohon pistën e mbytjes pasi shprehet se Yavuz ishte me mjaft eksperiencë.
(a.m/dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Librazhd-Në orën 23:30 të mbrëmjes së djeshme dy persona të maskuar kanë hyrë me forcë në banesën e Jetmira Gegës në fshatin Marinaj të Librazhdit. Burime për D...
Tiranë- Reportazhi i publikuar dje në emisonin “Opinon” në Tv Klan për minierën e Bulqizës, e cila administrohet nga kompania “AlbChrome”, që shtë pronësi të b...
Tiranë– Vendimet e fundit gjyqësore për lirimin nga burgu të disa personave të dënuar, kanë alarmuar jo vetëm opinionin publik por edhe disa nga institucionet k...
Tiranë- Afrim Berisha, babai i Alvin Berishës, i cili pak muaj më parë u nxorr nga Kampi Al-Hol në Siri ka folur së fundmi ka deklaruar së fundmi se se shteti ...
Aktualitet16 Janar 2020, 21:42
TIRANË– Ditët e fundit, tema më e nxehtë në studio televizive është lirimit i të burgosurve që janë cilësuar si tepër të rrezikshëm dhe të dënuar për...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur dyshime mbi djegien e fabrikës së Gjergj Kralit në Kvaajë, babait të kryebashkiakut të këtij qyteti. Në një...
Aktualitet16 Janar 2020, 20:25
TIRANË– Ergys Kolaveri është 29-vjeçari që la sot qelinë e burgut ku qëndronte prej katër vitesh nën akuzën e kryerjes së një atentati të dësh...
TIRANË- Pas tërmetit të 26 nëntorit, një bllok banimi në liqenin e thatë është i braktisur. Bashkia Tiranë ka vendosur shiritin, duke e shpallur të pabanue...
TIRANË– Drejtori i Institutit të Studimeve Politike, Afrim Krasniqi ka kujtuar nisjen e protestave të 16 janarit 29 vite më parë. Në një status në rrjetet ...
KAVAJË– Fabrika e dyshekëve, që rezulton të jetë në pronësi të babit të kryebashkiakut të Kavajës, Redjan Kralit,, gjegji ka marrë flaëk. Dosja.al mëson se...