LIVE UPDATES
Art&Argëtim

FOTOT e panjohura të ceremonive në Tiranë për vdekjen e Stalinit dhe mungesa e Enver Hoxhës

5 Mars 2020, 09:07 Nga DOSJA
FOTOT e panjohura të ceremonive në Tiranë për vdekjen e

TIRANË– 67 vite më parë, më 5 mars të vitit 1953, pasi u mësua “lajmi i hidhur” se kreu i Bashkimit Sovjetik, “udhëheqësi i lavdishëm”, Josif Visarionoviç Stalin, ishte i sëmurë dhe në gjëndje tepër të rëndë shëndetësore, udhëheqësi komunist i Shqipërisë, Enver Hoxha, i dërgoi një telegram Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik, ku pasi i bënte me dije se: “Lajmi i papritur i sëmundjes së rëndë te shokut tonë te shtrenjtë, te mësuesit tonë të lavdishëm, Josif Visarionoviç Stalin, ka tronditur thellësisht dhe ka hidhëruar pa masë gjithë popullin shqiptar, Partinë e Punës së Shqipërisë dhe Komitetin Qendror të saj”, në fund të atij telegrami, i uronte “ju bëftë dita njëmijë dhe u shëroftë sa me shpejt”!

Por vetëm dy ditë më pas, më 7 mars 1953, kur Komiteti Qëndror i PPSH-së dhe të gjithë komunistët shqiptarë “mësuan lajmin shumë të hidhur të humbjes se shokut tonë të shtrenjtë, mësuesit tonë të lavdishëm, shokut të madh Josif Visarionoviç Stalin”, Enver Hoxha i nisi një telegram të dytë Komitetit Qëndror të Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik dhe Këshillit të Ministrave ku midis të tjerash i shkruante: “Me pikëllimin tonë të thelle, populli shqiptar, Partia jonë e Punës, Komiteti i saj Qëndror dhe Qeveria e Republikës Popullore të Shqipërisë, mësuan lajmin shumë të hidhur të humbjes se shokut tonë tönë shtrenjtë, mësuesit tonë të lavdishëm, shokut të madh Josif Visarionoviç Stalin”.

Vdekja e Josif Visarianoviçit në Shqipërinë komuniste të asaj kohe u përjetua më keq se në çdo vënd tjetër të Lindjes komuniste, pasi Enver Hoxha ishte një nga “nxënësit më besnik” dhe një nga vasalët më të bindur të “Baba Stalinit”, gjë të cilën ai e tregoi jo vetëm me ceremonitë e shumta që u zhvilluan ato ditë në kryeqytetin shqiptar dhe në të gjithë vëndin, (ku u mbajtën disa ditë zie), por edhe me vepra konkrete deri sa ishte gjallë, duke e imituar atë në të gjitha drejtimet dhe duke ndjekur verbërisht rrugën e tij.

Por ajo që ka mbetur një enigmë  dhe që nuk është thënë kurrë publikisht në versionin zyrtar, është mosvajtja e Enver Hoxhës në Moskë në varrimin e Josif Stalinit, ku asokohe shkuan të gjithë udhëheqësit komunistë nga e gjithë bota, madje edhe ata kryetarë partish komuniste që nuk ishin në pushtet.

Në atë kohë nga Shqipëria komuniste shkoi në Moskë një delegacion zyrtar i kryesuar nga Spiro Koleka, (anëtar i Byrosë Politike dhe zv/kryetar i Këshillit të Ministrave), i shoqëruar nga Liri Belishova, (anëtare e Byrosë Politike dhe sekretare e Komitetit Qëndror të PPSH-së) dhe gjeneral-major Beqir Balluku (anëtar i Byrosë Politike dhe ministër i Mbrojtjes Popullore).

Mos vajtjen e Enver Hoxhës në Moskë për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të Josif Stalinit, disa e lidhin me mos vajtjen edhe të udhëheqësit komunist të Republikës Popullore të Kinës, Mao Ce Dunit, që gjithashtu nuk shkoi në Moskë në varrimin e Stalinit. Por lidhur me këtë, pra me mos vajtjen e Enver Hoxhës në ceremoninë e varrimit të Stalinit, ka edhe një version tjetër, ku thuhet se: si paranojak, ai i trembej situatës disi kaotike dhe luftës për pushtet që ekzistonte në udhëheqjen e lartë komuniste të Bashkimit Sovjetik dhe kryesisht pushtetit që po merrte Llavrenti Beria, si konkurent për të zënë vëndin e Stalinit.

