LIVE UPDATES
Ekonomi

Katër vite pas reformës energjetike, OSHEE mbyll vitin me 64 milionë euro humbje

15 Janar 2020, 13:59 Nga DOSJA
Katër vite pas reformës energjetike, OSHEE mbyll vitin me 64

TIRANË- Të ardhurat e kompanisë së shpërndarjes së energjisë elektrike pësuan një rritje minimale prej 2% gjatë vitit 2019 ndërsa shpenzimet u rritën me 20%, duke sjellë një rezultat final prej mbi 7.7 miliardë lekë humbje ose afërsisht 64 milionë euro, bëri të ditur kompania në aplikimin e saj për çmimin e energjisë elektrike për vitin 2020 të dorëzuar në Entin Rregullator të Energjisë. [Link]

Sipas të dhënave të kompanisë, të ardhurat e pritshme të vitit 2019 janë 58 miliardë lekë ndërsa shpenzimet 65.6 miliardë lekë. Rritja e shpenzimeve i dedikohet në një masë të madhe rritjes së kostos së blerjes së energjisë elektrike për shkak të prodhimit të paktë nga hidrocentralet e Drinit, të cilat janë nën pronësi publike, por një pjesë aspak e vogël e shpenzimeve ishte operative.

Kështu, ndërsa shpenzimet për blerjen e energjisë u rritën me 29% ose 9.7 miliardë lekë, shpenzimet operative të OSHEE u rritën me 36% ose 4 miliardë lekë. Shpenzimet operative përfshijnë pagat e shpenzime të tjera të ngjashme për makina apo karburant ndërsa investimet janë shpenzim tjetër.

“Rezultati financiar i vitit 2019 pritet të jetë një humbje prej 7.7 miliardë Lekë duke shënuar rezultatin e pare negativ pas 4 viteve me performance te suksesshme. Rritja e kostos se blerjes se energjise elektrike per shkak td thatësirës është treguesi kryesor që ka ndikuar në humbjen e pritshme pavarësisht masave të marra për uljen e kostove operacionale të shoqërisë,” shkruhet në dokumentin e aplikimit, pa sqaruar se çfarë kostosh operacionale kompania është përpjekë të ulë. Sipas të dhënave të saj, shpenzimet operacionale ishin në masën 11.4 miliardë lekë më 2018 dhe u rritën në masën 15.4 miliardë lekë më 2019, me një diferencë prej 4 miliardë lekësh ose afro 33 milionë euro më shumë.

Sipas OSHEE, shkaku kryesor i rritjes së shpenzimeve operative janë kamatëvonesat që kompania tjetër shtetërore e energjisë, KESH, i ka faturuar për detyrime të para vitit 2015. Si pasojë e rritjes së njëhershme të të dyja shpenzimeve, ato për energji elektrike dhe ato operative, kompania pritet të mbyllë vitin me rreth 64 milionë euro humbje ndërkohë që pati realizuar fitime prej afro 15 milionë eurosh në vitin 2018 dhe po kaq, në vitin 2017.

OSHEE mori një rritje çmimi dhe u përfshi në një projekt investimi me kredi nga Banka Botërore në vitin 2015, nën supozimin se reforma, e cila solli burgosjen e mijëra shqiptarëve, do të sillte reduktimin e humbjeve në masën 14% të energjisë së hedhur në rrjet brenda vitit 2019. Por ndërsa viti 2019 mbërriti, humbjet vijojnë të jenë në masën 22% sipas vlerësimeve të OSHEE.

OSHEE ka shënuar gjatë vitit 2019 edhe  një rritje të ndjeshme të detyrimeve të paarkëtuara nga ndërmarrjet publike jobuxhetore duke sjellë një rritje të lehtë të borxheve totale që klientët i kanë kësaj kompanie. Sipas të dhënave të pjesshme të ERE, që reflektojnë situatën e gushtit 2019, borxhi total i klientëve ndaj OSHEE është 72.3 miliardë lekë ose 0.4 miliardë lekë më shumë se sa në dhjetor 2018. Shkaku kryesor i rritjes së borxhit është mospagesat nga sektori publik jobuxhetor, me një fjalë, ndërmarrjet shtetërore, kryesisht ujësjellësa. Në fillim të vitit 2014, buxheti i shtetit mori përsipër pjesën dërrmuese të borxheve të prapambetura të këtyre ndërmarrjeve ndaj OSHEE-së me supozimin se pas kësaj, këto kompani do të ishin në gjendje të paguanin faturat. Por katër vjet më pas, borxhet e këtyre ndërmarrjeve ndaj OSHEE-së kanë arritur në 10 miliardë lekë (80 milionë euro), ose dy herë më shumë nga sa ishin para krizës.

Si pasojë e këtyre vështirësive, OSHEE thotë se ka nevojë për një korrigjim në rritje të çmimit të energjisë me vlerë të përgjithshme prej 12 miliardë lekësh, e cila duhet të ndahet në katër vitet e ardhshme në masën 3 miliardë lekë në vit.

Marrë nga BIRN

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

ekonomi ekonomi oshee reforma energjitike oshee reforma energjitike

Sondazh

Poll
Ekonomi 14 Janar 2020, 21:49

Makina me qira, OSHEE hap tenderin 3.8 milionë euro

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike do të rinovojë kontratën e qiramarrjes së mjeteve operacionale dhe për këtë ka vënë në dispozicion 479 milionë l...

Ekonomi 14 Janar 2020, 13:29

CNN: Bota po mbytet në borxhe

SHBA- Borxhi global, i cili përfshin huazimet nga familjet, qeveritë dhe kompanitë, u rrit me 9 trilion dollarë, në afro 253 trilion dollarë, në nëntë muajt e p...

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit