Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Procesi gjyqësor ndaj dy të pandehurve për vrasjen e Agim Bucit dhe plagosjen e bashkëshortes së tij në sy të djalit të mitur, mori tjetër rrjedhë në gjykatën e Apelit të Tiranës. Njëri nga të akuzuarit gjatë gjykimit që është në pritje të rezultateve të kriminalistikës, pohoi se ishte paguar për të vrarë Agim Bucin. Mirëpo një gjurmë e këqyrur në një skenë krimi në Kamëz, e cila u krahasua me të dhënat papilare të një vrasësi me pagesë, u bë shkak për rihapjen e vrasjes se Agim Bucit, i vrarë nga disa persona, që më pas janë dënuar.
Teksa ngjarja është hetuar si vjedhje me dhunë me pasojë vdekjen e Bucit, shkresa që konfirmon Albert Zajen si autorin e tretë iu përcoll prokurorisë në fillim të këtij muaji. Për vrasjen e Bucit nën akuzë dhe të dënuar nga shkalla e parë janë Ruzhdi Hoda dhe Vladimir Kurti, kurse Zaja, 38 vjeç rezulton i prangosur për vrasjen e dyshuar me pagesë të Shkëlzen Kastratit ndodhur në Fier.
Kurti, i dënuar nga gjykata e shkallës së parë për krimin e rëndë që tronditi vendin, i tha trupës gjykuese se vrasjen e Bucit e kreu kundrejt pagesës dhe jo për grabitje. Ai pretendon se urdhërues i krimit është Albert Zaja. Ky i fundit ishte personi që i kishte vënë në dispozicion armën e krimit dhe i kishte dhënë paraprakisht edhe shumën prej 1 mijë euro, ndërsa pjesën tjetër prej 30 mijë eurosh, sipas marrëveshjes, do ta merrte pasi të ndodhte vrasja.
Në dosjen e prokurorisë, sipas burimeve të gazetares Anila Hoxha, Kurti nuk e ka zbuluar motivin e vrasjes, pasi sipas tij Zaja nuk ua kishte rrëfyer arsyen e vrasjes së Agim Bucit.
“Arsyen nuk na e ka treguar, por vrasja është porositur nga Bert Zaja. Ai është personi që na ka dhënë porosinë, ka qenë me ne edhe në makinë kur ka ndodhur ngjarja dhe na ka pritur edhe tek makina, unë kam hyrë brenda së bashku me Ruzhdiun, gjatë kohës që kemi pritur se ka hyrë Agimi në Super Market, kemi pritur nga avllia e shtëpisë. Unë jam bërë shumë pishman për këtë ngjarje. Kemi dhe dëshmi kontradiktore gjatë gjithë kohës, pasi kam qenë i kërcënuar nga Berti, pasi është person që njihet si problematik”, citohet nga dosja e prokurorisë, të cilën e disponon të plotë gazetarja e Top Channel Anila Hoxha.
Kurti, sqaron më tej se armën më të cilën kreu krimin, ia ktheu po Zajës dhe kjo është arsyeja pse ajo nuk u gjend, ndonëse pas vrasjes së Agim Bucit në Kamzë, policia devijoi lumin e Tërkuzit, pasi kishte dyshime se ishte hedhur aty.
“Dua të theksoj edhe diçka që për arsyen se nuk u gjet dot arma në vendin e ngjarjes, pasi armë nuk ka patur aty, sepse gjatë kohës që kemi lënë tek lumi Bertin, ai e ka marrë armën me vete”, thuhet në dosje.
Vladimir Kurti shpjegoi më tej, se nuk tregoi të vërtetën pas arrestimit, pasi kishte frikë për jetën e tij dhe të familjarëve, por tashmë që Albert Zaja është arrestuar, ai vendosi të rrëfehet.
“Kam patur frikë të flas deri më tani sepse më kanë kërcënuar”, deklaroi i Kurti, por këtë e konfirmoi edhe Rruzhdi Hoxha.
“Këto që thotë Vladimiri janë të gjitha të vërteta, kam një djalë 7 vjeç dhe po të kishte fol që në fillim, pasi ai ka qenë jashtë dhe ishte i aftë të bënte gjithçka dhe nuk doja të vija në rrezik familjen dhe djalin që e kam në shkollë aty afër”, tha Hoxha.
Të dy këta persona hynë në orët e vona të mbrëmjes të maskuar dhe të armatosur në marketin e Agim Bucit dhe hasën në rezistencën e tij dhe të gruas për të marrë xhiron ditore. Në pak minuta, personat e maskuar qëlluan mbi çiftin e bashkëshortëve, duke lënë të vrarë burrin dhe të plagosur rëndë gruan.
Pjesë nga dosja:
Vladimir Kurti: Prej kohës që ka ndodhur ngjarja kam qen i kërcënuar nga Bert Zaja me vendbanim në Krujë, ç’është e vërteta kjo nuk është një vjedhje, por është një vrasje me pagesë, kundrejt shumës tridhjetë mijë euro, një mirë euro i kam marrë kur ka ndodhur ngjarja dhe gjatë kohës që kam shkuar për t’u dorëzuar në polici.