Gjithsesi të gjitha këto mbeten vetëm hipoteza që nuk i’u dha një përgjigjie e saktë nga vetë aktorët kryesorë, si Enver Hoxha, i cili edhe pse shkroi gjatë për Stalinin në librat e tij, nuk e sqaroi kurrë sepse mungoi në ceremonitë e varrimit të “mësuesit” dhe babait të tij shpirtëror.

Në këtë shkrim bashkë me dy telegramet e Enver Hoxhës, Memorie.al po publikon dhe disa foto të panjohura nga ceremonitë e shumta që u zhvilluan asokohe në Tiranë me rastin e vdekjes së Stalinit, apo në përvjetorë të ndryshëm të tij.

TELEGRAM DERGUAR KQ TE PK TE BS ME RASTIN E SEMUNDJES SE J. V. STALINIT

5 mars 1953

KOMITETIT QENDROR TE PARTISE KOMUNISTE

Moskë

Të dashur shokë

Lajmi i papritur i sëmundjes së rëndë të shokut tonë të shtrenjtë, të mësuesit tonë të lavdishëm, Josif Visarionoviç Stalin, ka tronditur thellësisht dhe ka hidhëruar pa masë gjithë popullin shqiptar, Partinë e Punës së Shqipërisë dhe Komitetin Qëndror të saj. Zemrat tona janë në ankth dhe vuajnë, pse vuan ati ynë i shtrenjtë, shpëtimtari i njerëzimit dhe i popujve, pse vuan shoku i lavdishëm i Leninit të madh, udhëheqësi i Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik dhe i gjithë njerëzimit përparimtar.

Në emër të gjithë popullit shqiptar, zemra e të cilit rreh me dashuri, me besnikëri të pafund për shokun Stalin, në emër të Partisë së Punës të Shqipërisë; në emër të Komitetit Qëndror të Partisë dhe timin personal, i urojmë me gjithë forcën e shpirtit tonë jetë të gjatë shokut Stalin, i urojmë shërim të shpejt mësuesit tonë të shtrenjtë.

Në këto momente kaq të rënda për popujt sovjetikë dhe për gjithë popujt e botës, populli ynë duke shtrënguar radhët rreth Partisë së Punës të Shqipërisë dhe Komitetit Qendror të saj, do ta çelnikosë në kulm dashurinë dhe miqësinë e pakufishme që ka për shokun Stalin, për Partinë Komuniste të Bashkimit Sovjetik, për popujt vëllezër sovjetikë. Të gjithë komunistët e Shqipërisë, klasa janë punëtore, fshatarësia jonë, të gjithë patriotët e Shqipërisë janë afër jush dhe zemra e mendja e tyre është në Moskë, është në Kremlin, afër shokut të madh Stalin, të cilit ju bëftë dita njëmijë dhe u shëroftë sa më shpejt!

Për Komitetin Qëndror të Partisë së Punës të Shqipërisë

Sekretari i Përgjithshëm

                Enver Hoxha

…………………………………………………………………………………………………………………………………

TELEGRAM NGUSHELLIMI DERGUAR KQ TE PK TE BS DHE KESHILLIT TE MINISTRAVE TE BASHKIMIT SOVJETIK ME RASTLN E VDEKJES SE J. V. STALINIT

  7 Mars 1953

KOMITETIT QENDROR PARTISE KOMUNISTE TE BASHKIMIT SOVJETIK KESHILLIT TE MINISTRAVE TE BASHKIMIT SOVJETIK

Moskë

Të dashur shokë,

Me pikëllimin tonë të thelle, populli shqiptar, Partia jonë e Punës, Komiteti i saj Qëndror dhe Qeveria e Republikës Popullore të Shqipërisë, mësuan lajmin shumë të hidhur të humbjes së shokut tonë të shtrenjtë, mësuesit tonë të lavdishëm, shokut të madh Josif Visarionovic Stalin.

