Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Bota
Protestuesit i afrohen Shtëpisë së Bardhë, Trump futet në bunkerin nëntokësor për t’u mbrojtur
1 Qershor 2020, 08:06Nga DOSJA
SHBA– Protestat masive në Amerikë pas vrasjes së George Floyd nuk kanë të ndalur saqë mbrëmjen e djeshme protestuesit janë afruar edhe pranë Shtëpisë së Bardhë për ta sulmuar atë.
Ky fakt ka trembur Presidentin amerikan Donald Trump që ndodhej brenda saj, duke e detyruar që të vendoset në bunkerin nëntokësor të Shtëpisë së Bardhë për t’u mborjtur sa më shumë
Mediat e huaja shkruajnë seTrump është futur në bunkerin nëntokësor që mbrëmjen e së premtes kur protestuesit po përplaseshin me policinë, ndërsa agjentët e Shërbimit Sekret jashtë ndërtesës së famshme.
Sipas “The New York Times” lideri i Shtëpisë së Bardhë është dërguar në bunker pasi protestuesit i larguan barrikadat afër portave të Shtëpisë së Bardhë mbrëmjen e së premtes.
Nga ana tjetër “CNN” shkruan se Presidenti ka qëndruar aty për rreth një orë para se të kthehej në zyrë. Nuk është e qartë nëse atë e kanë shoqëruar bashkëshortja Melania dhe djali Barron.
Megjithatë zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë nuk kanë dhënë asnjë koment mbi raportime të tilla për Trump, ndërsa Shërbimi Sekret nuk ka folur për shkak të shqetësimeve operacionale. Presidenti Trump e akuzoi kryetaren e Uashingtonit, Muriel Boëser, se nuk e ka lejuar policinë lokale që të ofrojnë ndihmë për agjentët e Shërbimit Sekret.
Ndërkohë Shërbimi Sekret përmes një deklarate tha se policia amerikane e parqeve dhe policia metropolitane e kryeqytetit kanë qenë në vendin e ngjarjes të premten në mbrëmje. Protesta në Uashington ishte në mesin e shumë protestave të tjera që shpërthyen pas vrasjes së afrikano-amerikanit George Floyd gjatë arrestimit nga policia.
SHBA- Vijojnë protestat në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për vrajsjen e George Floyd. Mijëra qytetarët janë ngritur në protestë dhe kërkojnë dënimin e të gjit...
SHBA – Mëngjesin e sotëm ” SpaceX” raketa në pronësi private ka realizoi udhëtimin në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor. Një arritje historike kjo në fakt për El...
Indi- Një foshnjë e sapolindur është shpëtuar në fshatin Sonoura të Siddharthnagar, në Indi, pasi ishte groposur e gjallë. “Daily Mail”, raporton se ishin fshat...
Kosovë- Qeveria në detyrë e Kosovës vendosi që nga sot të mos lejohet hyrja e mallrave nga Serbia, dokumentet e të cilave nuk i referohen Kosovës me emrin e saj...
Kosovë- Kryeministri në ikje i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se sot hapen 6 pikat kufitare në vend: Vermica, Kulla, Hani i Elezit, Dheu i Bardhë, Merdara dhe...
Gjermani- Sipërmarrjet e logjistikës si p.sh. ajo Dachser janë si sizmiografë të tregtisë globale. Nëse ka ndokund luhatje në ekonomi, atëherë në qendrën e firm...
SHBA- Detaje të reja kanë dalë në dritë për vrasjen e George Floyd nga policia. Sot në mediat sociale është publikuar një video kur Floyd është dhunuar nga poli...
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi shtyrjen e takimit të Grupit të Shtatëshes që pritej të mbahej muajin tjetër, për në shtator ose më vonë gjatë vi...
KOSOVË– Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka konfirmuar sot edhe 13 raste të reja me COVID-19. Në një njoftim për mediat IKSHPK ka...
SHBA- Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka rëguar ashpër ndaj protestave që po vitjojnë pas vrasjës së George Floyd. Në një postim në mediat sociale, Trump shkru...