Relatorja: Jeni konsultuar me dikë për këto që po deklaroni?
Vladimir Kurti: Kam dërguar letra me zarf, nuk ka qenë një grabitje, por një vrasje e porositur nga Bert Zaja. Bert Zaja është personi që na ka dhënë porosinë, ka qenë me ne edhe në makinë kur ka ndodhur ngjarja dhe na ka pritur edhe tek makina, unë kam hyrë brenda së bashku me Ruzhdiun, gjatë kohës që kemi pritur se ka hyrë Agimi në Super Market, kemi pritur nga avllia e shtëpisë. Unë jam bërë shumë pishman për këtë ngjarje. Kemi dhe dëshmi kontradiktore gjatë gjithë kohës, pasi kam qenë i kërcënuar nga Berti, pasi është person që njihet si problematik.
Relatorja: Ku i keni thënë për herë të parë këto dhe kujt ja keni thënë?
Vladimir Kurti: Nuk i kam thënë, kam kërkuar që të më vinin të më merrnin në pyetje, por nuk ka ardhur njeri.
Relatorja: Si quhet ky personi?
Vladimir Kurti: Arbert Zaja, i cili është në burg, pasi akuzohet për një vrasje në Fier.
Relatorja: Çfarë lidhjesh kishit ju me të?
Vladimir Kurti: Ky na ka paguar për ngjarjen.
Relatorja: E mësuat motivin, çfarë arsye kishte?
Vladimir Kurti: Arsyen nuk na e ka treguar, por na ka shoqëruar gjatë gjithë kohës dhe na ka pritur tek makina, i kemi marrë një mijë euro dhe tridhjetë të tjera do na i jepte më mbrapa, por ne nuk u takuam më se na arrestoi policia.
Relatorja: Pse jeni kërcënuar?
Vladimir Kurti: Në rast se do flas…
Relatoria: Nga është ai?
Vladimir Kurti:: Është nga Kruja me vendbanim në Nikel, kemi shkuar e kemi marrë makinë tek Market Zaja, para se të ndodhte ngjarja.
Relatoria: Pse e morët ju atë, a ju pagoi juve?
Vladimir Kurti: Sepse kishte armë dhe ai e dinte kush ishte, ne nuk e njihnim fare.
Relatoria: Ky individi erdhi deri në vendin e ngjarjes dhe vetëm nuk hyri brenda.
Vladimir Kurti: Ai ka qenë gjatë gjithë kohës duke na orientuar ne.
Relatoria: Po pse ju ka paguar ju aq shumë, ndërkohë që ai ka qenë edhe vetë më ju?
Vladimir Kurti: Vetëm gjatë kohës që është kryer ngjarja ka qenë duke na pritur në makinë. I kam dërguar letër me zarf dhe Gjykatës së Shkallës së parë dhe Gjykatës së Apelit.
Relatoria: Çfarë keni kërkuar në ankim, nuk përputhet me atë çfarë deklaroni në seancë?
Vladimir Kurti: Kam qenë në gjendje shoku dhe në komisariat, ai ka pasur njerëz dhe, më kanë thënë që nuk ke punë t’ia përmendësh emrin.
Marrë nga Top Channel
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
ELBASAN– Një 50-vjeçar është dërguar me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë pasi është rrëzuar nga një lartësi. Punëtori me inicialet Y.&C...
KORÇË– Një 21-vjeçar është arrestuar nga policia e Korçës pasi ishte shpallur në kërkim për transportim emigrantësh të paligjshë...
KAVAJË– Shtatë predha janë zbuluar ditën e sotme në lagjen numër 2 të Kavajës. Për arsye sigurie është bllokuar qarkullimi. Zbulimi i predhave është ...
DURRËS- Një 33-vjeçar nga Durrësi është prangosur pasi ka marrë me forcë ish-bashkëshorten e tij në makinë. I ndaluari është shtetasi me inicialet ...
Ndërkohë, janë lëshuar 6852 gjoba, nga të cilat 1146 janë dhënë pasi shoferët janë kapur duke folur në telefon gjatë drejtimit të makinës, ndërsa 1612 të tjera ...
TIRANË– Kryetarja e Komisionit të Inceneratorëve Jorida Tabaku ka debatuar ashpër me socialistët e pranishëm në mbledhje. Tabaku tha se nuk mun të bë...
TIRANË – Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK vendosi më 12 janar të shkarkojë nga detyra gjyqtaren e Shkodrës, Ermira Dedja pasi u konkludua se k...
RROGOZHINË – Kandidat i koalicionit “Shtëpia e Lirisë” Hekuran Xhani e konsideroi të pabesë përdorimin dhe publikimin e videos ku shante ...
LEZHË – Edmond Përdoda u dërgua sot para Gjykatës së Lezhës për t’u përballur me akuzat e “Vrasjes në rrethana cilësuese” në bashkëpunim dhe “M...
TIRANË – Njëri prej banorëve të “5 maji” pretendon se në datën 22 shkurt do të shemben 12 banesa dhe do të nxirren me dhunë nga banesa. P...