Sot Partia Komuniste e Bashkimit Sovjetik, popujt vëlla sovjetikë, të gjitha partitë komuniste e punëtore, gjithë popujt përparimtarë dhe paqedashës të botës, si dhe populli dhe Partia jonë, kanë humbur njeriun më të dashur, mësuesin e tyre të shtrenjtë, shokun dhe vazhduesin besnik të kauzës së Leninit të madh, udhëheqësin që drejtoi me mendjen e tij largpamëse dorën e çelniktë në rrugën e paqes, të socializmit dhe të komunizmit.

Humbja e shokut dhe mësuesit tonë të lavdishëm është një goditje e rëndë që ka helmuar thellë zemrat e çdo komunisti shqiptar, zemrat e punëtoreve, fshatarëve, intelektualeve, grave dhe të rinjëve të vendit tonë, sepse me emrin e shokut Stalin, është i lidhur çlirimi i popullit shqiptar nga zgjedha e armiqve të jashtem dhe të brendëshem, sepse me emrin e shokut Stalin, është i lidhur ndërtimi i jetës së re e të lumtur në vendin tonë.

Në këto raste kaq të rënda, Partia jonë dhe i gjithë populli shqiptar betohen përpara shokut të madh Stalin, se do ta ruajnë dhe do ta forcojnë akoma më shumë miqesinë, dashurinë ndaj Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik dhe popujve vëllezër sovjetikë. Me emrin dhe kujtimin e Stalinit në zemer, populli shqiptar, nën udhëheqjen e Partisë së Punës do të ecë me vendosmëri drejt fitoresh të reja, në rrugën e caktuar nga mësuesi ynë i paharruar.

Populli shqiptar do të shtrëngojë radhët rreth Partisë së Punës, Komitetit të saj Qëndror dhe Qeverisë së Republikës Popullore të Shqipërisë, do ta çelnikosë unitetin e tij moral dhe politik, do të shtojë vigjilencën revolucionare dhe gatishmërinë për të dërmuar cdo intrigë të armiqve imperialistë dhe të shërbëtoreve të tyre kundër lirisë, pavarësisë, paqes dhe së ardhshmes së tij.

Në emër të Partisë së Punës të Shqipërisë dhe të Komitetit të saj Qëndror, në emër të Qeverisë së Republikës Popullore të Shqipërise dhe të gjithë popullit shqiptar, si dhe në emrin tim personal, i shfaqim Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik, Qeverisë së Bashkimit Sovjetik dhe popujve sovjetikë, ngushullimet më të thella dhe më të përzemërta.

Gjithë punonjësit e Shqipërise, sot më shumë se kurrë, e ndjejnë veten të bashkuar vëllazërisht me gjithë punonjësit sovjetikë dhe ndajnë me ta këtë hidhërim e dhembje të madhe.

Shoku Stalin do të rrojë në shekuj, do të rrojë në zemrat tona, në zemrat e brezave të ardhshëm. Lufta e tij vigane, karakteri i tij prej bolsheviku, do të jenë shkollë udhëheqjeje, durimi dhe fortë të pamposhtur përpara çdo rreziku, do të jenë shembull fitoreje. Të rrojë në shekuj lavdia e shokut të madh Stalin! Të rrojnë popujt e Bashkimit Sovjetik e Partia e lavdishme Komuniste e Lenin-Stalinit!

Për Komitetin Qëndror të PPSH dhe Këshillin e Ministrave të RPSH

Sekretari i Përgjithshem i PPSH dhe Kryetari i Këshillit të Ministrave të RPSH

Enver Hoxha

Marrë nga  Memorie.al 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

dikur dikur enver hoxha mungesa e enver hoxhes vdekja e stalinit enver hoxha mungesa e enver hoxhes vdekja e stalinit

Sondazh

Poll
Art&Argëtim 4 Mars 2020, 20:49

Artisti Greg Rama, i biri i kryeministrit të vendit, ka folur për abc news sesi është që të bëjë art nën ‘hijen’ e të atit. Duke folur për ekspozitën e tij të f...

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen