LIVE UPDATES
Bota

Kriza e COVID-19/ A ka nisur vallë sprapsja prej globalizimit?

1 Qershor 2020, 05:24 Nga DOSJA
Kriza e COVID-19/ A ka nisur vallë sprapsja prej globalizimit?

Gjermani- Sipërmarrjet e logjistikës si p.sh. ajo Dachser janë si sizmiografë të tregtisë globale. Nëse ka ndokund luhatje në ekonomi, atëherë në qendrën e firmës në Allgäu ndriçojnë llambat e alarmit. Gati 12.000 kamionë qarkullojnë nën mandatin e kësaj firme përmes Europës. Përmes ajrit dhe detit sipërmarrja në pronësi familjare vitin e kaluar ka transportuar anë e mbanë globit një milionë dërgesa.

Edhe gjatë pandemisë kur një pjesë e madhe e botës ishte izoluar prej masave kufiziuese, tek Dachser as që mendohej për paralizim: “Ka pasur shumë rënie në transportin e mallrave të ndryshme industriale si dhe në degën e automobilëve, por degët e afërta me konsumin si ushqimet kanë pësuar një bum”, thotë sagt Andreas Froschmayer, i cili është përgjegjës në firmë për orientimin strategjik. Edhe dega e logjistikës po përballet me pasojat e virusit Corona.

Pikërisht në industri Dachser po përgatitet tani për një kthesë. “Shumë klientë do të shqyrtojnë, nëse është e arsyeshme, që të kenë rrjete furnizimi diku në botë”, thotë Froschmayer.

Jo vetëm shoku prej Coronas ka nxjerrë në pah se sa të brishta janë rrjetet e furnizimit, por edhe politikisht ndërkohë po vijnë sinjale kundër ndarjes mbarë botërore të punës. “Këto rrjete të mallkuara furnizimi. Edhe nëse vetëm një pjesë e botës nuk funksionon, gjithçka përfshihet nga kaosi. Ne duhet sërish t’i kemi ato në SHBA”, tha presidenti i SHBA-së Donald Trump.

Ai nuk është i vetëm me keto kritika. Ekspertët e mjedisit e shohin ndarjen ndërkombëtare të punës si një marrëzi ekologjike. Shumë ekspertë të tregtisë kritikojnë ndarjen e punës si jo rezistente ndaj goditjeve të shokut nga jashtë si në rastin e krizës Corona. Sipas një anketimi të kompanisë së konsulencës për strategjitë McKinsey, një në katër sipërmarrje në Gjermani, po mendon që ta ulë intensitetin e zhvendosjes jashtë vendit të pjesëve të rrjetit të furnizimit.

Tendenca për rrjete furnizimi me distanca më të vogla është vërejtur që prej dhjetë vjetësh, thotë ekonomisti Hartmut Egger: “Pas krizës financiare shumë sipërmarrje kanë reaguar duke i kërkuar prodhuesit dhe furnizuesit e tyre në afërsi.” Kështu për Europën prodhimi në vendet e Europës Lindore dhe në Afrikën Veriore ka qenë më me meinteres.

Kriza Corona mund ta përforcojë tani këtë tendencë. “Një krizë nxjerr në pah edhe realitetin e kostove. Si rrjedhojë sipërmarrjet tani mund ta kuptojnë më mirë, se sa kushton nëse asaj u mungojnë rrjetet e furnizimit”, thotë Egger për DW.

Distancim prej prodhimit just-in-time

Se çfarë avantazhi ka ta kesh vet në dorë rrjetin e furnizimit, këtë e vëren tani prodhuesi i impianteve të kopshtarisë dhe bujqësisë Stihl. Produkti më i eksportuar aktualisht i sipërmarrjes nga Baden-Vyrtembergu është sharra elektrike. Ajo shitet në më shumë se 160 vende. Gjysma e të gjitha pjesëve përbërëse të saj prodhohet nga vetë firma Stihl. Kësisoj kjo sipërmarrje është dalluar tani në kohën e pandemisë kundrejt konkurrencës, thotë zëdhënësi i sipërmarrjes Stefan Caspari. “Ne kemi vazhduar prodhimin dhe shitjen.”

Edhe kjo sipërmarrje pati humbje dhe ndërprerje të prodhimit, por humbja u kompensua me rezervat qe ajo kishte. Kjo pasi ndryshe nga shumë sipërmarrje të tjera Stihl nuk e përqendron prodhimin e saj në modelin e furnizimit “just in time”, por ka gjithmonë një depozitë të mirë të disponueshme në çdo kohë. “Sigurisht që krijimin e depozitave duhet të jesh në gjendje ta përballosh fillimisht, por tani në kohën e pandemisë, kjo tregoi se ia vlen”, thotë Caspari në bisedë për DW.

Sipas Hartmut Egger nga Universiteti i Bayreuth-it intensifikimi i rezervave nëpër magazinat e sipëmarrjeve mund të jetë një tendencë e re pas pandemisë. “Sa më komplekse rrjetet e furnizimit, aq më i lartë është risku për ndërprerjen e tyre. Këtë risk sipërmarrjet mund ta minimizojnë përmes magazinimit.”

Deri më sot shumë ndërmarrje për arsye kostosh kanë hequr dorë prej depozitave të mëdha. Çështja është tani, se sa mendojnë firmat për një valë të re shoku faktik dhe se sa do të jenë ato në gjendje të marrin parasysh kostot shtesë për magazinim”, thotë Egger.

Tek sipërmarrja e logjistikës Dachser ndërkohë mendojnë, se nuk do të ketë sprapsje të globalizimit. Në mbarë botën koncerni ka 170 magazina depozitash. “Magazinimi i mallrave është një fushë e së ardhmes. Për t’i pasur më të qëndrueshme rrjetet e furnizimit, sipërmarjeve u duhet më shumë depozitë”, mendon Froschmayer. Pas pandemisë disa gjëra do të jenë ndryshe nga sa ishin para kohës së krizës Corona. “Ne megjithatë besojmë, që logjistika ndërkombëtare do të vazhdojë të ekzistojë ashtu si edhe më parë. Kjo do të thotë, që sërish do të ketë potencial për ndarjen e punës në mbarë botën.”

Edhe ekonomisti Egger nuk beson, që do të ketë ndonjë kthesë radikale drejt deglobalizimit. Sepse sprapsja e rrjeteve të furnizimit mund të bartë edhe disavantazhe. “Në një rast të tillë do të thotë të heqësh dorë prej avantazhit të kostove që sjell zhvendosja e punës. Nga ana tjetër përqendrimi më i fortë tek rajonalizimi mund të bëjë që të përballesh edhe me një shok të brendshëm, si p.sh. vërshime apo të tjera dukuri të ngjashme.”

Marrë nga DW

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota kriza e covid-19 sprapsja prej globalizimit kriza e covid-19 sprapsja prej globalizimit

Sondazh

Poll

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit