LIVE UPDATES
Politike

Shoqëria civile kërkon rrëzimin e “Anti-KÇK” në parlament si antikushtetues

4 Mars 2020, 13:48 Nga DOSJA
Shoqëria civile kërkon rrëzimin e “Anti-KÇK”

TIRANË– Duke e konsideruar Aktin Normativ Nr. 1 të ndërmarrë nga Këshilli i Ministrave më 31 Janar si kundërproduktiv në luftën kundër krimit të organizuar dhe në tërësi antikushtetues,  një grup organizatash të shoqërisë civile i dërguan një letër të hapur Kuvendit të Shqipërisë të Mërkurën më 4 Mars duke i kërkuar rrëzimin e tij.

Akti normativ, i prezantuar nga kryeministri Edi Rama si nisma anti-kap-çfarë-të-kapësh, synon sipas këtij të fundit të luftojë krimin e organizuar dhe duhet të ketë efekt nga 1 shkurti i këtij viti deri më 31 dhjetor. Policia e Shtetit ka nisur në emër të këtij akti normativ një fushatë kundër personave me të shkuar penale, nga të cilët duket se dy zgjidhen çdo ditë për t’i dërguar një formular për deklarimin e pasurisë.

Organizatat e shoqërisë civile thonë se në fakt, ky akt normativ shkel në mënyrë të shumëfishtë kushtetutën dhe deformon parimet themelore të shtetit të së drejtës, duke prodhuar akte administrative, të cilat, duke qenë se janë antikushtetuese, mund të rrëzohen nga subjektet e prekura përmes proceseve gjyqësore, duke dhënë për rrjedhojë efekte të kundërta me synimin e deklaruar të qeverisë, atë të luftës kundër krimit të organizuar.

“Me shqetësim, tërheqim vëmendjen e Kuvendit të Shqipërisë, se Akti Normativ anashkalon kuadrin kushtetues të vendit, cënon parimin e ndarjes dhe balancimit të pushteteve, cënon të drejtat dhe liritë themelore të njeriut, përfshirë lirinë e lëvizjes dhe të drejtën për proces të rregullt gjyqësor, dobëson pavarësinë ligjore dhe efektive të Prokurorisë dhe mund të dëmtojë luftën kundër krimit të organizuar, për shkak se veprimet e ndërmarra nga Operacioni Forca e Ligjit (OFL) si strukturë e ekzekutivit, në disa raste edhe me efekt të menjëhershëm sipas këtij akti, mund të rrëzohen më vonë nga gjykatat si veprime jo në përputhje me standartet kushtetuese dhe të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut,” thuhet në deklaratë, e cila është publikuar në faqen e internetit të Komitetit Shqiptar të Helsinkit [link] dhe është firmosur nga 23 organizata.

Themelet e shtetit të së drejtës

Organizatat thonë se qeveria ka tejkaluar të drejtat e veta kushtetuese për të propozuar përmes një akti normativ ndryshime në shtetin e së drejtës, të cilat kushtetuta i ka caktuar si të tilla që nuk mund të bëhen me akt normativ. Duke iu referuar Nenit 7 të Kushtetutës, ku sanksionohet se sistemi qeverisës në Shqipëri “bazohet në ndarjen dhe balancimin ndërmjet pushteteve ligjvënës, ekzekutiv dhe gjyqësor,” organizatat vërejnë se akti normativ në fakt kufizon pushtetin gjyqësor për llogari të atij ekzekutiv, duke dobësuar pavarësinë efektive të prokurorisë, fuqizimi i së cilës ishte në fakt edhe një nga kolonat kryesore të Reformës në Drejtësi.

Po kështu, organizatat vërejnë se Akti Normativ sanksionon detyra për institucionin e prokurorisë, detyra të cilat dalin përtej pushtetit që kushtetuta i ka dhënë prokurorisë.

“Zgjerimi i kompetencës lëndore të Prokurorisë dhe Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit nuk mund të bëhet as me akt normativ me fuqinë e ligjit, por gjithashtu as me ligj me shumicë të cilësuar, por kjo do të kërkonte ndryshime në Kushtetutën e vendit tonë,” shkruhet në deklaratë.

Shqetësim për organizatat përbën edhe një aspekt tjetër, ai i shkeljes së parimit të hierarkisë së ligjeve. Akti normativ përcakton masa dhe afate të cilat i mbivendosen kodit të procedurës penale dhe kodit penal, dy ligje të cilat kushtetuta i ka caktuar si të tilla që duhet të ndryshohen vetëm me proces të rregullt ligjor jo në kushtet e emergjencës civile dhe me shumicë të cilësuar parlamentare.

“Gjykata Kushtetuese është shprehur në mënyrë të vazhdueshme se ligjet e zakonshme nuk mund të trajtojnë çështje që janë parashikuar të trajtohen nga kodet apo ligjet organike,” shkruhet në deklaratë.

Qeveria ndërmorri Aktin Normativ Anti-KÇK nën sugjerimin se dëshiron të luftojë krimin e organizuar. Në fakt aktet normative janë mjete ligjore që kushtetuta ia ka dhënë qeverisë për t’u përdorur vetëm në kushtet e një emergjence, fjala vjen, një katastrofë natyrore. Vetë qeveria nuk ka shpjeguar se në çfarë emergjence gjendet aktualisht vendi që të sjellë si domosdoshmëri ndërmarrjen e një akti normativ emergjent.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike akti normativ anti kck edi rama parlament shoqeria civile akti normativ anti kck edi rama parlament shoqeria civile

Sondazh

Poll

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen